• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Me fitoren e Trump, reforma në drejtësi jo më prioritet i SHBA në Shqipëri”

by A R
10/11/2016 11:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Me ardhjen e Trump në pushtet, Amerika nuk do të ketë të njëjtin angazhim që të ndihmojë Shqipërinë në realizimin e reformës në drejtësi”. Kështu ka deklaruar Ruben Avxhiu, kryeredaktor i gazetës “Illyria”, në emisionin “Dritare me Rudinën”.

avxhiu

Sipas tij administrata e Trump do ta ngadalësojë këtë proces dhe e vetmja shpresë që shqiptarët të largojnë sistemin e korruptuar, është që  të kenë dëshirë dhe vullnet për ta realizuar vet, pa pritur ndihmën e Amerikës.

“Trump paralajmëron  një Amerikë amorale në politikën e saj të jashtme, pra që nuk do të jetë shumë morale në ruajtjen e marrëdhënieve me shtete. Marrim rastin e reformës në drejtësi. Amerikanët kanë luftuar shumë që shqiptarët të luftojnë korrupsionin. Nëse Donald Trump, do të jetë ashtu siç e ka treguar veten gjatë fushatës, ai nuk do të merret me atë punë. Administrata e tij mund të ngadalësojë një angazhim në këtë proces. Nëse shqiptarët duan të mbajnë një sistem të korruptuar, nuk do të lodhet Amerika që të bindë shqiptarët se patjetër duhet të kenë sistemin që duhet”, tha Avxhiu.

Sipas tij, Amerika pritet që të ketë marrëdhënie të mira me shtete si Kina dhe Rusia, por rajone si Ballkani do të mbeten dytësore.

“Vizioni i Trump në politikën e jashtme, nëse mund te perceptoj diçka, mesa ka thënë sepse mbetet ende kuriozitet, është që si aleatët si kundërshtarët , të gjithë duhet të mbajnë më shumë përgjegjësi  në rolin e tyre brenda dhe jashtë vendit, sepse Amerika është lodhur duke qenë kujdestarja e të gjithëve . Ky është ndryshimi më i madh që mund të sjellë ai në vija të përgjithshme. Pres që të ketë marrëdhënie me Rusinë, Kinën, vende që kanë shkëmbime madhore me SHBA-të. Se çfarë mund të ndodhë në rajone si Ballkani është dytësore, dhe jam i sigurt që vet Trump nuk e ka menduar”, u shpreh Avxhiu.

/dritare.net/a.m.

Next Post
PAA: Përmbytjet mund të ishin parandaluar, Shtabi i Emergjencave show mediatik

PAA: Përmbytjet mund të ishin parandaluar, Shtabi i Emergjencave show mediatik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

February 25, 2026
A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

February 25, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Inati i shqiptarëve me hekurudhat

February 25, 2026
Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

February 25, 2026
Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

February 25, 2026
“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
Rrugët që ranë dhe ato që do të bien!

Rrugët që ranë dhe ato që do të bien!

February 25, 2026
Ish-presidenti Sepp Blatter i kundërvihet Infantinos: FIFA është një diktaturë

Ish-presidenti Sepp Blatter i kundërvihet Infantinos: FIFA është një diktaturë

February 25, 2026
Të shtëna me armë në Golem/ 38-vjeçari thyen “arrestin në shtëpi”, bashkë me familjarët përplaset me policinë

Të shtëna me armë në Golem/ 38-vjeçari thyen “arrestin në shtëpi”, bashkë me familjarët përplaset me policinë

February 25, 2026
Spiropali takon komandantin e misionit të KFOR-it: Shqipëria mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së Kosovës

Spiropali takon komandantin e misionit të KFOR-it: Shqipëria mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së Kosovës

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In