• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mbyllja e dytë prej Covid-19, më e suksesshme: A e kemi gjetur formulën e duhur

by Ardit Rada
30/11/2020 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Silvia Turin, Corriere della Sera

Si është e mundur që bllokimi i dytë duket se po funksionon  më mirë se bllokimi i parë?

Pra a e kemi gjetur formulën “e duhur”, kompromisin që sheshon kurbën pa shkatërruar totalisht ekonominë dhe pa izoluar të gjithë popullsinë?

Janë të shumtë që po pyesin diçka të tillë, jo vetëm në Itali.

Të dhënat nga Izraeli(vendi që zbatoi i pari bllokimin e dytë)

Një nga vendet e para që vendosi një bllokim të dytë të rreptë ishte Izraeli.

Vala e pandemisë është ndryshe në çdo vend, dhe çdo vend e menaxhon pandeminë në mënyra të ndryshme, të cilat përcaktojnë një prirje të veçantë të epidemisë, pavarësisht nga ngjashmëritë që e bëjnë atë një pandemi.

Faktorë të tillë si mosha mesatare e popullsisë, dendësia e popullsisë, klima, respektimi i masave qeveritare dhe vendimet politike mund të ndryshojnë historinë kronologjike dhe ndikimin e virusit. Në Izrael, bllokimi i dytë ka rezultuar më efektiv se i pari, pavarësisht periudhës së shkurtër.

Amit Segal, një gazetar izraelit, i cili ka analizuar situatën, dhe ka theksuar faktin se rritja e rasteve ndodhi vetëm pas 10 ditësh, krahasuar me 20 ditë të nevojshme për uljen e rasteve në bllokimin e parë.

Shkalla e infektimit  ra brenda 3 javësh: nga 94 qytete me një normë pozitiviteti mbi 10% në vetëm 9.

Pse Amit Segal studioi këto hipoteza në fund të tetorit?

Përhapja dhe mbajtja e detyruar e maskave, të cilat nuk u përfshinë në udhëzimet e bllokimit  të parë dhe mbyllja e aktiviteteve me potencial të lartë për përhapje, veçanërisht shkolla dhe tubime të të gjitha llojeve, ishin faktorët kryesore të rënies së vdekshmërisë dhe rasteve.

Menaxhimi i koronavirusit në Itali

Në Itali, bllokimi i dytë nuk ishte “i rreptë” si në valën e parë, por rezultatet janë ende të dukshme.

A ndërmori masa të ekzagjeruara qeveria  herën e parë?

Rrafshimi i kurbës nuk do të thotë eliminimi i saj: në valën e parë rrafshimi i kurbës ishte i plotë dhe praktikisht arriti në zero. Por nuk ndodhi e njëjta gjë në SHBA, për sa i përket numrit të rasteve, ku vala e parë nuk mbaroi kurrë dhe e dyta shënoi një nivel të lartë të transmetimit.

Në Itali, po shihen rezultatet e para, por ende nuk dihet se sa kohë do të duhet për të shënuar rënien e kurbës dhe nëse rastet do të ulen papritur ose do të duhen javë. Italia, nuk e di as nëse do të arrijë të mbajë nën kontroll përhapjen e Covid-19, gjë që duket e pamundur, sidomos tani në dimër, që ka një rrezik më të madh dhe të shtuar të  sëmundjeve të  frymëmarrjes.

Çfarë ka ndryshuar

Dallimi i madh nga vala e parë është ndërgjegjësimi i njerëzve. Me disa përjashtime, përdorimi i maskës është  rrënjosur te njerëzit dhe gjithashtu zakone të tjera të rëndësishme, të tilla si larja e duarve dhe mbajtja e distancës.

Ajo që ka ndryshuar rrënjësisht është ndërgjegjësimi i personave të moshuar që po kujdesen më shumë për veten duke bërë tamponin në rastet kur dyshojnë se janë të infektuar, transmeton abcnews.al

Gjithashtu e rëndësishme të identifikohen disa zona dhe aktivitete që janë veçanërisht të rrezikuara që të mbyllen në mënyrë selektive.

Mbi të gjitha është e rëndësishme të përdoret sistemi i gjurmimit

Kur do të jemi në gjendje të themi që me të vërtetë kemi bërë zgjedhjet e duhura?

“Nuk ka asnjë manual se si mund të menaxhohet pandemia dhe madje edhe sot nuk kemi një menu për t’ua dhënë politikanëve për të zgjedhur atë që është e drejtë të bëjnë, kështu që nuk është e lehtë për të gjetur  ekuilibrin – ka deklaruar Fabrizio Pregliasco, virolog dhe drejtor i përgjithshëm i institutit Galeazzi në Milano.

Nga një këndvështrim shkencor, sa më pak kontakte aq më mirë. Ajo që  duhet të bëjmë është të izolojmë rastet. Italia e ka rrafshuar kurbën dhe shpreson që pas kësaj të ruajë balancën dhe një vlerë prej 5-10,000 rastesh në ditë.

A e ka gjetur Italia, ekuilibrin e duhur”?

Parimi i përgjithshëm është të zvogëlohen kontaktet sa më shumë që të jetë e mundur. Formula lidhet vetëm me ringjalljen e ekonomisë dhe shpresa varet tek një ekuilibër që do të lejojë gjurmimin e kontakteve sepse ka shumë raste asimptomatike.

Zinxhiri asimptomatik nuk do të mund të ndërpritet përveç me një fushatë  vaksinimi. Fatkeqësisht, kjo është pika e fortë e këtij virusi.

Kjo është formula e duhur

“Sigurisht, nëse do ta krahasojmë me valën e parë, ka pasur një rënie, edhe pse jo radikale – deklaron Antonella Viola, imunologe, por formula e duhur është kjo, sepse Covid nuk është një urgjencë që zgjat një muaj ose dy muaj, është një problem që do të vazhdojë deri në verë, prandaj është e nevojshme të gjesh forma të ndryshme të bllokimit bazuar në trendin e rritjes.

Pra, po kjo duhet të jetë mënyra e duhur për të mbajtur nën kontroll epideminë.

Çfarë do të thotë: të përpiqesh të rrafshosh kurbën duke e lidhur  me nevojat e ekonomisë, por jo vetëm, gjithashtu me mirëqenien psiko-fizike të njerëzve.

Duhet të ndërthuren të gjitha këto aspekte. Ajo çfarë duhet të bëjmë është të  rrafshojmë kurbën, të shmangim rritjen e rasteve të cilat do të rëndojnë më tepër situatën në spitale./a.p

Next Post
Populli në karantinë, Macron miraton fshehurazi vendimin e refuzuar nga francezët

Macron nuk do të jetë “vasal” i Amerikës, por Europa mendon ndryshe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tekste shkollore falas për diasporën/ Qeveria financon librat shqip, nis shpërndarja në 15 vende

Tekste shkollore falas për diasporën/ Qeveria financon librat shqip, nis shpërndarja në 15 vende

July 9, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Urrejtësit kanë emra

July 9, 2026
Konferenca Botërore të Inteligjencës Artificiale 2026 (WAIC), një mundësi për të nxitur zhvillimin gjithëpërfshirës dhe të dobishëm të AI

Konferenca Botërore të Inteligjencës Artificiale 2026 (WAIC), një mundësi për të nxitur zhvillimin gjithëpërfshirës dhe të dobishëm të AI

July 9, 2026
Sherr mes punonjësve të një lokali në Tiranë, plagoset me thikë një prej tyre

Një i ri plagoset me thikë në Shëngjin, transportohet me urgjencë në spitalin e Lezhës

July 9, 2026
“Do ta vrasim Trumpin”/ Banderolat kërcënuese në ceremoninë mortore të Khameneit, reagon presidenti amerikan

“Do ta vrasim Trumpin”/ Banderolat kërcënuese në ceremoninë mortore të Khameneit, reagon presidenti amerikan

July 9, 2026
“Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri”, Rama shpjegon për CNN turk pse nuk u përfshi në deklaratën finale

“Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri”, Rama shpjegon për CNN turk pse nuk u përfshi në deklaratën finale

July 9, 2026
“Maturantët të zgjedhin degët sipas kërkesave të tregut”, eksperti i arsimit: Më të preferuarit shëndetësia dhe inteligjenca artificiale

“Maturantët të zgjedhin degët sipas kërkesave të tregut”, eksperti i arsimit: Më të preferuarit shëndetësia dhe inteligjenca artificiale

July 9, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

July 9, 2026
Operacion në Durrës për tjetërsim pronash, 12 masa sigurie për zyrtarë të Kadastrës

Operacion në Durrës për tjetërsim pronash, 12 masa sigurie për zyrtarë të Kadastrës

July 9, 2026
Irani paralajmëron SHBA-në për Hormuzin: Çdo ndërhyrje do të sjellë “përgjigje dërrmuese”

Irani paralajmëron SHBA-në për Hormuzin: Çdo ndërhyrje do të sjellë “përgjigje dërrmuese”

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In