Silvia Turin, Corriere della Sera
Si është e mundur që bllokimi i dytë duket se po funksionon më mirë se bllokimi i parë?
Pra a e kemi gjetur formulën “e duhur”, kompromisin që sheshon kurbën pa shkatërruar totalisht ekonominë dhe pa izoluar të gjithë popullsinë?
Janë të shumtë që po pyesin diçka të tillë, jo vetëm në Itali.
Të dhënat nga Izraeli(vendi që zbatoi i pari bllokimin e dytë)
Një nga vendet e para që vendosi një bllokim të dytë të rreptë ishte Izraeli.
Vala e pandemisë është ndryshe në çdo vend, dhe çdo vend e menaxhon pandeminë në mënyra të ndryshme, të cilat përcaktojnë një prirje të veçantë të epidemisë, pavarësisht nga ngjashmëritë që e bëjnë atë një pandemi.
Faktorë të tillë si mosha mesatare e popullsisë, dendësia e popullsisë, klima, respektimi i masave qeveritare dhe vendimet politike mund të ndryshojnë historinë kronologjike dhe ndikimin e virusit. Në Izrael, bllokimi i dytë ka rezultuar më efektiv se i pari, pavarësisht periudhës së shkurtër.
Amit Segal, një gazetar izraelit, i cili ka analizuar situatën, dhe ka theksuar faktin se rritja e rasteve ndodhi vetëm pas 10 ditësh, krahasuar me 20 ditë të nevojshme për uljen e rasteve në bllokimin e parë.
Shkalla e infektimit ra brenda 3 javësh: nga 94 qytete me një normë pozitiviteti mbi 10% në vetëm 9.
Pse Amit Segal studioi këto hipoteza në fund të tetorit?
Përhapja dhe mbajtja e detyruar e maskave, të cilat nuk u përfshinë në udhëzimet e bllokimit të parë dhe mbyllja e aktiviteteve me potencial të lartë për përhapje, veçanërisht shkolla dhe tubime të të gjitha llojeve, ishin faktorët kryesore të rënies së vdekshmërisë dhe rasteve.
Menaxhimi i koronavirusit në Itali
Në Itali, bllokimi i dytë nuk ishte “i rreptë” si në valën e parë, por rezultatet janë ende të dukshme.
A ndërmori masa të ekzagjeruara qeveria herën e parë?
Rrafshimi i kurbës nuk do të thotë eliminimi i saj: në valën e parë rrafshimi i kurbës ishte i plotë dhe praktikisht arriti në zero. Por nuk ndodhi e njëjta gjë në SHBA, për sa i përket numrit të rasteve, ku vala e parë nuk mbaroi kurrë dhe e dyta shënoi një nivel të lartë të transmetimit.
Në Itali, po shihen rezultatet e para, por ende nuk dihet se sa kohë do të duhet për të shënuar rënien e kurbës dhe nëse rastet do të ulen papritur ose do të duhen javë. Italia, nuk e di as nëse do të arrijë të mbajë nën kontroll përhapjen e Covid-19, gjë që duket e pamundur, sidomos tani në dimër, që ka një rrezik më të madh dhe të shtuar të sëmundjeve të frymëmarrjes.
Çfarë ka ndryshuar
Dallimi i madh nga vala e parë është ndërgjegjësimi i njerëzve. Me disa përjashtime, përdorimi i maskës është rrënjosur te njerëzit dhe gjithashtu zakone të tjera të rëndësishme, të tilla si larja e duarve dhe mbajtja e distancës.
Ajo që ka ndryshuar rrënjësisht është ndërgjegjësimi i personave të moshuar që po kujdesen më shumë për veten duke bërë tamponin në rastet kur dyshojnë se janë të infektuar, transmeton abcnews.al
Gjithashtu e rëndësishme të identifikohen disa zona dhe aktivitete që janë veçanërisht të rrezikuara që të mbyllen në mënyrë selektive.
Mbi të gjitha është e rëndësishme të përdoret sistemi i gjurmimit
Kur do të jemi në gjendje të themi që me të vërtetë kemi bërë zgjedhjet e duhura?
“Nuk ka asnjë manual se si mund të menaxhohet pandemia dhe madje edhe sot nuk kemi një menu për t’ua dhënë politikanëve për të zgjedhur atë që është e drejtë të bëjnë, kështu që nuk është e lehtë për të gjetur ekuilibrin – ka deklaruar Fabrizio Pregliasco, virolog dhe drejtor i përgjithshëm i institutit Galeazzi në Milano.
Nga një këndvështrim shkencor, sa më pak kontakte aq më mirë. Ajo që duhet të bëjmë është të izolojmë rastet. Italia e ka rrafshuar kurbën dhe shpreson që pas kësaj të ruajë balancën dhe një vlerë prej 5-10,000 rastesh në ditë.
A e ka gjetur Italia, ekuilibrin e duhur”?
Parimi i përgjithshëm është të zvogëlohen kontaktet sa më shumë që të jetë e mundur. Formula lidhet vetëm me ringjalljen e ekonomisë dhe shpresa varet tek një ekuilibër që do të lejojë gjurmimin e kontakteve sepse ka shumë raste asimptomatike.
Zinxhiri asimptomatik nuk do të mund të ndërpritet përveç me një fushatë vaksinimi. Fatkeqësisht, kjo është pika e fortë e këtij virusi.
Kjo është formula e duhur
“Sigurisht, nëse do ta krahasojmë me valën e parë, ka pasur një rënie, edhe pse jo radikale – deklaron Antonella Viola, imunologe, por formula e duhur është kjo, sepse Covid nuk është një urgjencë që zgjat një muaj ose dy muaj, është një problem që do të vazhdojë deri në verë, prandaj është e nevojshme të gjesh forma të ndryshme të bllokimit bazuar në trendin e rritjes.
Pra, po kjo duhet të jetë mënyra e duhur për të mbajtur nën kontroll epideminë.
Çfarë do të thotë: të përpiqesh të rrafshosh kurbën duke e lidhur me nevojat e ekonomisë, por jo vetëm, gjithashtu me mirëqenien psiko-fizike të njerëzve.
Duhet të ndërthuren të gjitha këto aspekte. Ajo çfarë duhet të bëjmë është të rrafshojmë kurbën, të shmangim rritjen e rasteve të cilat do të rëndojnë më tepër situatën në spitale./a.p