Komisioni i Ekonomisë ka miratuar propozimin e qeverisë për shkarkimin e Arben Malajt nga Bordi Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.
Ky vendim i kalon Kuvendit për miratim.
12 anëtarë të Komisionit të Ekonomisë kanë votuar pro shkarkimit të Malajt, ndërsa 5 të tjerë kundër.
Ditën e sotme, Arben Malaj ishte i pranishëm në Komision sëbashku me avokatin e tij, ku debatuan me anëtarët socialistë.
/a.r