• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mbyllje të bizneseve që shesin alkool pranë shkollave, Balla: Forcojmë Kodin Penal

by A R
05/09/2023 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forcim të Kodit Penal për personat që trafikojnë lëndë narkotike pranë shkollave, por edhe për ata që kapen me armë pa leje.

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, që starton më 11 shtator, ministri i Brendshëm Tauland Balla ka paralajmëruar nga Durrësi dyfishimin e dënimeve në Kodin Penal për të garantuar mbarëvajtjen e procesit mësimor brenda perimetrit të sigurisë në shkolla.

“Ne synojmë të dyfishojmë dënimet penale në ngarkim të gjithkujt që përfshihet në shpërndarje, dhe shitje lëndësh narkotike pranë shkollave. Këtë praktikë të re do ta ndjekim edhe në vepra të tjera penale. Një person që do të kapet me armë pa leje, qoftë kjo armë zjarri apo armë e ftohtë brenda perimetrit të sigurisë, ne do të propozojmë edhe për këtë rast dyfishim të dënimit”,– tha ministri Balla.
Një rëndësi të veçantë strukturat e Policisë së Shtetit dhe inspektorët e AKU-së do t’i kushtojnë bizneseve që ushtrojnë aktivitetin pranë godinave arsimore për të frenuar fenomenin e konsumimit të pijeve alkoolike nga moshat e reja. Sipas ministrit Balla, nëse do të konstatohen raste të tilla, masat do të jenë drastike.

“Duhet ta kuptojnë të gjitha njësitë e shërbimit, që ndodhen pranë shkollave, që nëse larg qoftë për ta përfshihen në  veprimtari kriminale në dëm të shëndetit të fëmijëve, në dëm të interesit publik, duhet ta kuptojnë që njësitë e tyre do të mbyllen përfundimisht dhe nuk do të hapen më asnjëherë”,- deklaroi ministri i brendshëm.

Problematika e rindërtimit dhe riparimit të objekteve arsimore të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, do të jetë prezente edhe këtë vit të ri shkollor në Durrës.

Ende ka shkolla në proces ndërtimi. Gjatë vizitës së tij në shkollën artistike “Jan Kukuzeli”, ministri i brendshëm Taulant Balla shoqërohej edhe nga kryetarja e Bashkisë Durrës Emirjana Sako.

/a.r

Next Post
Scholz kundër Macron: Nuk do ta kushtëzojmë liberalizimin e vizave për Kosovën

Scholz kundër Macron: Nuk do ta kushtëzojmë liberalizimin e vizave për Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ku është populli (dhe ku janë 78 mijë studentë)?!

October 25, 2026
Tensione në bulevard, protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

Tensione në bulevard, protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

October 25, 2026
Kremlini: Evropa duhet të marrë pjesë në bisedimet e paqes për Ukrainën

Kremlini: Evropa duhet të marrë pjesë në bisedimet e paqes për Ukrainën

October 25, 2026
Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

10 mijë, rrëzojnë 1 milionë?

October 25, 2026
Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

October 25, 2026
Organizatat kërkesë palëve politike për dialog, Rama: Kur të doni dhe ku të doni, pa kushte!

Rama hedh poshtë “fake news” për Vishkullin: Të gjitha shpenzimet i paguan shteti! E përcollëm unë, Begaj dhe Peleshi

October 25, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Dhuna në protesta, Koçiu: Është kthyer në rrezik serioz për jetën e qytetarëve

October 25, 2026
Kërkoi dialog me Ramën, protestuesi hidhet nga të tjerët në shkallët e Kryeministrisë, bëhet për spital

Kërkoi dialog me Ramën, protestuesi hidhet nga të tjerët në shkallët e Kryeministrisë, bëhet për spital

October 25, 2026
Trazirat dhe plaçkitjet në Barcelonë, arrestohen 128 persona

Trazirat dhe plaçkitjet në Barcelonë, arrestohen 128 persona

October 25, 2026

1win Casino Indonesia 2026 – Review, Daftar, Login, Bonus Terbaru

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In