• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbyllet mbledhja e Komisionit të Etikës! Noka: Duan të na përjashtojnë se përdorëm bilbila në seancë! Edhe ata kur ishin në opozitë…!

by Java News
15/02/2023 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe Belind Këlliçi kanë deklaruar jashtë ambienteve të Kuvendit se do të jenë të pranishëm në seancën e nesërme pavarësisht vendimit që komisioni i Etikës mund të marrë për përjashtimin e tyre.

Mes të tjerash, duke u përpjekur të justifikojnë sjelljen e tyre në seancën e fundit parlamentare ku duke përdorur bilbilë u përpoqën të mos lejonin vijimin e punimeve parlamentare, Noka, tregoi një video të mazhorancës së sotme gjatë kohës kur ishte në opozitë. Sipas tij deputetët aktualë të mazhorancës kishin bërë të njëjtat veprime duke ndërprerë seancën parlamentare me bilbilë dhe megafonë dhe pavarësisht kësaj, ndaj tyre nuk ishte marrë masë disiplinore.

“Vazhdon skenari për t’i mbyllur gojën opozitës. Mendojnë se duke përjashtuar pa asnjë shkak deputetët e opozitës dhe duke bërë qefin Ramë-Gonigalit. Kjo është vrasje e opozitës, të jenë të sigurtë as Nikolla as Rama nuk do mundin t’i mbyllin gojën opozitës. Pa fjalën e lirë një parlament nuk mund të ekzizstojë, ndryshe quhet monist. Ne kemi detyrë të përfaqësojmë 750 mijë votuesit dhe të çojmë zërin e tyre në parlament. Sa herë që nuk do na lejojnë të bëjmë këtë, ne do gjejmë metoda për ta çuar fjalën tonë. Asnjë nen i rregullores nuk është shkelur.

Shikojeni videon me bilbila opozita e atëhershme protestonte për të drejtat e veta dhe as nuk i ndërpreu njeri.  Kur ishin në opozitë vetë hynin me megafona, flisnin merrnin edhe mikrofonin e Topallit dhe nuk i ka ndaluar askush. Kjo është demokracia”-tha Noka.

Ndeërsa Këlliçi tha se po kërkohej përjashtimi i tij për shkelje të etikës ndërkohë që nuk kishte folur fare gjatë seancës plenare. Ai theksoi se të nesërmen opozita do të mbante sërish protestë para Kuvendit.

“Pretendohet që unë kam futur këtë pajisje që është një pajisje për të mbajtur telefonin. Çdo i ri e ka parë këtë pajisje. E kam gjetur në sallë të parlamentit. Nuk e kam futur fshehurazi këtë pajisje. Ftoj të më nxjerrin videon se ku unë e kam futur fshehurazi dhe se çfarë dëmi përbën një pajisje që mban telefonin. Akuzohem se kam shkelur kodin e etikës ndërkohë që nuk kam folur në seancë. E gjitha kjo bëhet që Rama të vijë nesër në parlament dhe të mos ketë opozitën aty për të folur mbi rastin McGonigal. Nesër në orën 10:00 do ketë sërish protestë para parlamentit. Ne aty me siguri do jemi përjashtuar, e dimë se vendimi është marrë por të paktën nuk akuzohem për asnjë vepër penale’-tha Këlliçi./m.j

Next Post
Foli për orgji në Kuvend/ Berisha dhe 3 deputetë të tjerë të “Rithemelimit” përjashtohen nga seancat, ja nga sa ditë

Foli për orgji në Kuvend/ Berisha dhe 3 deputetë të tjerë të "Rithemelimit" përjashtohen nga seancat, ja nga sa ditë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

November 12, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

November 12, 2026
‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

November 12, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

November 12, 2026
Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

November 12, 2026
“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

November 12, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Demokratët ‘kërcënojnë’ Trumpin me bllokim të fondeve: Nuk financojmë luftën me Iranin

November 12, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

“Lista Studentore në Serbi, antieuropiane”, Rexhaj: Dhuna e tetorit, e ngjizur dy javët e para

November 12, 2026
Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

November 12, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Negociatat me BE, Qeveria ndryshon përbërjen e Grupit Negociator, ja emrat e rinj për kapitujt kyç

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In