• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbyllja e kufijve, Athina zyrtare: Duhet marrëveshje urgjente me Shqipërinë! Ja çfarë rrezikohet

by Java News
13/04/2020 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri grek i bujqësisë Makis Vorodhis, tha se Athina është e shqetësuar lidhur me situatën e krijuar mbas mbylljes së kufijve, pasi nëse kjo situatë do të vazhdohet, fermerët greke të fruta perimeve rrezikojnë të çojnë dëm prodhimin e frutave të këtij viti, me një dëm tepër të lartë për ekonominë e vendit.

I pyetur nga gazetarët Voridhi deklaroi:

“Jemi të shqetësuar, sidomos për periudhën mbas këtij muaji dhe fillimit të majit, pasi janë mbyll kufijtë me Shqipërinë, prej nga ku vijnë shumica dërrmuese e punonjësve të kualifikuar të tokës.

Ne po punojmë që të gjendet formula dhe ata të vijnë, por duke bërë kujdes edhe për masat e profilaksisë për të shmangur përhapjen e virusit.

Ata vijnë të organizuar, kuptohet që ne do ta bëjmë shumë të thjeshtë procedurën. Mirë do ishte që për pak ditë të hynin në një formë karantine, ose të bënin tamponin për të qenë të sigurt dhe pastaj të dalin në fusha.

Fermerët janë dakort për këtë,ndërkohë që ne po organizohemi me insititutin e epidimiologjisë për t’i bërë këto teste. Ajo që do të duhet dhe është urgjente, është një marrëveshje me Shqipërinë ,që hapja e kufijve, të bëhet në bashkërendim me ruajtjen e masave të kontrollit”, përfundoi Voridhis.

Greqia ka nevojë për më shume se 50.000 punonjës sezonale në vit në sektorin e bujqësisë dhe po kaq edhe në sektorin e turizimit.
Në shumicën dërrmuse të tyre, forcat e krahut janë nga Shqipëria, Rumania dhe Bullgaria.

Edhe pse në vend ndodhen më shumë se 40.000 emigrantë sirianë dhe nga vendet e Afrikës veriore, ata refuzojnë të punojnë në këto sektorë dhe preferojnë të marrin pagesën prej 400 euro për familje, që ua mundëson mekanizmi mbështetes për refugjatët e luftës.

Nëse Shqiperia nuk hap kufijtë, atëherë do të mbeten pa vjelë mijëra hektarë fruta të stinës, pjeshkë, kajsi, qershi,dhe pa mbjellë mijëra hektarë me perime të stinës.

Lidhur me këtë situatë kanë reaguar shoqatat e fermerëve në veri të vendit,por edhe në Kretë, Larisa dhe Peloponez, zona në të cilën punësohen mijëra punonjës sezonale çdo vit.

Next Post
Studiuesi i Kembrixhit/ S’ka dëshmi se Wuhan-i është burimi i koronavirusit të ri

Studiuesi i Kembrixhit/ S'ka dëshmi se Wuhan-i është burimi i koronavirusit të ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Përfundoi duke u puthur me Dashin”, Berisha: Ramës i anuluan ftesën në Konferencën e Mynihut

“Përfundoi duke u puthur me Dashin”, Berisha: Ramës i anuluan ftesën në Konferencën e Mynihut

February 13, 2026
Iu merrnin para qytetarëve dhe i mashtronin se do t’u blinin apartamente, në pranga çifti i agjentëve imobiliarë

“E thërriste gruan infermiere orar pa orar në punë!”, punonjësi i spitalit në Lushnjë rreh mjekun

February 13, 2026
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Manchester për vrasje, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Manchester për vrasje, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

February 13, 2026
“Shqipëria në nivelin më të lartë të vendimmarrjes globale”, Balla ndan detaje nga takimi me Grenell në Mynih

“Shqipëria në nivelin më të lartë të vendimmarrjes globale”, Balla ndan detaje nga takimi me Grenell në Mynih

February 13, 2026
Kreu i SPAK takohet me ambasadorin gjerman: Sundimi i ligjit, kusht thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kreu i SPAK takohet me ambasadorin gjerman: Sundimi i ligjit, kusht thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

February 13, 2026
Rriten me 5.28 % regjistrimet e bizneseve të reja në janar/ QKB: 2,152 subjekte vetëm gjatë muajit janar

Rriten me 5.28 % regjistrimet e bizneseve të reja në janar/ QKB: 2,152 subjekte vetëm gjatë muajit janar

February 13, 2026
Kjo klasë politike dhe kjo drejtësi nuk mund të bashkëjetojnë me njëra-tjetrën

Kjo klasë politike dhe kjo drejtësi nuk mund të bashkëjetojnë me njëra-tjetrën

February 13, 2026
LVV letër Presidentes Osmani, propozon Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë së Kosovës

Projekti që lidh Shqipërinë me Kosovën/ Albin Kurti: Këtë mandat nisim hekurudhën Gjakovë-Shkodër

February 13, 2026
“Ju kam kritikuar, por…”, Sula-Ramës: Atje ku kontribuova për 20 vite dhe fitova, më hodhën në rrugë

“Ju kam kritikuar, por…”, Sula-Ramës: Atje ku kontribuova për 20 vite dhe fitova, më hodhën në rrugë

February 13, 2026
Tregtoheshin në tregun Agroushqimor në Tiranë/ AKU bllokon mbi 2.4 ton sallam, djathë e fruta të thata

Tregtoheshin në tregun Agroushqimor në Tiranë/ AKU bllokon mbi 2.4 ton sallam, djathë e fruta të thata

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In