• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Më akuzuan se i vodha gjerdanin vjehrrës, e kishte fshehur…”/ 26-vjeçarja me 3 fëmijë rrëfen divorcin: Burri u lidh me një rumune, i kërkuan të ndahej për të marrë trashëgiminë

by Java News
05/07/2021 15:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Më akuzuan se i vodha gjerdanin vjehrrës një javë pas martesës. E kishte fshehur kunati”. Këto shkaqe dhe shumë të tjera kanë çuar në divorcin e një 26-vjeçare e cila ka ndarë historinë e saj në emisionin “Me zemër të hapur” në News24.

Nëna e 3 fëmijëve të mitur është ndarë nga bashkëshorti i saj pak muaj më parë. I shoqi jeton në Itali dhe sipas 26-vjeçares është lidhur me një rumune dhe nuk jep asnjë kontribut për rritjen e fëmijëve.

Gjithashtu marrëdhënia me familjen e bashkëshortit ka çuar në ndarjen e 26-vjeçares pasi ajo rrëfen se vjehrra dhe kunati nuk e donin. Madje ajo thotë se prindërit donin t’i jepnin në pronësi shtëpinë kunatit dhe jo bashkëshortit të saj. 26-vjeçarja tha se familja e ka telefonuar bashkëshortin dhe i ka thënë që të ndahet nga e reja në mënyrë që të marrë pjesën e tij në këtë pronë.

Evis Ahmeti: Si je ti dhe fëmijët e tu?

Gruaja: Faleminderit dhe babait jam mirë se më kanë ndihmuar

Evis Ahmeti: Sa kohë ka që nuk komunikon me fëmijët?

Gruaja: Ka që në fillim të prillit që nuk flet me asnjë nga 3 fëmijët

Evis Ahmeti: Si u njohe me bashkëshortin?

Gruaja:  Isha 18 vjec isha me mamin në Pazar për të blerë vezë. Në dyqan ishte një zonjë që më vonë u bë vjehrra ime. Ajo bisedoi me mamin dhe më pëlqeu mua. I tha hallës dhe kështu ndodhi ndërmjetësimi. Pas 3 ditësh erdhi më kërkoi dorën. Unë isha 18 vjeç ndërsa ai 26 vjec. Në fillim e pashë nga larg. Pastaj dolëm 2 familjet dhe u pëlqyem.

Evis Ahmeti: Ti e kishe mbaruar shkollën?

Gruaja: Kam bërë vetëm 9 klasë shkollë sepse për arsye ekonomike nuk e kam vazhduar.

Evis Ahmeti: Sa fëmijë jeni në familje?

Gruaja: Ne jemi 4 fëmijë. 2 motra dhe 2 vëllezër. Motra është e martuar. Unë isha e para nga familja që u martova.

Evis Ahmeti: Çfarë të pëlqeu tek ish-bashkëshorti?

Gruaja: Ishte i pashëm dhe komunikonte shumë sjellshëm kjo më bëri ta pëlqeja. Më thoshte fjalë që më jepte siguri.

MARRËDHËNIA ME FAMILJEN E BASHKËSHORTIT

Evis Ahmeti: Si e ëndërronit ju familjen?

Gruaja: Ne dëshironim të kishim një shtëpi. Të punonim të 2 në Itali dhe të ktheheshim në vend. Kjo ëndërr nuk u bë realitet. 1 javë pas dasme mua më akuzuan si hajdute sepse më thanë i kam marrë një gjerdan vjehrrës. 5 minuta më vonë gjerdanin e nxorri kunati ku e kishte fshehur. Kunati ka qenë shkaku i konflikteve. Ai ka qenë 28 vjec në atë kohë. Ai ishte xheloz për raportin që kishte im shoq me të ëmën. Unë e kam kuptuar që kjo mardhënie nuk ecte. Kërkova divorcin pa ardhur fëmijët, por burri nuk pranonte.

Evis Ahmeti: Si e ke takuar kunatin për herë të parë?

Gruaja: Ka qenë shumë i ftohtë edhe me mua edhe me të vëllain. Ai nuk më pranonte sepse unë isha nga fshati. Vjehrra ka mbajtur anën e kunatit ndërsa vjehrri mbante anën time. Burri vendosi të iknim në Itali ku qëndruam 8 vite. Kur nuk flisnim me ata ishim familja më e lumtur në botë ndërsa kur flisnim me ata burri bëhej nervoz.

Evis Ahmeti: Kush ishte shkaku?

Gruaja: Shtëpia e vjehrrit. Sepse donin t’ja linin kunatit dhe burri të mbetej pa gjë. I thanë në telefon lëre gruan të marrësh pronën. Nuk e di pse vjehrra donte të na ndante.

Evis Ahmeti: Si je sjellë ti me vjehrrën?

Gruaja: Shumë mirë. E ndihmoja. Zgjohesha që në 5 të mëngjesit. Pas sherrit për gjerdanin gjërat ndryshuan. Më kritikonte si vishesha rregullohesha apo pastroja shtëpinë. Më pas unë ika në Itali

Evis Ahmeti: Cfarë ndodhi më pas?

Gruaja: Për pushimet e verës unë vija në Shqipëri ndërsa burri më thoshte që do të rri të punoj të marr lekë. Asnjëherë nuk më shoqëronte derisa zbulova se kur unë nuk isha ai kishte krijuar lidhje jashtëmartesore me një rumune. Tradhtinë e zbulova nga mesazhet.  Ai nuk e pranoi,por më pas ai nisi bashkëjetesën me të.

Evis Ahmet: Çfarë thonin sms?

Gruaja: Ishin fjalë intime. Ai e bëri hapin e parë të ndarjes. Më ka kërkuar të ndaheshim dhe të bëja unë ndarjen por më pas e bëri ai. Muajin e fundit ai nuk solli rrogën në shtëpi. Unë  panolinat e djalit i merrja në ndihmat e shtetit. E denoncova në polici. Në shtëpi rrinte vetëm 1 orë. Ai mori babain tim në telefon dhe i tha a mund ta sjell vajzën dhe 3 fëmijët të rrijnë pak muaj tek ju se jam me borxhe. Më solli tek babai dhe nuk më mori më. Gjykata vendosi si pesion ushqimor 210 mijë lek por ai as atë s’e jep.

Next Post
Dhunë seksuale gjatë luftës së Kosovës/ Gjykata dënon me 10 vite burg ish-policin serb

Dhunë seksuale gjatë luftës së Kosovës/ Gjykata dënon me 10 vite burg ish-policin serb

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

September 23, 2026
Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

September 23, 2026
“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

September 23, 2026
Martin Leka kujton burgun me Nanon dhe Ramiz Alinë: Biseda me Dritëroin para se të arrestohesha

“SPAK ka marrë rolin e portaleve”- Analisti Leka: Publikon mesazhe me histori rozë e denigruese! Pse nuk merret me çështje madhore si 21 Janari?

September 23, 2026
Plas arma në Peqin, një i plagosur dërgohet në gjendje të rëndë në spital

EMRAT/ Plagosja me thikë në Tiranë, arrestohet i dyshuari! I plagosuri në gjendje të rëndë në spital, Policia jep detajet

September 23, 2026
“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

September 23, 2026
“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

September 23, 2026
PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

September 23, 2026
Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

September 23, 2026
“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com