Afati i rregullt i qendrave të votimit në të gjitha pikat e Kosovës mbyllet në orën 19:00. Rrjedhimisht, nis numërimi i votave.
Votuesit të cilët janë në pritje të votimit pritet ta përfundojnë procesin dhe nuk do të ketë të tjerë që do të lejohen të votojnë pas orës 19:00.
Komisioni Qendror Zgjedhor do të dalë në një konferencë për media në orën 20:00 ku do të raportojë për numrin e përgjithshëm të votuesve.
Në faqen e KQZ-së, njoftohet se deri më tani 40,60% të kosovarëve kanë shfrytëzuar të drejtën për të votuar. /b.d