• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Më ishte krijuar bindja se isha prokuror i SPAK-ut! Nuk kam dëmtuar asnjë..’, Gjykata e Sarandës lë në burg 49-vjeçarin

by Os De
11/10/2025 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Alban Muço, i arrestuar për mashtrime të rënda në disa qytete të vendit, përfshirë edhe Sarandën, u paraqit sot para Gjykatës për caktimin e masës së sigurisë. Në një deklaratë të pazakontë, ai pretendoi se kishte krijuar bindjen se vepronte si prokuror i SPAK-ut. 

“Më ishte krijuar bindja se isha prokuror i SPAK-ut. Jam i pafajshëm, nuk kam dëmtuar asnjë qytetar,” deklaroi Muço në sallën e gjyqit. 

Mashtrimet në Sarandë: Emëronte të rinjtë si hetues dhe truproja me paga prej 2800 euro 

Hetimet kanë zbuluar se  Alban Muço ka mashtruar disa të rinj në Sarandë, duke u premtuar punësim në institucione të drejtësisë. Ai u ishte prezantuar si funksionar i lartë pranë Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorisë së Përgjithshme, duke i “emëruar” si hetues të BKH-së, shoferë dhe truproja personale. 

Sipas dëshmive të mbledhura, ai u kishte premtuar një pagë mujore prej 2800 eurosh, plus dieta dhe shpenzime të tjera, të cilat – sipas tij – do të paguheshin nga Prokuroria e Përgjithshme. 

Avokati kërkon “arrest shtëpie”: Klienti vuan nga perceptim i deformuar i realitetit 

Në seancë, avokati i tij, Armand Çaushi, kërkoi caktimin e masës më të lehtë, duke argumentuar se Muça nuk ka rrezik për t’u larguar dhe se nuk ka qëllim kriminal. 

“Klienti im ka pretenduar se po jetonte në një fazë deluzionale, që mendonte se ishte prokuror, por që pretendon se nuk ka sjellë asnjë pasojë të rëndë apo pakësim të pasurisë së personave të tjerë” deklaroi Çaushi. 

Gjykata refuzon – vendos “arrest me burg” 

Pavarësisht kërkesës së avokatit, Gjykata vlerësoi të ligjshëm arrestimin e Alban Muço dhe vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”, duke vlerësuar rrezikun e lartë shoqëror dhe mundësinë e ndikimit në hetimet në vijim. 

 

 

 

 

Next Post
Snajperë, ekspertë të dronëve dhe bileta të kufizuara/ Gazeta zvicerane: Serbi-Shqipëri, ndeshja më e ndezur në botën e futbollit!

Snajperë, ekspertë të dronëve dhe bileta të kufizuara/ Gazeta zvicerane: Serbi-Shqipëri, ndeshja më e ndezur në botën e futbollit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kadastrën e kemi shkatërruar vetë” / Xhafaj: Turqit para 100 vitesh i kishin dokumentet si bukurshkrim

“Kadastrën e kemi shkatërruar vetë” / Xhafaj: Turqit para 100 vitesh i kishin dokumentet si bukurshkrim

November 2, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Shkalla e meritës në administratë, Pirdeni: Certifikatë 4-vjeçare për kandidatët. Nis në dhjetor platforma “Porta e hapur”

November 2, 2026
“PD i vodhi kauzën studentëve”, debate në Komisionin e Kulturës, Zhupa: Rama e ka humbur shansin për dialog

“PD i vodhi kauzën studentëve”, debate në Komisionin e Kulturës, Zhupa: Rama e ka humbur shansin për dialog

November 2, 2026
Arlinda Zekaj kërkoi mbrojtje, por u vra! Haxhiu kërkon llogari nga institucionet

Arlinda Zekaj kërkoi mbrojtje, por u vra! Haxhiu kërkon llogari nga institucionet

November 2, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

BSH për buxhetin e paketën fiskale: Frenoni emigracionin, korrigjoni skemën e pensioneve dhe ruani borxhin

November 2, 2026
Supermarketet evropiane nën sulm kibernetik, në shënjestër të hakerëve sistemet e frigoriferëve

Supermarketet evropiane nën sulm kibernetik, në shënjestër të hakerëve sistemet e frigoriferëve

November 2, 2026
“TVSH-ja në hoteleri rritet në 10%”- Rama për buxhetin: Supertaksa për apartamentet bosh dhe vilat në bregdet!

VIDEO / Rama: Provim kombëtar për administratën, do krijojmë institucione europiane

November 2, 2026
“Do të bëhem zoti Veto”, Trump e ka një plan nëse demokratët marrin Kongresin

“Do të bëhem zoti Veto”, Trump e ka një plan nëse demokratët marrin Kongresin

November 2, 2026
Champions League/ Bayern luan në Madrid, duel delikat për Barcelonën. Spikat edhe United-Roma

Champions League/ Bayern luan në Madrid, duel delikat për Barcelonën. Spikat edhe United-Roma

November 2, 2026
Hajdutët i marrin 6 800 euro të moshuarës që i kishte kursyer për operacion

Hajdutët i marrin 6 800 euro të moshuarës që i kishte kursyer për operacion

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In