• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbyllja e TikTok, gazetarja: I domosdoshëm. Psikologia: Duhet sensibilizim dhe edukim

by A R
09/12/2024 12:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri, çështja e ndalimit të rrjeteve sociale për të miturit është kthyer në një debat të gjerë publik, si një mënyrë për të mbrojtur fëmijët nga rreziqet që sjell përdorimi i platformave sociale. Konsultat publike kanë nisur nëpër shkolla ku për kthimin e kësaj nisme në ligj, mbështetja kryesore duhet të vijë nga prindërit.

Gazetarja Florentina Selmani nga Melburni e vuri theksin te nevoja për një mbështetje më të gjerë sociale për të siguruar zbatimin e këtij ligji. Ajo tha se prindërit janë aktorët kryesorë që duhet të përkrahin këtë nismë për të ndihmuar në edukimin e fëmijëve mbi rreziqet që mund të sjellë interneti dhe rrjetet sociale

“Mendoj se mund të gjejë një zbatim edhe në Shqipëri. Ky ligj është jo vetëm i nevojshëm por edhe i domosdoshëm në ditët e sotme duke pasur parasysh problemet që po lindin nga mediat sociale për të miturit dhe fëmijët tanë. Duke pasur parasysh ngjarjet e fundit, ligji do gjejë zbatim të mirë nëse do ketë mbështetjen e popullsisë së gjerë, pasi prindërit duhet të jenë ata që duhet të përkrahin një iniciativë të mirë. Australia do e aplikojë në 2025 mbylljen e rrjeteve sociale, por duhet një verifikim i një dokumenti për të vërtetuar moshën tënde”, u shpreh Selmani në “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH.

Nga ana tjetër, psikologia Eriona Hoxha theksoi se ndalimi i rrjeteve sociale për të miturit nuk mund të arrihet pa një plan të madh edukimi dhe sensibilizimi. Sipas saj, në Shqipëri mungon një kulturë ligjore dhe është mjaft e rëndësishme që fillimisht të ketë një sensibilizim qytetar për këto nisma.

“Që ne të zhbëjmë një sjellje do na duhet aq kohë sa na është dashur për ta krijuar këtë sjellje. Është një nevojë e padiskutueshme që duhet bërë mbyllja e disa rrjeteve sociale, pro ka të bëjë edhe për realitetin në Shqipëri se sa jemi të sensibilizuar për të marrë të tilla nisma kur edhe sot kemi shumë problematika të mëdha për të qenë pjesë e mungesës së kulturës së ligjit. Në Australi është punuar për një sensibilizim për të arritur në këtë pikë në kufizimin e rrjeteve sociale nën 16-vjeç. Tek ne duhet të jenë shumë të fortë zërat e qytetarëve në radhë të parë në mënyrë që ligji të gjejë zbatim. Prindërit , mësuesit, psikologët e të tjerë duhet të flasin për këtë gjë dhe duhet të ketë një sensibilizim të me atë që duhet të ndodhë dhe si duhet të ndodh më pas. Nga rrjetet sociale po kalojmë në akte të dhunshme deri në marrje jete dhe unë mendoj se është nevojë mbyllja e tyre për të miturit. Nuk po themi se do të heqim teknologjinë, por të kanalizohemi drejt asaj pjesë që nga rrjetet sociale që na i bëjnë të rinjtë të dobët, të orientohen drejt lundrimit të një interneti të sigurt. Kur prindërit vetë janë të pa përgatitur se çfarë rreziku ka interneti, imagjino se si mund t’i edukojnë të rinjtë me këtë pjesë”, tha ajo, duke theksuar se ndërgjegjësimi është thelbësor për zbatimin e një ligji të tillë.

Debati mbetet i hapur, ndërkohë Shqipëria përballet me sfidën e krijimit të një ekuilibri midis mbrojtjes së të miturve dhe përdorimit të teknologjisë për qëllime edukative dhe komunikimi. Ekspertët paralajmërojnë se ndalimi i mediave sociale për të miturit është i nevojshëm për shkak të rreziqeve që këto platforma po shkaktojnë. Ngjarjet e fundit, përmbajtjet e dhunshme dhe ndikimet negative në shëndetin mendor të adoleshentëve kanë treguar domosdoshmërinë e ndërhyrjes.

Edhe Australia ka planifikuar të mbyllë rrjetet sociale për të miturit që janë nën moshën 16 vjeç në vitin 2025. Ligji detyron gjigantët e teknologjisë Instagram, Facebook, Tiktok etj që të ndalojnë të miturit të futen në këto platforma ose në të kundërt do të përballen me gjoba deri në 32 milionë dollarë. Shteti do të krijoje një databazë të dhënash biometrike dhe të dhënash shtetërore ndërsa llogaritë aktive tashmë duhet të mbyllen.

/a.r

Next Post
Kush është udhëheqësi militant sirian që rrëzoi Assadin?

Kush është udhëheqësi militant sirian që rrëzoi Assadin?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush do e fitonte një Big Brother mes Selin dhe Gjestit? Ja si përgjigjet Gimbo

Kush do e fitonte një Big Brother mes Selin dhe Gjestit? Ja si përgjigjet Gimbo

March 22, 2026
Sulmi ndaj bazës anglo-amerikane në Diego Garcia, Teherani mohon përgjegjësinë

Sulmi ndaj bazës anglo-amerikane në Diego Garcia, Teherani mohon përgjegjësinë

March 22, 2026
Kancelari gjerman i kërkon Kurtit përparime të tjera në dialogun e Kosovës me Serbinë: Para jush qëndrojnë detyra sfiduese

Kancelari gjerman i kërkon Kurtit përparime të tjera në dialogun e Kosovës me Serbinë: Para jush qëndrojnë detyra sfiduese

March 22, 2026
Festohet Sulltan Nevruzi, kryegjyshi botëror Baba Edmond Brahimaj: Dita e shpresës dhe ringjalljes

Festohet Sulltan Nevruzi, kryegjyshi botëror Baba Edmond Brahimaj: Dita e shpresës dhe ringjalljes

March 22, 2026
“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

March 22, 2026
Begaj takon Baba Mondin: Sulltan Novruzi të shërbejë për më shumë mirëkuptim në shoqërinë shqiptare

Begaj takon Baba Mondin: Sulltan Novruzi të shërbejë për më shumë mirëkuptim në shoqërinë shqiptare

March 22, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Rexhaj: Opozita po minon kredibilitetin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

March 22, 2026
Zgjedhjet/ Rama angazhon ministrat dhe deputetët në kryeqytet, ja njësitë që u ngarkohen

Zgjedhjet/ Rama angazhon ministrat dhe deputetët në kryeqytet, ja njësitë që u ngarkohen

March 22, 2026
Sulmet iraniane në Izrael/ Raketat balistike bien pranë objektit bërthamor, mbi 16 të plagosur

Sulmet iraniane në Izrael/ Raketat balistike bien pranë objektit bërthamor, mbi 16 të plagosur

March 22, 2026
Pagoi 10 mijë euro për të hyrë ilegalisht në Angli, 24 vjeçari shqiptar arrestohet në një ‘shtëpi bari’ me vlerë 100 mijë paund

Pagoi 10 mijë euro për të hyrë ilegalisht në Angli, 24 vjeçari shqiptar arrestohet në një ‘shtëpi bari’ me vlerë 100 mijë paund

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In