• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHBA i heq non-gratën Sali Berishës. Reagon kreu i PD: Unë erdha! U krye…

by A R
11/06/2026 10:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas më shumë se 5 vjetësh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur t’i heqin non gratën kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Lajmi është konfirmuar nga kreu i PD-së, i cili ndonëse nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, hyri në sallën e Kuvendit me duartrokitje.

“Unë erdha, u krye”, tha Berisha. Ndërkohë që ende nuk ka një reagim nga ambasada e SHBA-së lidhur me këtë lajm.

Në 19 maj 2021, pas zgjedhjeve të përgjithshme, të cilat PD-ja i humbi, DASH shpalli non grata ish-kryeministrin Berisha dhe familjen e tij.

Ishte vetë sekretari i Shtetit në atë kohë Antony Blinken i cili përmes një mesazhi në Twitter shkruante se ish-presidenti Shqipërisë Sali Berisha me aktet e tija korruptive ka minuar demokracinë.

“Unë në mënyrë publike shpall Berishën dhe anëtarët e familjes së tij të ngushtë si të ndaluar për të hyrë në SHBA”.

“Ne – theksonte sekretari amerikan i shtetit- qëndrojmë të bashkuar kundra korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”.

Tani Berishës i mbetet non-grata nga Britania e Madhe.

Next Post
Finlanda ngre alarmin, po vijnë 100 mijë ushtarë rusë në kufi, në rrezik dhe Norvegjia

Finlanda ngre alarmin, po vijnë 100 mijë ushtarë rusë në kufi, në rrezik dhe Norvegjia

Comments 6

  1. Sali Bej Pordhëngriri says:
    2 months ago

    A e ka thënë USA ambasadë ?
    Dikur në kohë të xhaxhit Enver, kur qarkullonte ndonjë thashethem, njerëzit nga frika thoshin, PO NUK E KA THËNË GAZETA “ZËRI I POPULLIT”, nuk është e vërtetë.
    Pra, pa e thënë zëri i popullit të amerikës, nuk besohet Sali Berisha.

    Reply
  2. Mulikov Nokarovi says:
    2 months ago

    Sipas AI,
    Nuk është e vërtetë; Sali Berishës nuk i është hequr statusi “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Deri më tani, Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) nuk ka lëshuar asnjë njoftim apo vendim zyrtar për shfuqizimin e sanksioneve të vendosura në maj të vitit 2021.
    Konfuzioni në media dhe rrjetet sociale ka ardhur si pasojë e disa faktorëve specifikë:Pse qarkullojnë këto lajme?
    Keqinterpretimi i deklaratave për viza: Raportimet bazohen shpesh në diskutimet se DASH mund të lëshojë përjashtime të veçanta (waivers) për raste specifike udhëtimi diplomatik apo humanitar. Kjo është një procedurë standarde e SHBA-së për çdo person të sanksionuar, por nuk nënkupton heqjen e statusit “non grata”.
    Deklaratat politike të mbështetësve: Zyrtarë dhe aleatë të Partisë Demokratike kanë deklaruar herë pas here në media se heqja e sanksioneve është “pranë”, duke krijuar lajme optimiste brenda kampit të tyre politik.
    Shpresat te ndryshimi i administratës: Vetë Berisha dhe rrethi i tij kanë shprehur publikisht pritshmërinë që administrata e re e Presidentit Donald Trump mund të rishikojë vendimet e marra më parë nga DASH. Megjithatë, ligjërisht, vendimet e seksionit 7031(c) për korrupsion madhor mbeten në fuqi automatikisht dhe nuk ndryshojnë thjesht me ndërrimin e administratave pa një proces të plotë rishikimi zyrtar.
    Për sa kohë vendimi i vitit 2021 qëndron i publikuar në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit pa asnjë amendim, lajmet për heqjen e tij mbeten spekulime mediatike.
    Të fala Saliut nga ministre Diella.

    Reply
  3. Anna Anna says:
    2 months ago

    I’a bëri gropën Edi Rama,pagoi milion euro për ambasadoren hajdute Juri Kim,që me paratë e Gangsterizmit qeveritar shqiptar bëri 36 operacione plastike në fytyrë për të rregulluar shëmtimin fizik që i ka falur natyra.Po kështu ky Tradhtar i Kombit Shqiptar i dha 5 milionë euro Lul Bashës për të luftuar kundër Berishës dhe ia arritën qëllimit! Turp Bën që një plak që kishte dhënë dorëheqjen nga kreu i PD të rikthehej me energji të paparë për të rivënë nderin e humbur nga kriminelë ordinerë…Unë personalisht nuk e kam votuar kurrë PD…unë jam e majtë dhe kam nostalgji për shtetin…ku çdo gjë ishte falas dhe shteti i asaj kohë pavarësisht qindra gabimeve që mund të kishte:Mbante era Shtet social…ku të gjithë kishin mundësi modeste për të jetuar!Po Sot?!…Në krye të shtetit shqiptar është një president gojëkyçur,që firmosi urgjentisht për dyfishimin e pagës së Tij dhe të deputetëve dhe nuk ka parë mjerimin migjenian që është ulur këmbëkryq në familjet shqiptare!. Berisha duhej të ishte në burg prej kohësh,por fajtori kryesor për këto 13 vjet është:Edi Rama

    Reply
  4. Enno me dy “n”, si puna jote….. says:
    2 months ago

    Pirdh o Anna pirdh,
    të lironeç mirë,
    se
    Sali krimineli,
    do të ngordhë i ngrirë

    Reply
  5. Anna Anna says:
    2 months ago

    O Eno…unë nuk mbroj Sallën…por Ti duhet të kuptosh se: Gangsterizmi qeveritar shqiptar i kryesuar nga Kryemafiozi Edi Rama po e lë Shqipërinë pas…A e di Ti,se 791.000 jetojnë me Gogolin e Urisë?! Kjo qeveri gangsterësh nuk njeh as gjërat më elementare:Të kërcënohen popullin shqiptar me Gogolin e Urisë quhet ndryshe:Krim Kundër Njerëzimit sipas OKB-SË I paudhë,i paedukuar që flet me fjalorin shpërfytyrues të ishullit tënd kriminal Edi Rama Më vjen mirë që i përkas atij brezi të nderuar njerëzish të ndershëm të Shqipërisë që kam lënë rininë Time për edukimin e brezit të ri të Shqipërisë Jam krenare për atë që kam bërë,atë që jam dhe atë që përfaqësojJemi dy anë të kundërta të një litari… megjithatë e respektoj mendimin ndryshe,por jo fjalorin vulgar!Të uroj shëndet dhe jetë të gjatë

    Reply
    • Enno…. says:
      2 months ago

      Në se jeni personazh i “EMILIT” të Zh.Zh.Rusosë apo jetoni në “botën e Lizës së çudirave”, atehere, mund edhe të mendoja, gjykoja, dhe flisja e shkruaja si ju.
      Unë jetoj këtu, në Shqipëri.
      Pikërisht ata që dalin në protesta, kanë minimalja nga një makinë në shtëpi, njoh nga ata që kanë edhe mbi dy e tre makina. Fëmijët i kanë të sistemuar, dhe pikërisht aty ka edhe njerëz që paguhen me mbi 2.500 euro në muaj. Mund të them pa frikë se pikërisht ata që janë për bukë goje, mungojnë në këtë protestë.
      Se ç’fshihet prapa, e ç’lojë bëhet, nuk mund ta them, por nuk qendron asnjë aresye nga ato që pretendohen.
      Anna, ju përshëndes, duke ju uruar shëndet.

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre debate të panevojshme për protestën

Duke menduar çfarë i duhej Agronit marrëveshja sekrete

July 27, 2026
Plarent Ndreca kundër praktikave gjyqësore: Po krijohet një precedent i rrezikshëm për avokatinë

Plarent Ndreca kundër praktikave gjyqësore: Po krijohet një precedent i rrezikshëm për avokatinë

July 27, 2026
Avokatët paralajmërojnë bojkot, reagon Dhoma e Avokatisë: Gjobat janë të padrejta, do i drejtohemi KLGJ-së

Avokatët paralajmërojnë bojkot, reagon Dhoma e Avokatisë: Gjobat janë të padrejta, do i drejtohemi KLGJ-së

July 27, 2026
Tentoi të ndalonte Shehajn që mori dokumentin sekret, punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët (VIDEO)

Tentoi të ndalonte Shehajn që mori dokumentin sekret, punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët (VIDEO)

July 27, 2026
“Investim strategjik për sigurinë e Shqipërisë”, ministri Nufi përshëndet miratimin e marrëveshjes së huasë me SHBA

“Investim strategjik për sigurinë e Shqipërisë”, ministri Nufi përshëndet miratimin e marrëveshjes së huasë me SHBA

July 27, 2026
Refit Buzi nën hetim për “mashtrim”/ Biznesmeni turk nuk i dha paratë e eksportit të fruta-perimeve

Refit Buzi nën hetim për “mashtrim”/ Biznesmeni turk nuk i dha paratë e eksportit të fruta-perimeve

July 27, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Nga 49% në 44%, dhe rikthim në 49%

July 27, 2026
Ndryshimet në ligjin për administratën prekin drejtpërdrejt zyrtarët e kabineteve të ministrave, zbardhen rregullat e reja

Ndryshimet në ligjin për administratën prekin drejtpërdrejt zyrtarët e kabineteve të ministrave, zbardhen rregullat e reja

July 27, 2026
Alarm për ekonominë iraniane, eksportet e naftës ‘rrëzohen’ pas bllokadës së Hormuzit

Pas sinjaleve për ulje të tensioneve SHBA-Iran, çmimi i naftës bie me 9 %

July 27, 2026
Trump paralajmëron sërish Iranin: Jam gati për veprime të forta ushtarake nëse dështojnë bisedimet

Trump paralajmëron sërish Iranin: Jam gati për veprime të forta ushtarake nëse dështojnë bisedimet

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In