• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ligji ri/ Shoferët e ‘çmendur’ do paguajnë më shumë. Pas 1 korrikut ndryshon tarifa për siguracionin e makinës

by Java News
08/05/2021 18:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 1 korrik 2021 pritet të hyjë në fuqi ligji i ri i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit. Ligji u miratuar në mars të 2020, por u rikthye nga presidenti Ilir Meta në 14 prill 2021, me pretendimin se ka paqartësi. Megjithatë, Kuvendi pritet ta miratojë sërish ligjin brenda muajit maj 2021, këtë herë në mënyrë përfundimtare. Neni 8 i këtij ligji konsiderohet më i rëndësishmi dhe me më impakt për drejtuesit e mjeteve. Për herë të parë, parashikohet që vlera e siguracionit të makinës do të përcaktohet nga historiku i sjelljes në rrugë, i aksidenteve dhe i dëmeve të drejtuesit të mjetit. Kush ka një historik të pastër dhe pa dëme të shkaktuara, ose dëme modeste, do të paguajë më pak.

Pronarët e mjeteve që kanë një historik problematik me aksidente, ku për rrjedhojë intensifikohen me risk të lartë, do të paguajnë tarifë më të lartë për siguracionin vjetor të makinës. Ky sistem i ri që do të aplikohet quhet “bonus-malus” dhe përcakton e nivelit të primit të sigurimit të detyrueshëm të mjetit motorik, bazuar në historikun e dëmeve të të siguruarit. Sistemi duhet të zbatohet nga shoqëritë e sigurimit që lëshojnë dokumentin e sigurimit vjetor. Sipas ligjit, shoqëria e sigurimit është e detyruar të vërë në dispozicion të të siguruarve certifikatën e historikut të dëmeve, kur ta tarifojë për sigurimin e mjetit. Pra, çdo drejtues mjeti, do të pajisjet edhe me historikun e tij të sjelljeve në rrugë.

Në ligj parashikohet detyrimi i pronarit të çdo mjeti transporti që të lidhë një kontratë sigurimi për aq kohë sa mjeti i transportit mbetet në qarkullim. Kur polici i kontrollin e trafikut vëren se drejtuesi i mjetit nuk ka siguracionin, i vendos gjobë sipas Kodit Rrugor. Ditën e djeshme, Kuvendi miratoi ndryshimet në Kodin Rrugor. Fillimisht, ishte parashikuar identifikimi përmes një sistemi të posaçëm të të gjithë mjeteve të pasiguruara dhe gjobitja 30 pas skadimit të siguracionit. Por, ky propozim u hodh poshtë nga Parlamenti. Mjetet e pasiguruara do të konstatohet si më parë nga kontrollet e rastësishme të policisë rrugore. Në këtë rast masa e gjobës parashikohet në nenin 191 të Kodit Rrugor dhe më konkretisht  nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë.

Ligji për sigurimin e detyrueshëm, sistemi i siguracionit

Kodi Rrugor, gjoba për të pasiguruarit

Raporti i Kuvendit kundër gjobës automatike

Ligji për sigurimin e detyrueshëm
Next Post
VIDEO/ Gol dhe grushta në ndeshjen Tirana-Kastrioti, presidenti i ekipit hyn në fushë dhe kapet me…

VIDEO/ Gol dhe grushta në ndeshjen Tirana-Kastrioti, presidenti i ekipit hyn në fushë dhe kapet me…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dokumenti zbardh takimin sekret në Hagë, Jack Smith i shpallte të dënuar me burgim të përjetshëm ish-krerët e UÇK-së që në vitin 2020

“Liri për çlirimtarët”, diaspora shqiptare proteston në Vjenë kundër vendimit të Hagës (VIDEO)

September 20, 2026
Gjenden mbetjet mortore të 23 personave në Zubin Potok, Kurti: Numri përkon me “grupin e intelektualëve”

Kurti: Duhet dakordim për strategji shtetërore pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Surprizat e motit, Tirana “pushtohet” nga shiu, Vlora dhe Fushë-Kruja “digjen” nga zjarri

Surprizat e motit, Tirana “pushtohet” nga shiu, Vlora dhe Fushë-Kruja “digjen” nga zjarri

September 20, 2026
Dënimi i ish-krerëve të UÇK në Hagë, Partia e Lirisë kërkon interpelancë me Ramën

Dënimi i ish-krerëve të UÇK në Hagë, Partia e Lirisë kërkon interpelancë me Ramën

September 20, 2026
Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbetjeve në Fushë-Krujë/ Reja e tymit shkon drejt Kamzës e Mamurrasit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbetjeve në Fushë-Krujë/ Reja e tymit shkon drejt Kamzës e Mamurrasit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

September 20, 2026
Leximi i numrave ose, mjerim opozitar!

Leximi i numrave ose, mjerim opozitar!

September 20, 2026
Sllovakia “sulmon” BE: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

Sllovakia “sulmon” BE: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

September 20, 2026
Itali/ 25-vjeçari shqiptar vritet me armë zjarri, dyshohet se po grabiste një banesë

Itali/ 25-vjeçari shqiptar vritet me armë zjarri, dyshohet se po grabiste një banesë

September 20, 2026
Tragjike në Dibër! Mbytet një 22-vjeçare në lumin Drini i Zi

Tragjike në Dibër! Mbytet një 22-vjeçare në lumin Drini i Zi

September 20, 2026
Zjarri përfshin varrezat në Babicë! Fakët rrezikojnë edhe banesat, digjen ullinj shekullorë

Zjarri përfshin varrezat në Babicë! Fakët rrezikojnë edhe banesat, digjen ullinj shekullorë

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com