• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Miratohet buxheti më i madh në histori. Kalon edhe tatimi 5% për rivlerësimin e pronave

by A R
12/12/2025 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

as një muaj diskutime në komisionet parlamentare, buxheti i vitit 2026, u vulos me 81 vota pro dhe 16 kundër, pas mesnatës së kësaj të premte në parlament.

Mes dhjetëra amendimeve për shtesa buxhetore për institucione e projekte të ndryshme nga deputetët, të gjithë u rrëzuan.

Të vetmit që u pranuan, ishin kërkesat e institucioneve të bëra në komisionet parlamentare. 12 institucione marrin 504.9 milionë lekë shtesë, kryesisht institucionet e drejtësisë, morën para ekstra.

Gati 886.7 miliardë lekë ose 8.8 miliardë euro do të jenë në dispozicion të institucioneve për tu shpenzuar për shërbime shëndetësore, për paga, për skemat e mbështetjes të familjeve në nevojë, pensione, arsim, punësim, bujqësinë, transportin rrugor, drejtësinë e deri tek shpenzimet për sigurinë, në kuadër të detyrimeve ndaj NATO-s, shkruan A2 CNN.

Për vitin e ardhshëm është parashikuar formula e re e rritjes së pensioneve që parashikon bonuse të përmuajshme. Sipas të dhënave në projektligj fondi për bonuset në vitin që vjen do të jetë 100 milionë euro si dhe janë parashikuar 16.5 milionë euro për indeksimin e tyre.

Buxheti i ri mbështet edhe rritjen e pagës minimale nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë si dhe indeksimin me 2.5% të pagave të administratës publike, duke nisur nga 1 janari.

Investimet publike për vitin 2026 janë parashikuar të arrijnë në vlerën rreth 1.8 miliardë euro, nga 1.6 miliardë euro të planifikuara këtë vit.

13.5 miliardë lekë është fondi për kompensimin e medikamenteve, si dhe 1.5 miliardë lekë do përdoret për barnat onkologjike.

Ndërkohë sa i takon të ardhurave ato planifikohet të arrijnë në vlerën 8.2 miliardë euro nga 7.7 miliardë euro aktualisht, rritje që pritet të ndikohet kryesisht nga zhvillimi ekonomik, vijimi i turizmit dhe miradministrimi. Në vitin që vjen borxhi publik do të kapë shifrën e 14.9 miliardë euro, nga 14.2 miliardë euro i parashikuar për këtë vit.

Rritja ekonomike është planifikuar në 4%, e mbështetur kryesisht nga turizmi dhe ndërtimi.

***

Të gjithë qytetarët që do të rivlerësojnë pronat do të kenë tatim 5%. Kuvendi ka miratuar me 76 vota pro, 22 kundër dhe zero kundër Projektligjin për ‘Rivlerësimin e pasurive të Paluajtshme’.

Edhe pse opozita kërkoi që tatimi të jetë 2% për familjet, ministri i Financave tha në Kuvend, se nuk mund të ulet për shkak se për herë të parë do të njihet amortizimi apo vjetërsia e banesave.

Po ashtu u rrëzuan edhe amendimet e Erion Braçes, për këtë proces për tatim 3% për zonat jo-rezidenciale. Si dhe të përfitojnë shtëpive e apartamenteve që janë në proces legalizimi dhe të atyre që janë në proces regjistrimi.

Prej janari deri në dhjetor të vitit 2026, i gjithë vendi do të përfshihet në fushatën e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme. Ky proces do të bëhet përmes një norme tatimore prej 5%, ndryshe nga sa është aktualisht prej 15% nëse shitet prona, shkruan A2 CNN.

Kjo është norma më e lartë tatimore e aplikuar ndonjëherë për këtë proces, që prej kur ka ndodhur rivlerësimi i parë, që është e njëjtë si për bizneset dhe për individët. Tatimi paguhet për diferencën e vlerës mes asaj të regjistruar në kadastër dhe asaj me të cilën shitet.

Next Post
Ministra dhe drejtorë në listat e deputetëve, Braçe: Kam rezerva, të dalin në fushëbetejë!

Kërkoi barazimin e TVSH-së në bujqësi në hyrje dhe dalje, rrëzohen amendamentet e Erion Braçes

Comments 1

  1. Lili says:
    2 months ago

    Buxheti më i madh në histori?! Paratë e shqiptarëve shkojnë në bankat e qeverisë më të korruptuar në botë Edi Rama kërcënon popullin shqiptar me Gogolin e Urisë… Sipas OKB-SË ky quhet ndryshe:Krim Kundër Njerëzimit Pra Edi Rama ka bërë dhe bën genocid me Gogolin e Urisë ndaj shtresave në nevojë,ndaj të pamundur e,të sëmurëve,sakatëve,ndaj 99% të pensionistëve..
    Bukë e Mëmëdheut zëntë,Tradhtorët e pabesë (Naim Frashërit)

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

February 6, 2026
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

February 6, 2026
Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun, rrëzohet kërkesa e qeverisë

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In