• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbrëmja gala në Paris/ Sot ceremonia e “Topit të Artë”, Lionel Mesi favorit

by Java News
29/11/2021 08:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ceremonia e “Topit të Artë” do të kthehet sonte në mbrëmje pas një viti mungesë si pasojë e pandemisë COVID-19. Pas më shumë se një muaji garë të ethshme, sot do të mësohet fituesi i edicionit të 65-të të trofeut më prestigjioz individual për çdo futbollist.

Që nga viti 1956 kur “France Football” organizoi për herë të parë këtë çmim, deri më tani numërohen 64 edicione, mes të cilëve dhe 6 edicione kur kjo ceremoni organizohej në bashkëpunim mes “France Football” dhe FIFA-s në atë që njihej për ato vite si “Lojtari i Vitit”. Por në vitin 2016, formati origjinal u kthye në fuqi dhe për më shumë në qytetin ku lindi, Paris.

KU DHE KUR? – Ceremonia e dhënies së çmimit “Topi i Artë” për vitin 2021 do të zhvillohet në kryeqytetin e Francës, Paris. Organizatorët kanë zgjedhur “Théâtre du Châtelet” (teatri “Shatele”) buzë lumit të Senës. Bëhet fjalë për një nga ndërtesat historike të Parisit, ndërtuar në vitin 1862.

Pikërisht në këtë vend u organizua edhe ceremonia e fundit, ajo në vitin 2019, ku fitues u shpall Lionel Mesi. Ceremonia e dhënies së këtij trofeu do të nisë në orën 20:30 me orën e Tiranës.

TROFETË – “Topi i Artë”, që natyrisht është edhe çmimi më prestigjioz, nuk është i vetmi që do të jepet sonte në mbrëmje në Paris. Bashkë me të do të jepen edhe trofe të tjerë, tashmë të njohur për sportdashësit.

Kështu, do të jepet edhe trofeu “Topi i Artë” për femrat, trofeu “Kopa” për lojtarin e ri më të mirë dhe trofeu “Lev Jashin” për portierin më të mirë.

MESI PËR TË SHTATIN – Në garë për këtë trofe prestigjioz janë plot 30 futbollistë, më të mirët në qarkullim. Gara ka qenë e fortë, por sipas të gjitha gjasave, favoriti numër një për t’u mundur është Leo Mesi. Ylli argjentinas është fituesi i fundit i këtij trofeu dhe për disa nga mediat e rëndësishme në Europë ai shihet në avantazh.

Suksesi i tij me Argjentinën në Kupën e Amerikës e bën favorit edhe pse ka nga ata që kanë fituar edhe më shumë se Leo gjatë këtij viti.

Pas gazetave spanjolle, dje ka qenë gazeta gjermane “Bild am Sonntag”, e cila ka dhënë një parashikim që e sheh Leo Mesin kandidat kryesor me 71.7 për qind mundësi suksesi. Rivali i tij është Robert Levandovski me 40.5 për qind shanse, ndërsa i treti Mohamed Salah me vetëm 2.9 për qind.

g.kosovari

Next Post
Horoskopi 8 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Java nis mbarë për këto shenja, ditë interesante në dashuri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In