• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Me Edin njiheshim që në shkollë”, ish-ministri flet për familjen Reçi që humbi jetën nën rrënoja

by Java News
04/12/2019 21:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, deputeti socialist Arben Ahmetaj ka rrëfyer sot në “Real Story” në News24 njohjen e tij me familjen Reçi, katër anëtarët e së cilës humbën jetën tragjikisht nën rrënojat e banesës së tyre në Durrës.

Eduardi, Dolora, Kristi dhe Klaus gjetën vdekjen mëngjesin e 26 nëntorit pasi pallati 6-katësh ku jetonin u shemb nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4.

Ahmetaj rrëferu se me kryefamiljarin, Eduardin njihej që në shkollë dhe kishin punuar bashkë edhe në vitet 97-98 dhe miqësia e tyre ka vijuar ndër vite. Ai e cilësoi humbjen e kësaj familjeje por edhe dhjetëra njerëzve të tjerë një humbje të madhe për gjithë shoqërinë shqiptare.

“Me të ndjerin Eduard, Eduardin njihemi që në shkollë. Kemi punuar në ‘97-‘98 në Ministrin e Financave dhe Tatimeve dhe kemi pasur miqësi të vazhdueshme ndër vite. Humbje e madhe për familjet e tyre, shumë e madhe për gjithë psikologjinë shoqërore që rëndohet nga humbje njerëzish nga fatkeqësi natyrore që edhe në aspektin shkencor nuk mund të parashikohet”, deklaroi Ahmetaj.

Më tej ai foli për situatën që po kalon vendi, duke vënë theksin tek ringritja. Ahmetaj tha se është një traumë shumë e rëndë shoqërore dhe është e rëndësishme kontributi i të gjithë aktorëve.

“Janë elementë që kanë të bëjnë me emergjencën dhe post emergjencën për të shkuar pastaj tek rindërtimi. Ajo që dua të theksoj është përgjigjja e gjithë aktorëve të shoqërisë. E para është qeveria me një grup 24 orë i drejtuar nga ministri Çuçi.

Ne fondet do t’i vendosim për rindërtimin. Ajo që bën kryeministri apo që tentojmë të bëjmë të gjithë ne, në korsitë e tyre, jo vetëm qeveria, parlamenti, aktorë të shoqërisë civile, këtu bëhet fjalë për ringritje. Emergjencë, ringritje, rindërtim. Ringritja është edhe ringritje për shoqërinë sepse kanë humbur jetë njerëzish, janë lënduar qytetarë, janë dëmtuar banesa. Është një traumë shumë e rëndë shoqërore. Tek ringritja nuk është vetëm një njeri, një entitet. Patjetër që qeveria ka detyrën por ka nevojë edhe për kontribut nga të gjithë aktorët për ta ringritur shoqërinë”, deklaroi Ahmetaj. /e.s/

Next Post
Do mbulojë pjesën më të madhe të dëmeve nga tërmeti, Buxheti 2020 miratohet nesër në Parlament

Do mbulojë pjesën më të madhe të dëmeve nga tërmeti, Buxheti 2020 miratohet nesër në Parlament

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apartamente, makinë, cash dhe 16 llogari bankare, zbardhet pasuria e deputetes së “Shqipëria Bëhet”

Apartamente, makinë, cash dhe 16 llogari bankare, zbardhet pasuria e deputetes së “Shqipëria Bëhet”

January 27, 2026
“Zonja Kos, mos u bëj bozë”, Flamur Noka i bashkohet kritikave në kor të PD kundër Komisioneres së Zgjerimit të BE

Flamur Noka thirrje Ramës: Hap krahun, do kesh fundin e keq, më beso! E ke mbushur kupën

January 27, 2026
Kreu i NATO-s: Na duhen garanci të forta sigurie, që Rusia kurrë më mos të guxojë të prekë asnjë kilometër

Rutte: Serbia të dënojë autorët e Banjskës dhe sulmin ndaj KFOR, Vuçiç duhet të mbajë premtimet

January 27, 2026
Pas telefonatës me Trump, Carney mohon të jetë tërhequr nga fjalimi i tij në Davos: E kisha me të vërtet atë që thashë

Pas telefonatës me Trump, Carney mohon të jetë tërhequr nga fjalimi i tij në Davos: E kisha me të vërtet atë që thashë

January 27, 2026
Ish-ambasadori zbulon ‘të fshehtën’ e takimit emergjent Rama-Kurti: I ka përcjellë mesazhin e…

Ish-ambasadori Arben Çejku: Vizita e Ramës në Izrael ishte e guximshme dhe pragmatike

January 27, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i ‘shpifjes’ për gazetarët, mbrojtje e lirisë së shprehjes! Parkimi dysh, vepër penale..

Ndryshimet në Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i ‘shpifjes’ për gazetarët, mbrojtje e lirisë së shprehjes! Parkimi dysh, vepër penale..

January 27, 2026
Tragjedia në diskon në Zvicër, kryebashkiaku i Crans-Montanas: Po më kërcënojnë me vdekje, kam nisur terapinë

Tragjedia në diskon në Zvicër, kryebashkiaku i Crans-Montanas: Po më kërcënojnë me vdekje, kam nisur terapinë

January 27, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Vizita në Izrael/ Çupi: Kryeministri Rama ‘eksportoi’ modelin shqiptar të harmonisë fetare

January 27, 2026
Lapaj nga Lezha: Të çohemi kundër barbarisë se nuk kemi gjë në terezi

Lapaj nga Lezha: Të çohemi kundër barbarisë se nuk kemi gjë në terezi

January 27, 2026
“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In