• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Me gruan dhe vajzën në makinë, ekzekutohet me breshëri miku i El Chapos

by A R
29/12/2020 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një bashkëpunëtor i bosit famëkeq të drogës Joaquín ‘El Chapo’ Guzmán, u ekzekutua brenda makinës së tij, në veri të Meksikës. Nga të shtënat mbeti e plagosur edhe vajza e tij 8 muajshe.

47-vjeçari Ignacio Paez Soto, pjesë e kartelit Sinaloa, ndodhej i ulur në automjet së bashku me bashkëshorten, kur një grup personash hapën zjarr në breshëri në drejtim të tyre, në një parking në Caborca, Sonora të Meksikës.

Paez, i njohur gjithashtu si El Nacho dhe C1, u qëllua më shumë se 50 herë dhe u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes. Vajza e tij e vogël mori një plagë në krah dhe u dërgua me urgjencë në spital. Gjendja e saj nuk dihet ende.

Ndërsa nëna e fëmijës nuk mori dëmtime, por mësohet se u trajtua nga mjekët për shkak të gjendjes së shokut. Paez ishte dënuar me 20 vjet heqje lirie për trafik droge nga një gjykatë meksikane, por mbetet e paqartë kur dhe pse ishte liruar nga burgu.

Sipas asaj që shkruan DailyMail, Paez mbikëqyrte operacionet e kartelit Sinaloa në shtetin verior të Sonorës, që prej 2002-t. Karteli i Sinaloa së bashku me kartelin Jalisco New Generation janë dy prej organizatave më të mëdha dhe më të fuqishme të trafikut të drogës.

Megjithatë ky kartel ka pasur përplasje për pushtet, që kur El Chapo u kap në 2016-n dhe u ekstradua në Amerikë në 2017-n, për drogë.

Tre djemtë e El Chapo, të njohur ndryshe si Los Chapitos, kanë luftuar për kontrollin e organizatës kundër një rrjeti të krijuar nga Rafael Caro Quintero. Caro Quintero është në kërkim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vrasjen e agjentit të antidrogës Kiki Camarena, në 1985-n.

Ndërkohë, El Chapo u dënua me burgim të përjetshëm në SHBA, në 2019-n, pasi u shpall faktor për disa vepra penale për drogë.

/a.r

Next Post
FOTO-Kroaci/ Shqiptari bën gjestin e veçantë, shpërndan bukë falas

FOTO-Kroaci/ Shqiptari bën gjestin e veçantë, shpërndan bukë falas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

November 9, 2026
Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

November 9, 2026
Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

November 9, 2026
pellumb karameta

Sali, me sharje dhe mallkime nuk vjen në pushtet

November 9, 2026
Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

November 9, 2026
Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

November 9, 2026
Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In