• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Më 27 gusht shpallen fituesit në univeristet, Xhelaj: Kandidatët mund të bëjnë ankimim pranë fakultetit

by Java News
22/08/2023 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Po i vjen fundi etheve të maturantëve për të mësuar se në cilat programe studimi do të shpallen fituesë. Sipas drejtorit të Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj, universitetet përfshirë dhe ato që kanë konkurse apo teste pranimi brenda datës 26 Gusht bëjnë hedhjen e të dhënave në sistem, ndërsa fituesit do të shpallen ditën e Dielë më 27 Gusht.

“Kanë kohë deri në datën 26 Gusht që të bëjnë llogaritë dhe të shpallin listat e fituesve brenda universitetit dhe pastaj të gjitha këto ngarkohen në sistem në datën 26 dhe me datë 27 bëhen publike dhe maturantët mund të futen tek Këndi Maturantit vetëm më ID  e maturës dhe shikojnë renditjen e tyre për të gjithë aplikimet që kanë bërë në formularin A2.

Sipas Xhelajt kandidatët kanë një ditë afat për të bërë ankimimin e rezultateve, ndërkohë që më 29 Gusht do të nis regjistrimi i studentëve fitues në univiersitete.

“Data 28 e cila është në dispozicion të maturantëve që nëse ata kanë ndonjë ankesë për shkak të renditjeve apo kalkulimit të pikëve mund të paraqiten pranë fakultetit përkatës jo në RASH. Ne nuk bëjmë pikëzime as nuk nxjerrim renditje. Të bëhet ankimimi pranë fakultetit dhe nëse merret në konsideratë atëherë rishikohet lista. Data 29 është dita e parë e regjistrimeve dhe pastaj nis ajo gara e zakonshme me faza 48 orëshe, 7 faza. Në datën 11 Shatator përfundon komplet raundi i parë i regjistrimeve.”

Ai u rekomandon maturantëve që të verifikojnë të dhënat në sistem dhe më pas të vendosin të regjistrohen .

“Janë ato ngjyrat klasike jeshilja dhe e kuqja që janë indikatorë, por ato duhet të shikojnë edhe elementet informuese siç janë renditja, pikët, kuotat që ata të kenë një ide se si mund të vijojë gara që mos të bëjnë regjistrimin direkt. Brenda portalit e-Albania ka një ikonë që thotë statistikat e vjetshme dhe aty mund të informohen për vendndodhjen, pikët që ka pasur fituesi i fundit dhe pak a shume krijon një ide se si mund të vijojë gara këtë vit.”

Universitetet që kanë konkurse dhe teste pranimi, siç është Mjekësia, Arkitektura, unviersiteti i Arteve dhe ai i Sporteve janë duke i zhvilluar. Pikët që kandidatët do marrin këto teste do tu bashkangjiten pikëve të Maturës Shtetërore dhe më pas bëhet rankimi i tyre final. Në garë janë 19,600 maturantë ndërsa të gjitha universitete ofrojnë 32 mijë kuota.

/f.stafa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

November 24, 2026
Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

November 24, 2026
Vance hedh poshtë zërat se SHBA u tërhoq: Administrata e Trump është optimiste për negociatat për paqe në Ukrainë

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

November 24, 2026
“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

November 24, 2026
Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

November 24, 2026
Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

November 24, 2026
Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

November 24, 2026
Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

November 24, 2026
Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

November 24, 2026
Panik në ajër, avioni me shqiptarë në bord pëson defekt gjatë fluturimit për në Tiranë! Kthehet me urgjencë në Londër, rrëfimi i pasagjerit

Lufta hibride? Kaos në qiellin britanik, bllokohen lokalizuesit për 140 avionë pasagjerësh në një ditë!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In