• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbyllja e rrjeteve sociale nuk është zgjidhje

by Ervis Iljazaj
20/11/2024 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

Opinioni publik shqiptar, media apo ata që qeverisin këtë vend, e kanë në natyrën e tyre të merren me problematikat që shfaq një fenomen shoqëror vetëm kur ndodhin raste ekstreme. Do të duhej që një 14-vjeçar të humbiste jetën që shoqëria jonë të ndërgjegjësohej dhe të debatonte mbi mënyrën se si rriten adoleshentët, si është siguria në shkolla, apo se si shkollat kryejnë funksionet e tyre.

E megjithatë, të gjithë e dinin se gjithomë e më shumë këta adoleshentë por rriten në një kulturë dhune dhe agresive që herët apo vonë do të shpërthente. Prandaj, nëse duam vërtet që raste të tilla të mos përsëriten, duhet që kësaj here diskutimet të jenë serioze dhe të ofrojnë zgjidhjet më të mira të mundshme, përfshirë të gjitha institucionet në këtë debat si shkollat, familjet dhe qeverinë.
Kjo e fundit, sot nëpërmjet kryeministrit ofroi një zgjidhje. Mbylljen e rrjeteve sociale Tik-Tok dhe Snap Chat. Në fakt, Kryeministri shqiptar me këtë zgjidhje etiketoi me gisht fajtorin që për të ishin rrjetet sociale, dhe si zgjidhjen më të thjeshtë dhe për të shmangur përgjegjësinë e qeverisë ofroi mbylljen e tyre. Është e vërtetë që në këto rrjete sociale paraqitet dhunë, gjuhë e ashpër dhe agresivitet të cilat ndikojnë edhe në sjelljen e adoleshentëve shqiptarë. Por, mbyllja e tyre nuk është zgjidhje.

Avancimi i teknologjisë tashmë është një proces i pashmangshëm. Është e kotë të përpiqesh të ndalosh rrjetet sociale apo teknologji të ndryshme, ose është thjesht e pamundur. Atë që po bëjnë shoqëritë e zhvillura dhe demokratike nuk është ndalimi i tyre, por kontrolli i tyre. Sa do të mundohesh të ndalosh një rrjet social në të ardhmen do dalin të tjerë. Ky është një proces tashmë që është pjesë e jetës sonë, dhe do të vazhdojë të jetë gjithmonë e më shumë në të ardhmen. Prandaj qeveria shqiptare në vend që të propozojë mbylljen e tyre duhet të merret seriozisht se si ti monitorojë, se si të kontrollohen dhe se si ato të bëhen më të sigurtë, sidomos për adoleshentët.

Ideja se një vend mund të ndalojë lirinë për hir të sigurisë, është ide e vendeve diktatoriale. Në vendet diktatoriale nuk ka liri, por ka siguri. Ndërsa në vendet demokratike liria monitorohet, nuk ndalohet. Nëse hapim orekse të tilla për qeverinë, në të ardhmen kjo mund të jetë me rrezik për demokracinë. Në emër të sigurisë qeveria do të vashdojë të ndalojë lirinë e njerëzve.

Aq më tepër ku debatet për teknologjinë dhe rrjetet sociale dhe ndikimet që kanë ato në jetët tona, debate që zhvillohen kudo, por askund nuk propozohet ndalimi apo mbyllja e tyre. Fakti që një qeveri është e paaftë për ta monitoruar teknologjinë apo rrjetet sociale, fakti që nuk arrin dot të ketë ligje të mira në këtë drejtim dhe ti bëjë të zbatohen ato, çon në zgjidhje më të thjeshta, në ndalimin e tyre. Çështja është se si të jemi dhe shoqëri e lirë, por edhe lirinë ta monitorojmë. Patjetër që liria ka dhe efekte kolaterale, si krime apo dhunë. Vetëm në vendet diktarotiale nuk ka krime, pasi liria ndalohet.

Por kjo nuk do të thotë që edhe ne të ndalojmë liritë tona. Teknologjia, apo dhe rrjetet sociale qofshin ato, kanë si të gjitha instrumentat e tjera anën negavite dhe pozitive të tyre, varet për çfarë i përdor. Njësoj si energjia nukleare. Ti mund ta përdorësh atë për bombë bërthamore, por edhe për të furnizuar me energji vende të tëra.

Edhe teknologjia ka anën e saj positive në komunikim, biznes apo edhe politikë. Kështu ndalimi i tyre nuk është asnjëherë zgjidhja. Disiplinimi i këtyre instrumenteve po. Mirëpo, kjo kërkon një përpjekje serioze nga institucionet dhe jo thjesht një zgjidhje sa për të kaluar radhën. Vdekja e një të riu 14-vjeçar duhet të shërbejë pikërisht për të adresuar të gjitha këto problem, dhe jo të ndodhë siç ndodh shpesh, që mbas tri ditëve kjo histori të harrohet dhe askush të mos merret më këto fenomeme shoqërore.

Mbylja e rrjeteve sociale është zgjidhja më e lehtë dhe më komode. Tregon dështimin e shoqërisë dhe institucioneve tona. Aq më tepër që kultura e dhunës midis adoleshentëve nuk vjen vetëm nga rrjetet sociale, por nga një kulturë që promovohet në media, në politikë dhe në pjesë të tjera që skanë lidhje me Tik Tok-un. Modeli i lumturisë që promovohet në shoqërinë tonë, përtej rrjeteve sociale , është modeli i të fortit. Rrjetet sociale nuk janë shkaktari i vetëm i dhunës, dhe mbyllja e tyre nuk të çon asgjëkundi. Është thjesht një iluzion i zgjidhjes së problemit.

Next Post
“T’i dalë zot vetë damkës…”/ Dash Shehi: Mesazhi që kam për Sali Berishën!

“Zgjedhjet të mbahen në 4 maj”, Shehi jep detaje nga takimi me Begajn dhe negociatat me Alibeajn

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

August 29, 2026
Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

August 29, 2026
Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

August 29, 2026
Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

August 29, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

August 29, 2026
Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

August 29, 2026
Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

August 29, 2026
“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

August 29, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

Konflikt në Korçë/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

August 29, 2026
“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com