• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Më dhanë 1840 vota”, ish-kandidati për kreun e PD tregon pas një viti kulisat e garës me Bashën

by A R
25/07/2024 22:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjergj Hani, ish-kandidati për kryetar të PD-së, që garoi përballë Lulzim Bashës në zgjedhjet e 29 korrikut 2023, ishte sërish pas një viti në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Përballë analistëve, Hani mohoi se ishte zgjedhur nga Lulzim Basha një vit më parë për të

garuar përballë tij. Hani tha se nuk kishte ushqyer kurrë iluzione se unë do ta fitonte atë garë, por hyri për të thënë të vërtetat, sepse nuk kishte as mundësitë financiare të Bashës dhe as kontrollonte strukturat e partisë. Në fund Hani doli se mori 1840 vota nga 25 mijë anëtarë, ndërsa Basha rreth 18 mijë.

Pjesa nga biseda

Gjergj Hani: Nuk më zgjodhi mua Lulzim Basha, nuk do të kisha pranuar kurrë të zgjidhesha jo nga Lulzim Basha, por nga askush, edhe nga Perëndia vetë, nuk do të kisha pranuar për natyrë. Unë zgjodha t’i dal kundër Lulzim Bashës dhe kam qenë në këtë studio, me ju dhe zotin Sejamini, kur unë, kam deklaruar, se nëse Lulzim Basha merr PD-në, kjo parti shuhet. Pra bie poshtë çdo lloj montimi.

Ylli Rakipi: Ti the një gjë shumë të vërtetë tani, por ka një problem. Si u zgjodhe ti aty, si erdhe? Erdhe vetë? U the atyre po vij unë? Dhe ata të thanë: Hajde!

Gjergj Hani: Unë shkova vetë. Kam takuar zotin Enkelejd Alibeaj dhe i kam thënë: Unë nuk e pranoj rikthimin e Bashës në këtë mënyrë, pasi doli nga Torre Drini, si sot një vit. Nuk e fsheh, kisha një farë pritshmërie se zërat që qarkullonin brenda PD-së, miq të përbashkët që thonin se do të kthehet dhe do të kthehet fuqishëm.

Ylli Rakipi: D.m.th. ti e paske ngrënë vetë, ta themi në mënyrë metaforike?

Gjergj Hani: Po.

Ylli Rakipi: E paske kërkuar vetë. Se votat pastaj ata i numëruan, ata të gjitha dhe pastaj të thanë ty…

Gjergj Hani: Padyshim se nuk kisha dhe nuk ushqyer kurrë iluzione se unë do ta fitoja atë garë. Unë hyra në atë garë për të thënë të vërtetat, me aq sa kisha mundësi dhe “embargon” politike të krijuar nga zoti Basha, që nuk e kishte shumë të vështirë në raport me mua, sepse unë nuk kam as mundësitë e tij financiare, as kontrolloja strukturat e partisë. Megjithatë isha aty dhe u futa me vetëdijen e plotë që unë do të them të vërtetën time dhe ajo do të ngelet aty, që demokratët nesër, kur kjo forcë politike të shuhet të mos thonë: Nuk kishim alternativë.

Unë ua dhashë një alternativë dhe u thashë dhe alternativa ime është kjo: nuk është Basha për këtë punë, sepse nuk ka asnjë lloj raporti me të vërtetën.

Ylli Rakipi: Zoti Gjergji, sa të kuptuan aty?

Gjergj Hani: Nuk e di, nuk e kam shtruar kurrë si çështje.

Ylli Rakipi: Kur i numëruan, sa vota të hodhën ty, sa të dhanë?

Gjergj Hani: 1840.

Ylli Rakipi: Të caktuan 1840! Po mos ishin gjithsej 1800 votues, apo ishin?

Gjergj Hani: Nuk e di se unë nuk kisha as komisionerë, as lista anëtarësish. Në teori është votuar në të gjithë Shqipërinë, kështu që unë s’mund të isha.

Denis Dyrnjaja: E ke ndjekur procesin?

Gjergj Hani: Jo, fare, fare.

Denis Dyrnjaja: Pra ke qenë indiferent ndaj procesit?

Gjergj Hani: Indiferent se e dija.

Denis Dyrnjaja: Çfarë bëre atë ditë kur ishin  zgjedhjet? Se flet edhe neglizhenca.

Gjergj Hani: Jo nuk është çështje neglizhence, por është çështje vetëdije.

Denis Dyrnjaja: P.sh. ka njerëz që refuzojnë të shkojnë të marrin çmimin Nobel.

Gjergj Hani: E imja nuk ishte se refuzoja të merrja çmimin Nobel, vetëm e dija se ishte krejtësisht e pamundur dhe nuk kishte asnjë shans të ndodhte. Ishin të gjitha forcat. Sa i përket ndjeshjes së Davidit me Golian, është diçka që ndodh në shkrimet e shenjta, jo në jetën e përditshme. Por unë isha i vetëdijshëm se do të vinte kjo ditë.

Denis Dyrnjaja: Tani e kemi të vështirë të ndajmë se kush është Davidi dhe kush është Golia.

Gjergj Hani: Në raport me mua, unë isha Davidi dhe Golia ishte zoti Basha.

Ylli Rakipi: Tani ata të hodhën ty 1800 vota. Basha sa mbajti, nuk më the?

Gjergj Hani: Nuk më kujtohet, nuk më kanë interesuar.

Ylli Rakipi: Mund të ken mbajtur 200 mijë, 300 mijë.

Gjergj Hani: Më duket se deklaruan 25 mijë anëtarë, dhe ka marrë dikur te 18 mijë.

Ylli Rakipi: Të kanë dhënë përqindje, të kanë dhënë 9 për qind. Edhe Uran Butkës kaq i dha Doktori.

Gjergj Hani: Zoti Rakipi: Ishin kohë të tjera ato në të cilat garoi zoti Butka.

Denis Dyrnjaja: Urani ishte shumë kritik ndaj Berishës atëherë.

Ylli Rakipi: Nuk i la gjë pa thënë. Pastaj andej nga fundi u fut Shabani dhe Urani i shkretë doli nja 6 për qind.

Gjergj Hani: Nuk është se unë isha kritik. Unë isha shumë i prerë dhe i qartë në raport me zotin Basha dhe kam deklaruar në 6 takimet….

Denis Dyrnjaja: Jeni takuar më pas zgjedhjeve me zotin Basha?

Gjergj Hani: Si gjithmonë ai është si një lloj sfinksi. Sa ç’mund të interpretosh shprehjen e sfinksit, aq mund të intepretosh shprehjen e zotit Basha.

/a.r

Next Post
Paralajmëron Brataj: Në 15-20 maj pritet rritje e rasteve me COVID-19, ja shkaku

“Temperaturat e larta favorizojnë virozat”, Brataj: 28% e vizitave në qendrat shëndetësore, të huaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In