• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Më dhembin sytë kur…”, Sako replika me Tabakun: Ju i merrni shifrat nga mediat, ne i masim plehrat me peshore

by A R
21/02/2022 14:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emirjana Sako, kryetarja e Bashkisë së Durrësit është paraqitur këtë të hënë në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Sako tha se kur ka marrë detyrën e ka gjetur qytetin bregdetar në një situatë të vështirë nga tërmeti dhe pandemia. Ajo u shpreh se venddepozitimi i mbetjeve në Porto Romano ka qenë gangrenë për Durrësin dhe gjithë Shqipërinë. Sipas kryebashkiakes, bashkia nuk kishte fonde për ta mbyllur venddepozitimin në Porto Romano dhe kur u mor vendimi i janë drejtuar të gjitha autoriteteve për një studim fizibiliteti.

“Në Qershor patëm një kaos në qytet sa i takon depozitim të mbetjeve pasi venddepozitimi i Porto Romanos u mbyll për t’u kthyer në një park. Në këtë moment Bashkia e Durrësit depozitoi edhe në një periudhë të caktuar në Porto Romano dhe më tej u bllokua sepse depozitimet tona po pengonin dhe zhvillimin e projektit. Para se të merrej vendimi i Këshillit Bashkiak i jemi drejtuar të gjitha institucioneve qendrore për të hartuar studim fizibiliteti pasi ka një masterplan që e demarkon Shqipërinë në 10 zona. Institucionet përkatëse, AKUM, Ministria e turizmit dhe Mjedisit kanë hartuar një studim fizibiliteti që është kontraktuar KFV për këtë studim. Në bazë të këtij studimi u dorëzua materiali tek Komiteti Ndërministror duke miratuar skenarin më të përshtatshëm për bashkinë e Durrësit që ishte ai i depozitimit në landfillin e Sharrës. Pas këtij miratimi iu dorëzua materiali iu dorëzua Qarkut të Durrësit dhe qarku bën miratimin. Pas kësaj bëhet miratimi në Këshillin Bashkiak dhe më tej ne i drejtohemi ministrive përkatëse për vazhdimin e procedurës. Qyteti ndodhej në një situatë jo të mirë. Patëm një mbështetje nga landfilli i Sharrës derisa përfunduan procedurat. Ne nuk kemi hartuar marrëveshje direkte me ta, por kemi ndjekur gjithë procedurat. Marrëveshja është në bazë të Prokurimit Publik. I kemi depozituar në landfillin e Sharrës sepse ndodheshim 6 muaj pas tërmetit. Kemi pasur marrëveshjen nga lanfilli i Sharrës për t’i depozituar pa kosto pa marrëveshje”, tha Sako.

Dëshmia ka vijuar me debate më pas mes Sakos dhe kryetares së Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku.

Emirjana Sako: Në qoftë se kjo ju vret sytë, dmth ok… (Tregon pamje nga parku i Porto Romanos)

Jorida Tabaku: Më dhembin sytë kur vidhet buxheti i shtetit. I premtuar koncensionarit të Tiranës që do t’i jepnit një kontratë 10 milionë Euro që ju la të përdornit inceneratorin e Sharrës?

Emirjana Sako: Zbatoj ligjin, nuk bëj asnjë premtim. Premtimet i kam me qytetarët e Durrësit

Jorida Tabaku: Me cilin akt keni depozituar në landfillin e Sharrës mbetjet për 1 vit?

Emirjana Sako: Me kërkesën që ju keni në dorë ku kam kërkuar mbështetje për të  depozituar në një situatë… Si mendoni plehrat duhet të rrinin nëpër rrugët e Durrësit. Si mendoni?

Jorida Tabaku: Me qetësi, qetësohu!

Emirjana Sako: E qetë jam.

Jorida Tabaku: A kishit presion nga kryeministri për t’i lënë plehrat në qytetin e Durrësit që t’i çoje te landfilli i Sharrës?

Emirjana Sako: Jo, absolutisht.

Sako shtoi se Partia Demokratike ka ardhur e pa përgatitur në Komision.

“Ju i merrni shifrat nga mediat, ne i masim plehrat me peshore” – tha kryebashkiakja e Durrësit duke replikuar për shpenzimet e pretenduara nga Jorida Tabaku.

/a.r

Next Post
‘Panik, panik total’: Rrëfimet e banorëve që po largohen nga Luhansku

‘Panik, panik total’: Rrëfimet e banorëve që po largohen nga Luhansku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vizita e Begajt në Luginën e Preshevës trazon Serbinë! Studentët denoncojnë heshtjen e mediave, ja qëndrimi i Vuçiç

Vizita e Begajt në Luginën e Preshevës trazon Serbinë! Studentët denoncojnë heshtjen e mediave, ja qëndrimi i Vuçiç

July 13, 2026
“Nuk kam qenë kurrë”, Gjiknuri mohon aludimet për takimin në Aruba

“Nuk kam qenë kurrë”, Gjiknuri mohon aludimet për takimin në Aruba

July 13, 2026
Google konfirmon hetimet për review-t e rreme, në funksion mekanizmat mbrojtës për bizneset shqiptare

Google konfirmon hetimet për review-t e rreme, në funksion mekanizmat mbrojtës për bizneset shqiptare

July 13, 2026
“A ka turp kjo parti?”, Spaho shpërthen ndaj PD: Në mëngjes kundër protestës, në drekë del pro! Kanë hallin e karriges së pushtetit

Spaho: Protesta po jep shpirt, PD po shkon drejt vetëeliminimit politik

July 13, 2026
“Sulmet me vlerësime negative në Google janë krim”, Braçe: Po goditet ekonomia dhe siguria kombëtare

“Sulmet me vlerësime negative në Google janë krim”, Braçe: Po goditet ekonomia dhe siguria kombëtare

July 13, 2026
FOTO/ Protesta humb jehonën në rrjetet sociale, bie ndjeshëm angazhimi online në 10 ditët e fundit

FOTO/ Protesta humb jehonën në rrjetet sociale, bie ndjeshëm angazhimi online në 10 ditët e fundit

July 13, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Algoritmi dhe Altin Likja

July 13, 2026
103 vjet nga vendosja e tabelës ikonë, historia e mbishkrimit “Hollywood” në kodrat e Los Angelesit

103 vjet nga vendosja e tabelës ikonë, historia e mbishkrimit “Hollywood” në kodrat e Los Angelesit

July 13, 2026

Erion Veliaj rikthen Alban Dokushin në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm

July 13, 2026
PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Goxhen për koncertin e Kanye West

PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Goxhen për koncertin e Kanye West

July 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In