• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Me 84 vota! Rrëzohet në Kuvend dekreti i presidentit Meta për koncesionin e Rinasit

by Java News
08/03/2021 14:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi ka rrezuar me 84 vota pro, dekretin e Presidentit Ilir Meta, për zgjatjen e afatit të koncesionit të Rinasit.

Rrëzimi i dekretit u paralajmërua nga Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila në fjalen e saj në parlament tha se pretendimet e kreut të shtetit lidhur me kohën e negocimit nuk qëndrojnë, ndërsa hodhi poshtë po ashtu akuzat për ndryshim të aksionerit.

“Ndryshimi i aksionerëve nuk përbën ndryshimin e shoqërisë. Shteti përmes këtij rinegocimi ka arritur të imponohet te koncesionari për shtimin e investimeve deri në 99 milionë euro, që do të konsistojnë si në rritjen e cilësisë së shërbimeve, si në rritjen e kategorisë nga 4C në 4E, me zgjatimin e pistës dhe përmbushjen e kushteve të sigurisë”, tha Balluku.

LIGJI U KTHYE NE PARLAMENT NGA PRESIDENTI

Pak ditë më parë, Kreu i Shtetit, Ilir  Meta ktheu në Kuvend zgjatjen e koncesionit për Rinasin.

Në argumentet e tij, Presidenti  tha se marrëveshja që zgjat këtë afat është antikushtetues dhe ka nivelin më të lartë të korrupsionit legjislativ.

“Ky ligj dhe marrëveshja shtesë koncesionare ka nivelin më të lartë të antikushtetuesmërisë, por edhe të korrupsionit legjislativ në qeverinë dhe në kuvendin tonë një partiak. Shtesa arbitrare është kryer në kundërshtim me rregullat.  Kjo kontratë shtesë koncesionare është mbajtur larg syrit të publikut. Në faqen zyrtare të Kuvendit nuk është bërë ende publike. Arsyeja është e thjeshtë fshehja nga sytë e publikut të kësaj procedure krejtësisht antikushtetuese, skandaloze dhe ligjore”,  deklaroi Presidenti Meta pak dite me pare.

g.kosovari

Next Post
8-Marsi festohet ndryshe në Durrës/ Shkallët e galerisë mbushen me këpucë të kuqe si simbol i humbjes së grave nga dhuna

8-Marsi festohet ndryshe në Durrës/ Shkallët e galerisë mbushen me këpucë të kuqe si simbol i humbjes së grave nga dhuna

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjyqi ndaj Veliajt, caktohet data e seancës së parë në GJKKO

March 3, 2026
Diaspora pret fletë-votimet, Celibashi: Printimi nisi, brenda 2 javësh shpërndarja

“Partitë nuk deklarojnë financimet, 50% s’marrin pjesë në zgjedhje”, Celibashi rekomandon raportime periodike

March 3, 2026
Silvio Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

Gonzato: Financimi i partive politike, parakusht për procesin e anëtarësimit në BE

March 3, 2026
Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

March 3, 2026
Lufta në Iran trondit tregjet evropiane, gazi rritet me 33% brenda pak ditësh

Lufta në Iran trondit tregjet evropiane, gazi rritet me 33% brenda pak ditësh

March 3, 2026
Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

March 3, 2026
Akuzohet si ekzekutori i Nikulajt, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për portugezin

Akuzohet si ekzekutori i Nikulajt, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për portugezin

March 3, 2026
Spanja nuk lejoi përdorimin e bazave të saj për sulm ndaj Iranit, Izraeli: Je në anën e gabuar të historisë

Spanja nuk lejoi përdorimin e bazave të saj për sulm ndaj Iranit, Izraeli: Je në anën e gabuar të historisë

March 3, 2026
Mbledhja e Kryesisë së PS përfundon pa datë për Asamblenë. Zbardhen porositë e Ramës

Mbledhja e Kryesisë së PS përfundon pa datë për Asamblenë. Zbardhen porositë e Ramës

March 3, 2026
Naftë dhe gaz, pse efekti i luftës me Iranin mund të jetë një mundësi e artë për Putinin

Naftë dhe gaz, pse efekti i luftës me Iranin mund të jetë një mundësi e artë për Putinin

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In