• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Më detyruan të abortoja se s’duhej të lindja vajza”/ Historia e tmerrshme e 38-vjeçares: Si më dhunonte barbarisht burri, vjehrra e kunata. Rashë nga shkallët se…

by Java News
16/05/2022 14:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emisioni “Me Zemër të Hapur”, me moderatorë dhe autore Evis Ahmeti, ka trajtuar sot historinë e trishtë të një 38-vjeçareje, e cila ka përfunduar disa here në spital pas dhunës sistematike të ushtruar nga bashkëshorti dhe motra e tij.

38-vjeçarja në lidhje live me studion e emisionit ka rrëfyer se shkuesi dhe nuk e ka njohur më parë, sot babanë e katër fëmijëve të saj.

Ajo tregon e dhuna nisi pas lindjes së fëmijës së dytë, vajzë, që gjë nuk ishte në pëlqimet e bashkëshortit dhe familjarëve të tij. Ajo rrëfen se është keqtrajtuar dhe detyruar madje edhe të abortojë, duke ngritur pesha apo në forma të tjera çnjerëzore, pasi fëmijët duhet të ishin djem.

Pjesë nga rrëfimi i saj:

“Nuk e dija çfarë është martesa, më fejuan me shkuesi dhe isha e detyruar ta merrja si burrë pasi ligji i kanunit në vendin tim, aty ku unë jam lindur ishte shumë i fortë. Në një farë mënyre unë jam kërcënuar që ta merrja këtë burrë. Erdhi dita për tu bërë nuse ata nuk pranuan donin të më merrnin pa dasmë, ka ndërhyrë vëllai im i madh i cili tha se motra ime do martohet me dasmë.

Pas 3 ditësh martesë unë sipas zakonit duhet të kthehesha në banesë te prindërit. Ato tre ditë ishin të mira, pas këtyre ditëve filluan pretendimet duke më kërkuar që të shkoja te lopa dhe të mos ndërrohesha dhe të mos beja tualet. Në atë moment bashkëshorti u largua në emigrim.

Atë kohë unë jetoja edhe me njerëzit e bashkëshortit, konfliktet filluan pas një viti martesë, ndërsa dhuna ka vazhduar pas lindjes së fëmijës së dytë, pasi lindi vajzë dhe ai nuk e donte dhe kishte pretendime që ta abortoja. Por unë e kuptoja se nuk dëshiroja që të jetoja më në atë shtëpi. Zakoni aty në atë shtëpi ishte që nuk duhet të lindja vajza.

Por burri i bënte fëmijët pa dëshirë, madje vjehrra thoshte se duhet ti lindja fëmijët në shtëpi dhe nuk duhet të shkoja në spital, madje më kanë operuar me gërshërë që priten rrobat. Jam detyruar të abortoja duke më detyruar duke ngritur pesha të rënda duke më detyruar të ngrija plehun e lopës në qese të rënda. Një ditë nxora lopën dhe mbeta tek fusha dhe sa erdha në shtëpi më detyruan të bëja kafe nuk ndihesha mirë dhe rashë nga shkallët dhe doli koka e fëmijës.

Më kanë dhunuar ditën e pestë të lindjes së gocës pse ajo lindi vajzë. U zhvendosëm nga veriu i Shqipërisë në një zonë të Tiranës. Edhe aty më ka dhunuar pafund i shtyrë edhe nga familjarët e tij. Vjehrra i thoshte se gratë e martuara kanë lidhje jashtë martesore dhe ai më dhunonte pafundësisht edhe mua edhe fëmijët duke më çuar në një gjëndje të rëndë fizike të shtrohesha në spital.

Burri me ka dhunuar barbarisht, ai më ka dhunuar edhe psikologjikisht mua edhe fëmijët.

Unë jam dhunuar nga motra e tij dhe nga vjehrra edhe nga kunati, edhe fëmijët i kanë dhunuar ata barbarisht sepse urdhrat e mbrojtjes i kanë edhe fëmijët.

Jam kërcënuar nga kunati dhe prokurori duke mu kërkuar të mos ankimoja vendimin për dhunën. Ata nuk më kanë lenë kurrë rehat, madje më kanë kërkuar të bëjë divorcin sepse kishin plane për burrin duke i prezantuar apo martuar me dikë tjetër. Mendoj se ai gjatë kësaj kohe mund ta ketë bërë divorcin”, rrëfen ajo./BW

g.kosovari

Next Post
Ministrja gjermane e prerë: Të nisin negociatat me Shqipërinë dhe RMV, është çështje sigurie dhe gjeopolitike

Ministrja gjermane e prerë: Të nisin negociatat me Shqipërinë dhe RMV, është çështje sigurie dhe gjeopolitike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In