• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mblidhet sot Kuvendi! Rama dhe katër ministra thirren në interpelancë nga opozita

by A R
11/06/2026 08:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Katër ministra dhe kryeministri Edi Rama janë thirrur këtë të enjte (11 qershor) në interpelancë nga deputetë të opozitës në seancën plenare të Kuvendit për një sërë çështjesh që lidhen me mjedisin, rendin dhe sigurinë, ekonominë, financat publike dhe qeverisjen.

Sipas rendit të ditës të seancës plenare të 11 qershorit, deputetët e opozitës kanë kërkuar fillimisht një interpelancë urgjente me Ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj, si dhe një interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari. Të dyja kërkesat janë depozituar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Në vijim të seancës është parashikuar edhe një interpelancë me kryeministrin Edi Rama, e kërkuar nga deputeti Agron Shehaj. Ndërkohë, deputeti Enno Bozdo ka kërkuar interpelancë me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, për çështje që lidhen me sektorin ekonomik dhe politikat e zhvillimit.

Në fokus të opozitës do të jetë edhe Ministria e Financave. Deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri kanë depozituar dy kërkesa për interpelancë me ministrin Petrit Malaj, duke e bërë atë një nga anëtarët e kabinetit që do të përballet më shumë se një herë me pyetjet e deputetëve në seancë.

Përveç interpelancave, rendi i ditës përfshin miratimin e procesverbalit të seancës së kaluar, njoftime dhe diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. Seanca plenare pritet të nisë në orën 10:00 dhe të shoqërohet me debate politike mes mazhorancës dhe opozitës mbi temat e ngritura në kërkesat për interpelancë.

Rendi-i-dites-se-seances-plenare

Next Post
“Mozaik zemërimesh”, Haxhiu për protestuesit: Po vrasin frikën, por fjalimet e tyre për të ardhur keq

“Mozaik zemërimesh”, Haxhiu për protestuesit: Po vrasin frikën, por fjalimet e tyre për të ardhur keq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkatërrohet call center-i në Tiranë! Pranga 4 drejtuesve, ‘kapen mat’ 49 punonjës

Shkatërrohet call center-i në Tiranë! Pranga 4 drejtuesve, ‘kapen mat’ 49 punonjës

June 11, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Hëna ndryshon shenjë, astrologu Jorgo Pulla zbulon kush favorizohet më shumë sot

June 11, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Arritja më e madhe e Ramës: Të bindë Perëndimin se ai është Shqipëria

June 11, 2026
Akuza për vjedhje nga policia e prokuroria, Gjergj Luca: Veliera është pronë e “Rozafës”

VIDEO / Gjergj Luca ‘thumbon’ protestat: Me ushkur nëpër brekë, i kemi shpallur luftë Amerikës…

June 11, 2026
Vrau policin në Maliq dhe plagosi një tjetër! Si ia hodhi drejtësisë 11 vite më parë Braçellari. Treshja në Apel…

Vrau policin në Maliq dhe plagosi një tjetër! Si ia hodhi drejtësisë 11 vite më parë Braçellari. Treshja në Apel…

June 11, 2026
Lea Ypi publikon foton nga protesta e 11 në Tiranë: Shumë krenare…

Lea Ypi publikon foton nga protesta e 11 në Tiranë: Shumë krenare…

June 11, 2026
Kina kundërshton lëvizjen Japoni – Filipine

Kina kundërshton lëvizjen Japoni – Filipine

June 11, 2026
I mituri humbi jetën në pishinë, arrestohet pronari i kompleksit në Gjirokastër, shoqërohen 7 persona

I mituri humbi jetën në pishinë, arrestohet pronari i kompleksit në Gjirokastër, shoqërohen 7 persona

June 11, 2026
Tregut të punës i shtohen mbi 17 mijë pensionistë! Më shumë se 14 mijë të rinj “zhduken”…

Tregut të punës i shtohen mbi 17 mijë pensionistë! Më shumë se 14 mijë të rinj “zhduken”…

June 11, 2026
Sherr mes punonjësve të një lokali në Tiranë, plagoset me thikë një prej tyre

Dyshohet se u hodh nga kati i 6 i banesës, ndërron jetë 27-vjeçarja në Vlorë

June 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In