• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Zgjedhjet të mbahen në 4 maj”, Shehi jep detaje nga takimi me Begajn dhe negociatat me Alibeajn

by A R
20/11/2024 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, është shprehur se gjatë takimit për konsultimin e datës së zgjedhjeve ditën e sotme me Presidentin Bajram Begaj, i ka kërkuar vendosjen e datës 4 për mbajtjen e zgjedhjeve.

Komentet Shehi i bëri në ‘Ditari Qëndror’ me gazetaren Loneta Progni në A2 CNN, ku tregoi edhe arsyet pse kanë zgjedhur këtë datë.

Ai tha se njëra nga 4 datat në diskutim përkon me Pashkët, ndërsa data 9 maj i bie ‘beteja mbi nazifashizmin’, e cila sipas tij, ndikon në zgjedhje, për shkak të propagandës që pritet të bëjë kryeministri Rama.

Shehi foli gjithashtu edhe për tentativat për të krijuar një grup të përbashkët për të hyrë në zgjedhje, bashkë me Enkelejd Alibeajn.

“Ne kemi pretenduar datën 4 maj për këto arsye. Sepse këto diskutuam sot me Presidentin. Këtu 4 data janë, njëra bie datë pashkësh. Data 9 i bie beteja mbi nazifashizmin. Para zgjedhjeve, afektojnë procesin zgjedhor këto propaganda, sepse këto i dominon qeveria.

Ne gjykojmë që është më e rëndësishme që fusha të jetë e pastër për këto propaganda. Pastaj atë periudhë do të mbahet edhe Samiti i Komunitetit politik në Tiranë. Ne pretendojmë të bëhen në datën 4 këto dhe pastaj Rama ta vazhdojë mandatin deri në shtator.

Nëse kemi mundësi ta heqim një faktor që ndikon te zgjedhjet, ta heqim. Këtë e ka në dorë Presidenti dhe nëse nuk e bën ska sens, sepse kjo është një gjë fare e vogël që i jepet në dorë opozitës.

Me Alibeajn e kemi bërë një tentativë të parë për të krijuar një grup, sot kemi bërë edhe një konferencë për çështjet e dhunës. Unë besoj se do të arrijmë ta krijojmë një grup, por nuk i dihet, histori shqiptare është kjo”, tha Shehi.

/a.r

Next Post
Armët perëndimore që po bien mbi Rusi, çfarë janë “Storm Shadow”?

Armët perëndimore që po bien mbi Rusi, çfarë janë “Storm Shadow”?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Non Grata “e hequr”, komplimente qytetarit Berisha, kujtesë për politikanët

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

October 25, 2026
Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar gjatë protestës në Tiranë, mes tyre protestues, gazetarë, efektivë dhe një deputet

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar gjatë protestës në Tiranë, mes tyre protestues, gazetarë, efektivë dhe një deputet

October 25, 2026
Ndryshon moti, ja zonat ku priten reshje shiu

Ndryshon moti, ja zonat ku priten reshje shiu

October 25, 2026
Spahiu: Berisha ua vodhi protestën 40 mijë studentëve në ’90, sot nga revolta kundër Ramës përfiton vetëm kreu i PD

Spahiu: Berisha ua vodhi protestën 40 mijë studentëve në ’90, sot nga revolta kundër Ramës përfiton vetëm kreu i PD

October 25, 2026
Kaos edhe në Barcelonë, mbi 100 të arrestuar dhe 14 biznese të dëmtuara e të vjedhura

Kaos edhe në Barcelonë, mbi 100 të arrestuar dhe 14 biznese të dëmtuara e të vjedhura

October 25, 2026
Fier/ Rrjedhja e gazit nga bombola alarmon banorët, zjarrfikësit shmangin tragjedinë

Fier/ Rrjedhja e gazit nga bombola alarmon banorët, zjarrfikësit shmangin tragjedinë

October 25, 2026
Sot zgjedhjet në Serbi, ministri Hoxha thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Merrni pjesë në votime, zëri juaj ka peshë!

Sot zgjedhjet në Serbi, ministri Hoxha thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Merrni pjesë në votime, zëri juaj ka peshë!

October 25, 2026
Të shtëna pranë një kampusi universitar në Florida, 11 të plagosur, mes tyre gjashtë të mitur

Të shtëna pranë një kampusi universitar në Florida, 11 të plagosur, mes tyre gjashtë të mitur

October 25, 2026
Protesta e dhunshme/ Policia pezullon efektivin e “Shqiponjave”, 5 efektivë të plagosur, hetim për rastin e 28-vjeçarit të dëmtuar në sy

Protesta e dhunshme/ Policia pezullon efektivin e “Shqiponjave”, 5 efektivë të plagosur, hetim për rastin e 28-vjeçarit të dëmtuar në sy

October 25, 2026
“Qëllimi i qartë, destabilizimi i vendit”- Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë (VIDEO)

VIDEO/ Rama fton sërish protestuesit në dialog

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In