• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Mbyllet sot afati për pagën e luftës/ Kreu i Tatimeve: Numri i përfituesve do të jetë mbi 250 mijë

by A R
05/06/2020 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bizneset kanë afat të aplikojnë deri sot më datë 5 qershor në orën 12 të natës, për përfitim të ndihmës financiare për punonjësit e tyre.

Në rast se bizneset nuk aplikojnë brenda kësaj date, është e parashikuar një masë administrative, sipas të cilës “Moskryerja e aplikimit nga ana e subjektit të të punësuarit apo ish-të punësuarit që plotëson kushtet për të përfituar ndihmën financiare, gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore të shpallur si pasojë e COVID-19, dënohet me gjobë në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, në një intervistë për median tha se, gjoba parashikohet të vihet për çdo punonjës për të cilin nuk është aplikuar.

Lidhur ecurinë e deri tanishme të procesit të ndihmës financiare, Ibrahimaj tha se, “kemi ecur me ritme të shpejta, duke qenë se numri i aplikimeve ka qenë i lartë. Me përfundimin  e afatit të aplikimit, gjithsesi administrata tatimore do të vazhdojë të trajtojë të gjitha ankesat që vijnë nga tatimpaguesit dhe përfundimi i procesit do të jetë atëherë kur nuk do të ketë më asnjë ankesë apo ata që e meritojnë do të marrin pagën e luftës”.

Për sa i përket penaliteteve, tha ajo “ne pas përfundimit të afatit do të marrim në shqyrtim të gjithë listën e bizneseve dhe do të vendosim penalitetet aty ku gjykojmë që nuk ka pasur aplikime pa një arsye të fortë. Megjithatë dhe këto gjoba pas të gjithë procedurave të legjislacionit në fuqi tatimpaguesit do të kenë të drejtë të ankohen për një afat 30 ditor”.

Numri i individëve që kanë aplikuar deri tani është 183 mijë për kërkesa, numri i punonjësve të refuzuar është 26 mijë e 951. Ndërkohë që numri i punonjësve të miratuar për pagesë është 144, 238.

“Ne kemi gjykuar që nga të dyja paketat numri i përfituesve do të jetë mbi 250 mijë punonjës”- tha Ibrahimaj.

Lidhur me bizneset që ankohen se nuk arrijnë të aplikojnë se nuk hapin dot sistemin, drejtoresha e Tatimeve, tha se, “problematika që bizneset nuk mund të aplikojnë lidhet me problematikën e kodit ekonomik në të cilin operojnë”.

“Për këtë arsye ne e kemi hapur mundësinë për aplikim për një numër të madh biznesesh nga të cilat kanë aplikuar 5735 biznese deri më tani dhe janë duke u shqyrtuar. Pra është një potencial me rreth 30 mijë individë të cilët po shqyrtohen nga të cilët, në bazë të ankesave ne do të shohim rast pas rasti se sa do të jetë numri total i përfituesve i këtyre 30 mijë individëve të cilët kanë aplikuar nëpërmjet ankesës”- tha Ibrahimaj.

Ajo theksoj se, “bizneset që kanë aplikuar nëpërmjet ankesës nuk do të ngarkohen me gjoba. Do të ngarkohen me gjoba ato biznese të cilët janë të pastër, që punonjësit e tyre përfitojnë 100% nga kushtet e vendosura nga paketat dhe nuk po aplikojnë. Këto janë ato biznese që do të penalizohen”.

/a.r

Next Post
Nga pula e pjekur e deri tek luleshtrydhet…/ Cili ishte vakti i fundit i 9 vrasësve të frikshëm serialë

Nga pula e pjekur e deri tek luleshtrydhet…/ Cili ishte vakti i fundit i 9 vrasësve të frikshëm serialë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In