Me 9 kg kokainë të pastër në makinë, 23-vjeçari shqiptar arrestohet në kufirin zviceran, vlera e drogës mbi 1 mln euro

Një 23-vjeçar shqiptar, i dyshuar si “kalë droge”, është arrestuar në kufirin zviceran, teksa transportonte me makinën e tij një ngarkesë prej të paktën 9 kg kokainë të pastër.

Aksioni është kryer prej datës 28 maj në Ticino dhe u raportua vetëm së fundmi nga mediat zvicerane. Ndërhyrja e oficerëve u krye në kufirin doganor të San Pietro di Stabio.

Kjo u raportua edhe nga Zyra e Prokurorit Publik, Policia Kantonale dhe Zyra Federale e Doganave, teksa emri i të arrestuarit nuk u bë i ditur, por ai dyshohet se është korrieri i një organizate kriminale që vepron midis Zvicrës, Gjermanisë dhe Italisë.

I riu, banor i Gjermanisë, po largohej nga Zvicra kur zyrtarët doganorë zbuluan drogën gjatë një kontrolli.

Më pas ai u mor në pyetje dhe u arrestua nga policia kantonale. Shqiptari akuzohet për shkelje të rëndë të Aktit Federal të Narkotikëve. Hetimi i është besuar prokurores publike Petra Canonica Alexakis, teksa detajet mbahen si sekret hetimor, pasi po hetohet për organizatën kriminale që qëndron pas të arrestuarit, informon media zvicerane.

Vlera e drogës nëse do të përgatitej dhe ndahej në doza, mund të sillte një xhiro prej më shumë se 1 mln euro në treg.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com