Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka postuar një foto në Facebook, një foto me Sokol Hazizajn, avokatin e Alqi Bllakos, për të cilin është lëshuar një urdhër-arrest, por ende nuk është zbatuar pasi nuk dihet vendndodhja e tij.
Në postimin e tij Hoxha me ironi shkruan se është takuar me avokatin e Bllakos, por nuk dihet se me çfarë është larguar ish-deputeti socialist nga Shqipëria.
Postimi:
Mbani frymen njerez….
Foto taze me juristin e njohur Sokol Hazizaj, njekohesisht dhe avokatin e deputetit socialist Alqi Bllako….
Po vrasim mendjen nese Alqi ka ikur me traget nga Durresi, apo me monopat nga mali….