Një 71 vjeçar është mbytur pasditen e sotme në plazhin e Shëngjinit.
I moshuari kishte shkuar për pushime te e bija në Lezhë, ndërsa ditën e sotme doli për të bërë plazh, por u mbyt sapo u fut në ujë, raporton gazetari i ABC, Gjergj Figuri.
Ky është rasti i parë në prag të nisjes së këtij sezoni turistik në Shqipëri. Trupi do të dërgohet në morgun e spitalit të Lezhës për autopsi për t’u përcjellë më pas në banesën e fundit.
g.kosovari