• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Më 9 Qershor bota më ndryshoi përgjithmonë, nuk mund të fle në paqe…”

by A R
30/05/2019 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtatë të rinj janë shpallur fajtorë për vrasjen e një shqiptari në Londër. Edmond Jonuzi, 35 vjeç, humbi jetën gjatë një sulmi me thikë më 9 Qershor të 2019-s në afërsi të stacionit të metrosë Turnpike Lake. Ai njihej gjithashtu me emrin Edmond Preçi. I riu ishte sëbashku me vëllain, Eraldi Preçi, i cili gjatë sulmit pësoi dëmtime të rënda në kafkë.

Gjykata vendosi të martën se Bilal Mumin, 20 vjeç, është fajtor për vrasjen e 35-vjeçarit. Ndërkohë, gjashtë të rinj të tjerë janë shpallur fajtorë për dhunë.  Ata janë Saydomar Mohammed, 21 vjeç; Tenzin Massiah, 23 vjeç; Abdul Mohamed, 22 vjeç; Ismail Mohammed, 21 vjeç; Eldar Iliazi, 21 vjeç dhe Rayan Saleh.

Policia është shprehur se të rinjtë përpara vrasjes së Jonuzit e kishin shpenzuar ditën përreth zonës Common Duckett-s duke pirë, duke u zënë dhe duke u përfshirë në sjellje anti-sociale. Ata e njihnin njëri tjetrin dhe ishin të përfshirë në trafik droge. Gjykata dëgjoi të martën se ata ndiheshin “Zotat” e zonës.

Ndërkohë 35-vjeçari Edmond Jonuzi dhe vëllai i tij Eraldi mësohet se ishin kërcënuar nga një anëtar pasi po ktheheshin nga një darkë me kushërinjtë e tyre. Pas kësaj nisi një sherr i fuqishëm, ku u përfshinë të gjithë anëtarët e bandës dhe dy shqiptarët. Për shkak të sulmit Jonuzi humbi jetën pasi pësoi 19 plagë në trup dhe një të çarë në zemër.

Mamaja e tij, Dava Preçi, e kishte të pamundur të shkonte në Britani për seancat gjyqësore, por sipas BBC ka reaguar me një deklaratë.

“Më 9 Qershor bota më ndryshoi përgjithmonë, e më la të thyer dhe bosh përbrenda. Më ka mbetur të imagjinoj imazhet e dhunës dhe dhimbjes që djemtë e mi kaluan. Nuk mund të fle në paqe”, është shprehur ajo.

Mediat britanike shkruajnë se data për dhënien e dënimeve për fajtorët do të vendoset në ditët në vijim. (ABC News).

/a.r

Next Post
Negociatat, Athina: Dënojmë pengimin e Belerit në Himarë, respektoni minoritetin

Negociatat, Athina: Dënojmë pengimin e Belerit në Himarë, respektoni minoritetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com