• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbyllen të gjitha shkollat deri më 23 mars! Anulohen dhe fluturimet

by Java News
09/03/2020 09:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama njofton mbylljen e arsimit në Shqipëri, pas prekjes nga koronavirusi. Në mbledhjen urgjente të qeverisë, kryeministri njoftoi se është alokuar edhe një fond shtesë për shëndetësinë prej 400 milionë lekësh.

“Në këtë situatë, si në cdo situatë kur shoqëria dhe shteti përballen me një gejndje jo të zakonshme, thelbësore është vetëpërmbajtja dhe ruajtja e qetësisë, dhe ndjekja e një burimi të certifikuar zyrtar, si dhe zbatimi në nivel individual i atyre orientimeve që burojnë nga nevoja për të kontribuuar për veten dhe për tjerët. Ne kemi vendosur në dispozicion të situatës së emergjencës edhe financat përkatëse dhe edhe një fond tjetër prej 400 milionë lekësh, sipas kërkesave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Është me shumë rëndësi të theksoj se kemi gjetur jo vetëm mirëkuptimin, por edhe angazhimin maksimal të personelit mjekësor dhe ajo që është për t’u vënë me nënvizim është se e gjithë struktura e personelit shëndetësor, që është parashikuar për t’u futur në dispozicion të kësaj përballjeje, është e mirëorganizuar, e mirëinformuar dhe është e mirëangazhuar.

Masat e sotme janë pezullimi i fluturimeve drejt veriut të Italisë dhe drejt zonave të kuqe, deri më 23 mars. Mbyllja e arsimit në të gjithë vendin. Është momenti të mbyllim të gjitha institucionet arsimore dhe të kërkojmë mbylljen e të gjtha aktivieteteve, dëgjesa publike, deri më 3 prill”, tha Rama. /e.s/

Next Post
Koronavirusi në Shqipëri/ ISHP: 5 mënyra për të mbrojtur veten dhe familjen nga ky virus

Koronavirusi në Shqipëri/ ISHP: 5 mënyra për të mbrojtur veten dhe familjen nga ky virus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com