• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Negociatat, Athina: Dënojmë pengimin e Belerit në Himarë, respektoni minoritetin

by A R
30/05/2019 19:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar pas publikimit të progres-raportit të Komisionit Europian që rekomandon hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë.

Në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme greke, thuhet se mes dy vendeve po bashkëpunohet për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe.

Lidhur me respektimin e minoritetit grek, Athina zyrtare kërkon më shumë garanci, sikurse thotë, “është një nga 5 prioritetet kryesore për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian”.

“Greqia është duke punuar për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe me Shqipërinë dhe mbështet procedurën për anëtarësimin në Bashkimin Europian, në kushtet që janë zbatuar për të gjitha vendet e anëtarësuara, duke përmbushur të gjitha kërkesat. Siç është bërë e qartë në raportin e Komisionit Europian, respektimi i të drejtave të minoritetit grek është i lidhur drejtpërdrejt me perspektivën europiane të Shqipërisë dhe është pjesë integrale e pesë prioriteteve kryesore për hapjen e negociatave të vendit për anëtarësim në BE, përmbushja e të cilave do të trajtohet nga Këshilli i Europës. Në këtë kontekst, ne presim garanci për të drejtat e minoritetit në të gjithë Shqipërinë, një masë që Shqipëria kishte ndërmarrë për ta miratuar deri në Maj 2018, dhe zbatimin e ligjit të pronësisë për anëtarët e minoritetit”.

Athina zyrtare përmend edhe refuzimin e KQZ për Fredi Bejlerin, që e ndalon të kandidojë për kryetar të Bashkisë së Himarës në zgjedhjet vendore.

“Së fundmi, po vëmë re metoda që synojnë të anulojnë kandidaturën e kreut të OMONIA-s Fredi Bejleri për Bashkinë e Himarës në zgjedhjet e ardhshme vendore. Këto veprime shkelin të drejtën e përfaqësimit politik të minoritetit grek për zgjedhjet në Himarë. I bëjmë thirrje Shqipërisë që të kthehet në rrugën e përparimit dhe jo të bëjë prapa, në mënyrë që procesi i saj i pranimit të përparojë“.  /a.rada

Next Post
Grida Duma: Zgjedhjet as që bëhet fjalë të mbahen pa PD-në

Grida Duma: Kauza jonë është historike, arritëm t'ia bëjmë të ditur botës për vetëm 3 muaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma Zgjedhore, Berisha ftesë partive opozitare: Të bashkohemi kundër Ramës! Lista plotësisht të hapura dhe një zonë e vetme kombëtare

Reforma Zgjedhore, Berisha ftesë partive opozitare: Të bashkohemi kundër Ramës! Lista plotësisht të hapura dhe një zonë e vetme kombëtare

November 13, 2026
Zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, KQZ zbulon kur publikohet lista e parë e zgjedhësve

Zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, KQZ zbulon kur publikohet lista e parë e zgjedhësve

November 13, 2026
Shiste drogë në Qerret, arrestohet 35-vjeçari i dyshuar!

Shiste drogë në Qerret, arrestohet 35-vjeçari i dyshuar!

November 13, 2026
Shenjat që nuk duhen injoruar: Universi mund të jetë duke ju mbrojtur nga diçka e keqe!

Shenjat që nuk duhen injoruar: Universi mund të jetë duke ju mbrojtur nga diçka e keqe!

November 13, 2026
Balla prezanton ndryshimet në ligjin për strehimin social: 30% e banesave për familjet në nevojë

Balla prezanton ndryshimet në ligjin për strehimin social: 30% e banesave për familjet në nevojë

November 13, 2026
Kush është ish-inxhinierja e helikopterëve, kandidatja që pritet të bëhet presidentja e parë grua e Gjermanisë?

Kush është ish-inxhinierja e helikopterëve, kandidatja që pritet të bëhet presidentja e parë grua e Gjermanisë?

November 13, 2026
Çupi: Rama hodhi poshtë mitin se po të jesh në pushtet, s’ndëshkohesh. Do shikojmë drejtësinë më të madhe në vend

Ah, sikur të bjerë shi në ditën e Evropës

November 13, 2026
Pagat e gjyqtarëve / SPAK merr në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Financave!

Pagat e gjyqtarëve / SPAK merr në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Financave!

November 13, 2026
Lëvizte me taksi i armatosur me pistoletë, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë, në pranga edhe pasagjeri tjetër

Lëvizte me taksi i armatosur me pistoletë, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë, në pranga edhe pasagjeri tjetër

November 13, 2026
Autor i 6 librave shkollorë dhe monografi, ndahet nga jeta mësuesi i merituar Alqi Jani

Rritet me 80% financimi për trashëgiminë kulturore, ministri zbulon planet për vitin 2027

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In