• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbyllet procesi i konkursit për studimet e nivelit të tretë në Universitetin e Mjekësisë, Beqaj: 600 mjekë të rinj përfituan

by A R
02/03/2017 09:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është përmbyllur me sukses të plotë edhe këtë vit procesi i përzgjedhjes së aplikantëve që do të vijojnë të ndjekin studimet e nivelit të tretë në Universitetin e Mjekësisë, ku për 185 kuota specialitetesh të e përcaktuara këtë vit garuan gjithsej 279 aplikantë. Ky proces, po ecën normalisht, për të tretin vit radhazi, duke u dhënë mundësi afro 600 studentëve për të vijuar studimet e mëtejshme në mjekësi.

Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, ndoqi nga afër procesin ku vetë aplikantët përzgjodhën degën në të cilën dëshirojnë të specializohen. Në fjalën e mbajtur, z. Beqaj tha se ka qenë një nga angazhimet kryesore të Qeverisë rifillimi i këtij procesi.

“Ka qenë një angazhim për ta rifilluar këtë proces, për ta futur në një rrjedhë normale. Kur erdhëm në fillim të punës në qeveri, prej disa vitesh, ky proces ishte ndërprerë, kishte krijuar një boshllëk shumë të madh në trupën mjekësore të specializuar, por kishte hequr dhe shpresat tek brezat e rinj të mjekëve, me diplomë të Mjekësisë së Përgjithshme për specializim”, u shpreh z. Beqaj.

Kreu i Shëndetësisë, theksoi se janë afro 600 studentët të cilët kanë përftuar të drejtën për studime në nivelin e tretë në Universitetin e Mjekësisë gjatë këtyre tre viteve. “Po ti marrim të tre vitet bashkë, janë rreth 600 vajza dhe djem, që bashkë me këta të këtij viti, specializohen për të marrë specialitetet e nevojshme në mjekës​i. Edhe këtë vit, Ministria e Shëndetësisë, për atë pjesë që quhen kuota të mbuluara, pra që do të garantojmë ne financiarisht këto studime, do të lidhim një kontratë të përgjithshme për të gjithë vendin duke u kërkuar atyre që pranojnë që kur të përfundojnë, pas 4-vjetësh, të shkojnë të punojnë aty ku do të ketë nevojë Ministria e Shëndetësisë”, nënvizoi z. Beqaj.

Ministri i Shëndetësisë vlerësoi procesin e ndjekur duke e cilësuar si tejet transparent ndryshe nga historia e viteve të mëparshme. “Është një proces, për fat të mirë në këto tre vite krejt i pa përfolur, ndryshe nga historia e viteve të tjera kur ka qenë një proces shumë i përfolur qoftë edhe me akuza për ryshfet, për korrupsion. Gjë që për fat të mirë këta vajza dhe djem të rinj që në fillim të karrierës së tyre profesionale fillojnë në mënyrë shumë të ligjshme dhe shumë transparente”, theksoi z. Beqaj.

Nga ana e tij, Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Prof. Dr. Arben Gjata, u shpreh se i gjithë konkursi është zhvilluar brenda parametrave ligjore. “Ky është viti i tretë që bëhet konkursi i specializimit. Fatmirësisht, edhe sivjet, konkursi i specializimit ka vajtur sipas të gjithë parametrave, ankesat kanë qenë minimale dhe sot (1/3/2017) është dita përmbyllëse e cila bëhet në mënyrën më transparente të mundshme duke renditur sipas renditjes që kanë fituar aplikantët, bëjnë përzgjedhjen e degës, të mbuluar ose të pambuluar”, theksoi Prof. Gjata.

—###—

Fjala e plotë e Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj:

Tashmë është ngjarje e përvitshme që zhvillohet konkurrimi për studimet e nivelit të tretë në Mjekësi, apo specializimet, siç i quajmë në mënyrë më të përgjithshme. Ka qenë një angazhim i yni, -edhe pse është një proces, në fakt i mirëfilltë i Arsimit të Lartë, por trupa mjekësore është e domosdoshme për kujdesin shëndetësor,- ka qenë një angazhim për ta rifilluar këtë proces, për ta futur në një rrjedhë normale. Kur erdhëm në fillim të punës në qeveri, prej disa vitesh ky proces ishte ndërprerë, kishte krijuar një boshllëk shumë të madh në trupën mjekësore të specializuar, por kishte hequr dhe shpresat tek brezat e rinj të mjekëve, me diplomë të Mjekësisë së Përgjithshme për specializim.

Për çdo mjek, specializimi është pjesë e formimit të tij profesional, dhe tashmë, po ti marrim të tre vitet bashkë, janë rreth 600 vajza dhe djem, që bashkë me këta të këtij viti, specializohen për të marrë specialitete e nevojshme në mjekësi.

Edhe këtë vit, Ministria e Shëndetësisë, për atë pjesë që quhen kuota të mbuluara, pra që do të garantojmë ne financiarisht këto studime, do të lidhim një kontratë të përgjithshme për të gjithë vendin duke u kërkuar atyre që pranojnë që kur të përfundojnë, pas 4-vjetësh, të shkojnë të punojnë aty ku do të ketë nevojë Ministria e Shëndetësisë.

Veç të tjerash, unë dua të përgëzoj Universitetin e Mjekësisë, Fakultetin e Mjekësisë, për organizimin shumë të mirë, sepse është një proces, për fat të mirë në këto tre vite krejt i pa përfolur, ndryshe nga historia e viteve të tjera kur ka qenë një proces shumë i përfolur qoftë edhe me akuza për ryshfet, për korrupsion. Gjë që për fat të mirë këta vajza dhe djem të rinj që në fillim të karrierës së tyre profesionale fillojnë në mënyrë shumë të ligjshme dhe shumë transparente.

Gjithashtu, kjo trup tashmë prej 600 specializantësh, që janë përditë në QSUT, janë dhe një vlerë e shtuar në shërbimin mjekësor që ofrohet në QSUT.

Next Post
Hernandez i Atletico arrestohet sepse rrahu të dashurën

Tiranë, burri bën për spital gruan shtatzënë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

July 26, 2026
“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

July 26, 2026
Shuhen 20 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 2 aktive

Flakët përpinë mijëra hektarë, zbulohet kostoja e rëndë që lanë pas zjarret në Shqipëri! Zbardhet raporti i AKM për 2025

July 26, 2026
Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

July 26, 2026
Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

July 26, 2026
Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

July 26, 2026
I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

July 26, 2026

“Qytetarët nuk gjejnë përfaqësim”, Rada: Në protestë, elektorati gri

July 26, 2026
“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

July 26, 2026
SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In