• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Më e vështirë për të marrë vizë, Moska-BE-së: Preferoni emigrantët ilegalë para turistëve tanë?

by A R
07/11/2025 16:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Europian ka vendosur që të ashpërsojë rregullat për dhënien e vizave për qytetarët rusë. Kjo si masë ndëshkuese për luftën e nisur nga presidenti Vladimir Putin në Ukrainë si dhe incidentet e fundit me hyrjen e dronëve rusë në hapësirat ajrore të Polonisë apo të tjera vendeve anëtare të NATO-s.

“Nisja e një lufte dhe pritja për të lëvizur lirisht në Evropë është e vështirë të justifikohet. Bashkimi Evropian po ashpërson rregullat për vizat ndaj qytetarëve rusë, për shkak të veprimeve të vazhdueshme me dronë dhe akteve të sabotimit në tokën evropiane. Udhëtimi në BE është një privilegj, jo një e drejtë e fituar,” njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme, Kaja Kallas.

Pas kësaj deklarate, ka reaguar zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, e cila përmes një deklarate për mediat, komentoi njoftimin e BE-së për ashpërsimin e masave për lëshimin e vizave ndaj qytetarëve rusë.

“Komisioni Evropian duket se ka arsyetuar kështu: pse Evropa Perëndimore duhet të ketë turistë të pasur kur ka emigrantë ilegalë që jetojnë me ndihma dhe të arratisur ukrainas?”, deklaroi Zakharova me ironi, sipas agjencisë Tass.

BE: Sulmet me dronë janë pjesë e luftës hibride kundër Evropës

Bashkimi Evropian i ka parë incidentet e fundit me dronës, si pjesë e një lufte hibride kundër Evropës. Të paktën kështu ka deklaruar më herët një zëdhënës i Komisionit Evropian gjatë një konference për shtyp. Thomas Regnier tha se BE është në krah të Belgjikës, Suedisë dhe të gjitha vendeve të prekura nga këto incidente.

“Të gjithë kemi qenë dëshmitarë të mbylljes së aeroporteve në Belgjikë dhe të sulmeve të fundit me dronë edhe në Suedi, dhe jemi plotësisht në krah të Belgjikës, Suedisë dhe të gjitha shteteve anëtare të prekura, si gjithmonë. Tani, përcaktimi i origjinës së këtyre dronëve është kompetencë e plotë e shteteve tona anëtare. Nuk hyjmë në detaje. Ajo që është e qartë, siç ka deklaruar edhe presidentja von der Leyen, është se kjo është një luftë hibride dhe Evropa është në rrezik,” tha Thomas Regnier, zëdhënës i Komisionit Evropian për mbrojtjen.

Ai shtoi: “Pikërisht për këtë arsye, në planin e veprimit që prezantuam muajin e kaluar, kemi theksuar sërish rëndësinë dhe prioritetin maksimal që i japim Nismës për Mbrojtjen nga Dronët, sepse përgjigjja ndaj këtyre kërcënimeve duhet të jetë e bashkuar, evropiane, me një qasje gjithëpërfshirëse për të mbrojtur të gjitha shtetet tona anëtare. Hapat e ardhshëm janë mjaft të qarta në planin e veprimit për tremujorin e parë të vitit të ardhshëm. Do të fillojmë zhvillimin e saj me shtetet anëtare dhe, deri në tremujorin e katërt të vitit 2026, shpresojmë që të jetë funksionale”.

Komisioni Evropian ka shprehur gjithashtu më herët shqetësimin se Hungaria vazhdon të lëshojë karta kombëtare për qytetarët rusë bazuar në rregullat e saj të brendshme. Nuk bëhet fjalë për viza, por për leje qëndrimi që u mundësojnë qytetarëve të huaj të jetojnë dhe të punojnë ligjërisht në vend për periudha më të gjata.

Next Post
Gruaja që akuzon për abuzim kryeprokurorin e Hagës, në shënjestër të inteligjencës së Katarit

Gruaja që akuzon për abuzim kryeprokurorin e Hagës, në shënjestër të inteligjencës së Katarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Serbia voton në zgjedhje që vënë në provë pushtetin 14-vjeçar të Vuçiçit, frika për manipulime dhe përballja me Listën e Studentëve

Serbia voton në zgjedhje që vënë në provë pushtetin 14-vjeçar të Vuçiçit, frika për manipulime dhe përballja me Listën e Studentëve

October 25, 2026
‘Është e tmerrshme’, Ukraina dhe Evropa në ankth ndërsa Trump mban anën e Putinit

Trump paralajmëron ndërhyrjen e radhës pas Iranit: Do të shkojmë me anijet tona, pastaj do të dërgojmë Rubion…!

October 25, 2026
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Antifashistët i kemi, po fashistët ku janë?!

October 25, 2026
Non Grata “e hequr”, komplimente qytetarit Berisha, kujtesë për politikanët

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

October 25, 2026
Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar gjatë protestës në Tiranë, mes tyre protestues, gazetarë, efektivë dhe një deputet

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar gjatë protestës në Tiranë, mes tyre protestues, gazetarë, efektivë dhe një deputet

October 25, 2026
Ndryshon moti, ja zonat ku priten reshje shiu

Ndryshon moti, ja zonat ku priten reshje shiu

October 25, 2026
Spahiu: Berisha ua vodhi protestën 40 mijë studentëve në ’90, sot nga revolta kundër Ramës përfiton vetëm kreu i PD

Spahiu: Berisha ua vodhi protestën 40 mijë studentëve në ’90, sot nga revolta kundër Ramës përfiton vetëm kreu i PD

October 25, 2026
Kaos edhe në Barcelonë, mbi 100 të arrestuar dhe 14 biznese të dëmtuara e të vjedhura

Kaos edhe në Barcelonë, mbi 100 të arrestuar dhe 14 biznese të dëmtuara e të vjedhura

October 25, 2026
Fier/ Rrjedhja e gazit nga bombola alarmon banorët, zjarrfikësit shmangin tragjedinë

Fier/ Rrjedhja e gazit nga bombola alarmon banorët, zjarrfikësit shmangin tragjedinë

October 25, 2026
Sot zgjedhjet në Serbi, ministri Hoxha thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Merrni pjesë në votime, zëri juaj ka peshë!

Sot zgjedhjet në Serbi, ministri Hoxha thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Merrni pjesë në votime, zëri juaj ka peshë!

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In