• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Më dramatike se humbja, është mungesa e reflektimit në PD

by Ervis Iljazaj
15/05/2025 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

Ashtu sikurse pritej, Sali Berisha nuk e ka njohur rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Madje, ka paralajmëruar protestë në datë 16 maj. Ky është një zakon i vjetër i politikës shqiptare, por sidomos i Partisë Demokratike në tri garat e fundit. Një retorikë që tashmë ka lodhur dhe vetë demokratët shqiptarë të cilët e shohin veten për të katërtën herë radhazi në opozitë. Kësaj herë humbja ishte dramatike, siç në fakt ishte e paralajmëruar për shumë arsye.  Por më dramatike se humbja është mungesa e vullnetit për të reflektuar dhe për të ndryshuar se çfarë mund të bëhet më mirë për të ardhmen.

Sali Berisha dhe Partia Demokratike fajëson gjithë botën për humbjen, me përjashtim të sjelljes së saj. Fajin për humbjen  e Partisë Demokratike e kanë mediat, e ka Altin Dumani, e kanë analistët, madje e kanë dhe shqiptarët që nuk e votojnë dhe vazhdojnë të votojnë Edi Ramën, por vetëm Sali Berisha nuk ka faj.

Sjellja e Partisë Demokratike në këto zgjedhje ishte shembulli tipik , për t’u shkruar në manual politik, se si të bësh gjithçka për të humbur një garë. Partia Demokratike kishte si kandidat për kryeministër një person që ka 35 vite në politikë dhe që e drejton atë parti, si asnjë vend tjetër në Europë dhe me shumë gjasa edhe në botë. Por ajo nuk ka faj dhe s’ka përse reflekton për rezultatin. Listat e Partisë Demokratike ngjasonin me listat e viteve 2000, njerëz që u shplurosën dhe u rikthyen si kandidatë për deputetë, apo njerëz që nuk ngjallin asnjë besim dhe asnjë frymë për ndryshim. E megjithatë, përsëri në PD askush nuk i vë gishtin kokës të mendojë apo reflektojë. Kudo që kishte njerëz të rinj, punëtorë dhe dinjitozë si për shembull në Kavajë dhe Qarkun e Lezhës, Partia Demokratike fitoi. Ndërkohë që në shumicën e rasteve kishte njerëz që kritierin e vetëm kanë besnikërinë ndaj Berishës dhe asgjë më shumë.

Se përse Berisha nuk njeh asnjë përgjegjësi dhe nuk fajëson veten për vendimet që ka marrë kjo është e kuptueshme. Është e qartë që ai do të mbyllë çdo lloj diskutimi në këtë drejtim dhe të vazhdojë të jetë kryetar i Partisë Demokratike. Edhe protesta që ka thirrur ka pikërisht këtë synim. Të mbyllë çdo diskutim dhe të largojë çdo përgjegjësi për humbjen. Ajo që nuk kuptohet është fakti se si ka mundësi që askush nga Partia Demokratike, nga deputetët që u zgjodhën apo kandidatët për deputetë, nga drejtuesit politikë apo njerëz në opinion publik pranë Partisë Demokratike, nuk ka guximin të bëjë qoftë edhe një kritikë të vogël ndaj Sali Berishës dhe vendimeve të tij.

Edhe pse  PD kanë marrë rezultatin më të dobët në historinë e saj, askush se ka guximin të thotë qoftë edhe një fjalë. Të gjithë po rrinë të heshtur, në pritje të vendimeve të liderit të tyre, duke u sjellje si njerëz që as mendojnë as kanë karakter dhe as kuptojnë.

Ky raport në fakt, raporti që kanë demokratët me Sali Berishën nuk shpjegohet politiksiht por vetëm psikologjikisht. Sepse është e pabesueshme se si falin çdo gabim të Berishës, se si sakrifikuan çdo gjë  për rehabilitimin e tij dhe pësuan një humbje dramatike, dhe përsëri nuk kanë asnjë kritikë kundër tij. Është për t’u admiruar se si një person i vetëm i është imponuar për  35 vite jo vetëm politikisht, por edhe  psikologjikisht. Dhe këto shenja duket sot, kur të gjithë do të vazhdojnë ta ndjekin deri sa Partia Demokratike të shuhet me shuarjen politike të Sali Berishës. Me sa duket këta njerëz e konsiderojnë Partinë Demokratike jo një parti politike por shtëpinë dhe  pronën private të Sali Berishës dhe nuk kanë kurajo t’i thonë që duhet të largohesh. Mbase kanë  të drejtë! Si mundet ti thuash pronarit, ik nga prona jote !

Next Post
Rinasi, me biletat ajrore më të lira në botë, 14.1 milionë do shiten këtë vit!

Samiti i lidereve të BE, aeroporti “Nënë Tereza” bën njoftimin e rëndësishëm për udhëtarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In