• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Me emra apo me numra? PD: Debati për fletën e votimit është zgjidhur përfundimisht

by A M
26/01/2025 15:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Demokratët po shkojnë drejt 11 majit pa kërkesa dhe kushte për fletën e votimit, në të cilën qytetarët do të hedhin verdiktin e tyre për partinë që preferojnë të votojnë. Sekretari për çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso, thotë se Kodi Zgjedhor, këtë herë është i qartë: në fletën e votimit të gjithë kandidatët duhet të paraqiten me emra dhe kjo do të kursejë debatin e gjatë të zgjedhjeve të kaluara mbi modelin e fletës së votimit.

“Debatin mbi fletën e votimit, e ka zgjidhur legjislatori për shkak të parashikimit në ligj të dy listave, të hapur dhe të mbyllur, edhe pjesa e hapur e kandidatëve do të renditen sipas rendit alfabetik, e për këtë arsye KQZ kur të hartojë fletën e votimit është e detyruar të paraqesë emrin dhe mbiemrin e kandidatit, në mënyrë që t’i rendisë ata sipas parashikimit ligjor. Kështu që pavarësisht ndonjë vështirësie teknike që mund të ketë lidhur me madhësinë e fletës së votimit dhe me detyrimin për t’i përfshirë të gjithë kandidatët brenda të njëjtës fletë, çështja e debatit nëse do jetë me emra ose numra është e zgjidhur përfundimisht”, thotë Kaso për Report Tv.

Kaso thotë se shumë hapësirë për diskutim, Kodi nuk lë as për listën e mbyllur të kryetarit, kandidatët e së cilës ndonëse nuk i nënshtrohen votimit preferencial duhet të jenë të shënuar në fletën e votimit, njëjtë si kandidatët e listës së hapur, për të cilët do votohet, pra me emra.

“Lista e mbyllur edhe e hapur duhet të figurojnë në fletën e votimit, në mënyrë që zgjedhësi të ketë qartësi jo vetëm për subjektin por edhe kandidatët, pavarësisht se lista e mbyllur nuk merr votë individuale”, vijon Sekretari për Çështjet Zgjedhore PD

Por a do të shkaktonte një fletë votimi me kaq shumë emra kandidatësh konfuzion te votuesi?

“Kjo zgjidhet përmes 2 komponentëve, jo vetëm vizualisht që të ndahet pjesa e listës së mbyllur nga lista e hapur, por edhe kuadrati ku shënohet vota, do të mungojë në pjesën e listës së mbyllur dhe të vendoset vetëm në listën e hapur. Kështu që besoj KQZ kur të konceptojë fletën e votimit të marrë parasysh edhe këtë gjë, që të mos ngatërrohet votuesi”, tha ai.

Krahas zgjidhjes së çështjeve teknike për votimin, Ivi Kasos i është besuar edhe drejtimi politik i qarkut të Korçës. Për Report Tv, Kaso thotë se ka përgatitur dy padi për në SPAK për kundërshtarin e tij Niko Peleshin për shkelje zgjedhore.

“Është një aktivitet që vazhdon me ritëm domethënës, me rifreskimin e strukturave, përgatitjes për zgjedhje, identifikimit të mbështetësve në diasporë, por edhe denoncimi i abuzimeve që po bëhen nga pushteti, vecanërisht nga drejtuesi politik atje, i cili prej 21 vitesh është në pushtet dhe kërkon votën për një tjetër katër vjeçar në pushtet në mënyrë që Niko Peleshi të mbushë një çerek shekulli në pushtet pa program dhe as bilanc, me ambicie personale, të cilës i janë vënë në dispozicion edhe administrata e qarkut, me takime në një kohë që duhet të ishin në detyrë, shantazh me vendin e punës, detyrim që familjarët e tyre në emigrim të votojnë për PS etj, është një gjë që ne jemi të përkushtuar që të mos ndodhë, dy denoncime janë bërë publike dhe kemi përgatitur padinë për në SPAK të cilat do shkojnë në SPAK dhe të jetë i sigurt Niko Peleshi që PD nuk do të lejojë asnjë tolerim dhe ndërkohë janë në fokus të hetimeve të SPAK dhe organeve ligjzbatuese”, tha ndër të tjera Kaso.

Next Post
Bashkëpunëtor në rrëmbimin e 21-vjeçares në Astir/ Si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjve 36-vjeçarin

Bashkëpunëtor në rrëmbimin e 21-vjeçares në Astir/ Si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjve 36-vjeçarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Shqipëria shpërthen që në minutën e 4-t, Manaj ndëshkon Finlandën!

VIDEO/ Shqipëria shpërthen që në minutën e 4-t, Manaj ndëshkon Finlandën!

October 3, 2026
Dosja hetimore/ Mesazhet e fundit dhe dëshmitë zbardhin çfarë ndodhi para vetëvrasjes së Xhuana Nikollajt, presioni i Eraldo Fizit dhe frika për familjen

Dosja hetimore/ Mesazhet e fundit dhe dëshmitë zbardhin çfarë ndodhi para vetëvrasjes së Xhuana Nikollajt, presioni i Eraldo Fizit dhe frika për familjen

October 3, 2026
Të pafatët e ditëve festive, ja tre shenjat e horoskopit që do të kenë një Krishtlindje të vështirë

Horoskopi i dashurisë për tetorin 2026/ Dalin sekretet e vjetra, disa shenja përballen me kthesa të forta në lidhje

October 3, 2026
Rusia kryen bombardime edhe në Odesa, hedh në erë anijen tregtare, të paktën një i vrarë dhe tre të plagosur!

Rusia kryen bombardime edhe në Odesa, hedh në erë anijen tregtare, të paktën një i vrarë dhe tre të plagosur!

October 3, 2026
“S’e di se si mund të bllokohet me 83 mandate!”- Berisha mati ‘pulsin’ e aleatëve, por ata ia thanë kritikat në sy! Replikat e forta në selinë blu për bojkotin, protestat e reformën

“S’e di se si mund të bllokohet me 83 mandate!”- Berisha mati ‘pulsin’ e aleatëve, por ata ia thanë kritikat në sy! Replikat e forta në selinë blu për bojkotin, protestat e reformën

October 3, 2026
Zjarr i përmasave të mëdha në kullotat e Karjanit në Gjirokastër, era favorizon flakët

Zjarr i përmasave të mëdha në kullotat e Karjanit në Gjirokastër, era favorizon flakët

October 3, 2026
Nga tërmetet te mjedisi, Shqipëria kërkon recetën japoneze të përballjes me fatkeqësitë natyrore

Nga tërmetet te mjedisi, Shqipëria kërkon recetën japoneze të përballjes me fatkeqësitë natyrore

October 3, 2026
Dodik ‘pa frena’ në gjuhë, deklarata në tubimin e fundit parazgjedhor: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

Dodik ‘pa frena’ në gjuhë, deklarata në tubimin e fundit parazgjedhor: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

October 3, 2026
200 familje kujdestare për fëmijët pa kujdes prindëror, ministrja Spahiu: Nga institucionet drejt kujdesit në familje!

200 familje kujdestare për fëmijët pa kujdes prindëror, ministrja Spahiu: Nga institucionet drejt kujdesit në familje!

October 3, 2026
“Transparencë e plotë për publikun”- Jaupaj: “Flamingo Mirror” do të pasqyrojë dokumentet dhe studimet mjedisore për projektet publike

“Transparencë e plotë për publikun”- Jaupaj: “Flamingo Mirror” do të pasqyrojë dokumentet dhe studimet mjedisore për projektet publike

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com