• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Më 14 maj fitojmë bindshëm! Koalicioni Meta-Berisha, formacion i dy familjeve”

by A R
02/05/2023 09:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka folur dje sa i takon zgjedhjeve lokale të 14 majit. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive ditën e djeshme, deputeti Koçi u shpreh se sipas sondazheve, fitorja e socialistëve në bashkitë e vendit është mëse e qartë, duke akuzuar opozitën se po lufton ndaj qeverisë në vend që të ketë projekte të mirëfillta.

“Një nga problemet më të mëdha që ka sot opozita vjen për shkak se braktisi parlamentin dhe pastaj organet e qeverisjes vendore. Unë besoj që duhet të vlejë kjo si leksion në të ardhmen që asnjë forcë politike të mos e bëjë një gjë të tillë, sepse këto lloj taktikash që janë bërë për të ngritur një akuzë monizmi praktikisht janë kthyer në një auto-gol shumë të madh. Mendoj gjithashtu se këto zgjedhje janë në një farë mënyrë të përcaktuara sepse nga sondazhet duket se mbështetja ndaj PS mbetet e njëjta, për të mos thënë që elektorati i majtë është shumë më i madh në numër dhe taktika e opozitës është t’i përdorë organet për luftë dhe jo për punë”, deklaroi ai.

Më tej Koçi theksoi se qëndrimi i kryeministrit Rama ndaj kandidatëve të opozitës ka të bëjë direkt me shpalljen “non-grata” të Sali Berishës.

“E para PS në Parlamentin e kaluar e respekton marrëveshjen me një pjesë të opozitës jashtë, por ishte e detyruar të respektonte atë brenda Parlamentit. Lidhur me deklarimet e kryeministrit nuk duhet t’i ngatërrojmë gjërat, nuk ka lidhje me kandidatët e opozitës, por me shpalljen e Berishës ‘non-grata’. Nuk ka lidhje me mosrespektim të ligjit, por për kandidatë që janë ushtarë të Berishës do ketë një qëndrim tjetër”, nënvizoi deputeti i PS, Petro Koçi.

/a.r

Next Post
“Unë autobusin falas nuk e votoj kurrë”, Sejamini i kërkon Metës përgjigje politike për të ardhmen e Tiranës

“Unë autobusin falas nuk e votoj kurrë”, Sejamini i kërkon Metës përgjigje politike për të ardhmen e Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In