• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mbyllja e hyrje-daljeve/ Bizneset: Tani na quani të paligjshëm. Banori: 26 familje s’çojmë dot fëmijët në shkollë

by Java News
07/12/2021 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pronarët e bizneseve në Sukth të Durrësit janë përballur sot me inspektorët e Autoritetit Rrugor Shqiptar, të cilët kanë vijuar me mbylljen e hyrje-daljeve të paligjshme. Bizneset pretendojnë se nuk janë njoftuar mbi këtë aksion dhe se mbyllja e rrugës praktikisht i falimenton. Sipas tyre prej vitesh kanë paguar taksat e biznesit, ndërsa tani po quhen të paligjshëm.

“Kemi vite qe paguajmë taksa dhe detyrime, tani na quani të paligjshëm”, thotë njëri prej tyre.

“Ne duam të hamë bukë, të paktën të sillnit një njoftim”, pretendon një tjetër.

“Jemi në hall, ku do shkojmë? Do i nxjerrim punonjësit në rrugë. Nuk jemi kriminelë që na sjellin 100 policë’, shprehet një tjetër.

Në mbështetje të tyre ka dalë edhe Kreu i Dhomës së Tregtisë, Alban Isteri, i cili ka kërkuar ndërprerjen e këtij aksioni, deri në sqarimin e situatës. Ai deklaron se si pasojë e këtij aksioni preken 900 biznese dhe 2 mijë punonjës rrezikojnë të mbeten pa punë.

“Janë 900 biznese, 20000 punonjës rrezikojnë të mbeten pa punë. Jemi të gjithë bashkë këtu dhe themi që deri sa të sqarohet kjo çështje, ju nuk mund të cenoni bizneset. Po cenohet e drejta jonë”, shprehet ai.

Megjithatë inspektori i ARRSH shprehet se nuk mund të ndalohet aksioni, pasi urdhri është ndryshe dhe hyrje-daljet e piketuara për t’u mbyllur janë pa leje dhe jashtë rregullave duke u kthyer në burim aksidentesh.

Dy banorë të zonës thonë se janë bllokuar tërësisht pasi nuk kanë mundësi për të çuar fëmijët në shkollë.

“Jemi familjarë, banojnë te mbikalimi i Fllakës, jemi 26 familje me një parcelë që jemi  të bllokuar në të gjitha anët me kanale të mëdhaja. E vetmja dalje e hyrje që kemi është në autostradë. Kërkojmë rrugë dalje. Jemi të bllokuar, do çojmë fëmijët në shkollë në Durrës, edhe një kurs pasdite, ne skemi ku dalim, as ku të bëjmë tregti as ku të marrin ushqim. Nëse sna marrin parasysh kërkesën do dalim me gra dhe fëmijë në autostradë”, tha një banor.

“Rrugë të dytë ose të na hapin rrugë, jemi të paralizuar për momentin. S’na ka thënë njeri për këtë aksion dhe as nuk na ka pyetur. Fshati për momentin është i bllokuar”.

Një përfaqësues biznesi thotë se kanë të gjitha lejet e duhura për ushtrim aktiviteti bazë autostradës të lëshuara nga ish komunat dhe bashkitë.

Pronarët e bizneseve u ngritën dje edhe në Maminas kundër këtij aksioni, duke pretenduar se nuk ishin njoftuar si dhe duke kërkuar një rrugë dytësore në të cilën të kryejnë normalisht aktivitetin e tyre si biznese. Pavarësisht pretendimeve të tyre, ARRSH ka vijuar me aksionin që ka nisur që prej 27 nëntorit.

g.kosovari

Next Post
Dolën përdorues droge pas testit/ Reagojnë policët e Shkodrës: Do padisim laboratorin

Dolën përdorues droge pas testit/ Reagojnë policët e Shkodrës: Do padisim laboratorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In