• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbyllja e klubeve të natës, Rovena Dilo e revoltuar: Jam këngëtare me emër, 26 mijë lekë ndihmë është pagë tallëse

by Ardit Rada
22/07/2020 21:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këngëtarja Rovena Dilo ka qenë e ftuar në emisionin “Top Talk”, për të folur për mbylljen e culb-eve të natës, që ka revoltuar këngëtarët. Gjatë fjalës së saj, këngëtarja e quajti tallëse, shumën prej 26 mijë lekë të rejash e vendosur nga qeveria gjatë kësaj pandemie.

Ajo tha se me 26 mijë lekë të reja nuk mund të bësh asgjë. Ndërsa shtoi se do të ishte mirë që aktivitetet muzikore të rifillonin, por me publik të kufizuar, për të frenuar përhapjen e virusit.

Rovena Dilo: Ajo që unë do të thosha si këngëtare dhe si një këngëtare me emër në Shqipëri, pavarësisht që nuk jam shumë fort pjesë e “liveve”, por edhe ato “live” që kemi pasur na i ka hequr. Ky nuk është një problem shumë i madh dhe nuk është pyetur ndonjëherë dhe nuk është vendosur ndonjëherë ujti në zjarr, për këtë kategori artistësh që nuk janë të punësuar diku, por janë të vetëpunësuar dhe këto masa, kjo pandemi, i ka marrë në qafë në kuptimin total të fjalës.

I ka lënë pa asnjë mbështetje ekonomike, pra për ne nuk ka as pagë lufte, pra nuk ka as 26 mijë lekë të reja. Ndërkohë që duhet të ishte një pagë më e mirë se 26 mijë lekë të reja, sepse 26 mijë lekë të reja, pavarësisht që është rrogë që konsiderohet një Shqipëri, ndërkohë është një pagë tallëse.

Denis Dyrnjaja: Ka qenë një standard për të gjithë shoqërinë, jo vetëm për muzikantët.

Rovena Dilo: Pikërisht prandaj thashë, megjithëse është një pagë për të gjithë shoqërinë shqiptare, kjo në përgjithësi është një pagë tallëse për të gjithë ne, përfshirë këtu dhe muzikantët dhe artistët që mendohet të jenë një pjesë frymëzuese për kombin.

Mua ajo që s’më pëlqen është që gjithmonë në raste të tilla, është goditur sektori i artit dhe muzikës. Ndërkohë që sektori i artit dhe muzikës është sektori më vital. Pra, ku të marrim masa? Kë të kufizojmë? Muzikën, “live-n”, grumbullimin e muzikës dhe të artit.

Denis Dyrnjaja: Po sepse lidhen me aktivitetet masive në fakt.

Rovena Dilo: Aktivitetet masive mund të zgjidhen,të lejohen aktivitete më të reduktuara, siç kemi bërë me mundime të mëdha. Unë sapo mbarova me kolegët e mi një aktivitet me shumë mundim dhe me një numër shumë të reduktuar pjesëmarrësish, në “Amfiteatrin e Tiranës”.

Denis Dyrnjaja: Kur unë po kontaktoja sot shumë nga ju, për të marrë pjesë në këtë emision, për të ngritur zërin për interesat tuaja, shumë u shmangën me thënë të drejtën dhe ju duhet përgëzuar për këtë angazhim publik që folët për veten tuaj dhe morët pjesë në këtë emision këtu në Top Channel. Por shumë nga ju, i shmangen përgjegjësisë, i shmangen angazhimit, i shmangen interesit për veten e tyre.

Rovena Dilo: E di pse, e di pse Denis, sepse në thelb të tyre, në themel të mentalitetit të tyre kanë këtë shprehjen që unë thashe, “hë se na duhet bukë të mbushim barkun, çfarë na duhet neve kjo”. Po të ishim një komb që do vlerësonim artin, arsimin dhe gjithçka tjetër që vlerësonte njeriun dhe jo fiziologjinë, ne do të ishim një tjetër komb, do të kishte jo vetëm një Rovenë, një DJ Sardi edhe një Gert, por do të ishim 30 veta tani në studion tënde. Por duke qenë se janë këta njerëz, që kanë këtë frikë prandaj janë kështu. Prandaj jam sot në “live-n” tënd, sepse dua them këtë. Shqiptar, ushqeni shpirtin mendjen dhe intelektin, kjo është kryesorja.

/e.rr
Next Post
“Vaksina e shkencëtarëve kinezë, e sigurtë në fazën e parë të provave klinike”

Vijon lufta në distancë, SHBA: Kina po përpiqet të vjedhë vaksinën e koronavirusit

Comments 3

  1. Frdi says:
    6 years ago

    Shko te noteri bej declarate qe nuk do te maresh ndihmen e duhur po u infektove e pe ate infermjeren qe kullonte djerse dhe nuk ankohej.
    Rri urte dhe mbylle gojen ok

    Reply
  2. Lui says:
    6 years ago

    Rovena, kam shume respekt per ju si kengetare. Por duhet t’ju kundershtoj ne dicka. Sa nga muzikantet qe luajne live naten neper lokale e pub-e paguajne siguracion?! Neper keto lokale maksimumi ndonje banakier dhe ndonje kamarier mund te punoje me siguracione. Per muzikantet as qe behet fjale. Kam shume miq qe punojne si muzikante neper lokale dhe e di shume mire qe as nuk e kane cuar neper mend te paguajne siguracion. Tani nese kemi kete realitet, lind pyetja, si mund te pretendoni ju per page lufte?! Kur juve ju shkon minimalisht 400-500 mije leke te vjeter muaji, dhe nuk derdhni kontribut per veten tuaj qe jane max diku te 60 mije leke te vjeter. 400-500 mije leke marrin orkestrantet e thjeshte, se ju si kengetare rrotulloheni te 1 milionshi. Prandaj mos u tallni me popullin se eshte gjynah. Sigurisht me vjen keq qe keni mbetur pa pune, por duhet te kishit menduar me pare qe te paguani kontribute se ne fund te fundit do ju vije edhe juve dita qe do doni pension.

    Reply
  3. Fiqret says:
    6 years ago

    Me gjithe respektin di kengetare tju vije turp qe kerkoni leke Nuk keni ngelur pa lek sikur te mos kendoni per 2 vjet.Pse nuk pyet per hallexhit qe skan buke te hane.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

August 27, 2026
Pas dështimit të bisedimeve, Trump: Kanadaja kërkon “përfitimet” e të qenit pjesë e SHBA-së -

Trump telefonon Putinin dhe jep garancinë për NATO-n: Nuk do t’i sulmojë, nuk jam i shqetësuar fare

August 27, 2026
Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

August 27, 2026
Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

August 27, 2026
Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

August 27, 2026
Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

August 27, 2026
Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

August 27, 2026
Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com