• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mblidhet Kryesia e LSI, zgjidhen drejtuesit e lartë të strukturave, publikohen emrat

by Java News
22/02/2017 22:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim u mblodh për të diskutuar dhe për të marrë disa vendime të rëndësishme pas kompletimit të strukturave organizative në nivel qendror dhe sidomos të Bashkisë së re të Tiranës të LSI-së. Duke folur në lidhje me aktualitetin politik gjatë mbledhjes Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta shprehur vendi ka nevojë për dialog politik dhe për vazhdimin e reformave të rëndësishme që janë përpara.

“Nuk mund të mos shpreh shqetësimin për protestën e opozitës, të cilën dua ta vlerësoj për natyrën paqësore, por njëkohësisht edhe shqetësimin për çdo vendim që nuk i shërben dialogut politik, funksionimit më të mirë të Parlamentit dhe vazhdimësisë së reformave kyçe, të mbylljes në radhë të parë të asaj Zgjedhore, por edhe vazhdimit të zbatimit të Reformës në Drejtësi. Dhe në këtë drejtim dua të shpreh angazhimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, por edhe timin, edhe si kryetar i saj, natyrisht edhe si Kryetar i Kuvendit, për të dhënë kontributin tonë maksimal për një klimë sa më konstruktive, sa më bashkëpunuese”, – tha z. Meta, duke theksuar se zbatimi sa më i parë i reformës në drejtësi dhe përmbyllja me sukses e reformës zgjedhore do të krijonin një klimë konstruktive, mirëbesimi dhe garancish maksimale për standardin e zgjedhjeve të 18 qershorit, pasi edhe ato janë kyçe për hapjen e negociatave në të ardhmen.

“E ardhmja evropiane e vendit tonë, e cila mendoj që edhe pas miratimit të rezolutës së fundit në Parlamentin Evropian, duhet inkurajuar dhe garantuar më shumë se asnjëherë tjetër. Kërkon dy elementë kyç, një fillim të zbatimit të reformës, sidomos të procesit të Vetting-ut në mënyrën më kushtetuese, më ligjore dhe më transparente dhe njëkohësisht edhe një klimë konstruktive, mirëbesimi dhe garancish maksimale, brenda të gjitha mundësive praktike, për standardin më të lartë që duhet të arrijnë zgjedhjet e 18 qershorit, pasi edhe ato janë kyçe për hapjen e negociatave në të ardhmen. Por jo vetëm kaq, por edhe për të vazhduar për të zbaruar Reformën në Drejtësi në një terren të sigurt, tërësisht legjitim, edhe pas 18 qershorit, pavarësisht nga rezultatet e forcave politike, përfshirë edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim”, – shtoi Kryetari i LSI-së.

Gjithashtu, z. Meta nënvizoi se sot kemi tre fjalë kyçe deri në fund të zbatimit të reformës në drejtësi, që janë Kushtetuta, ligji dhe transparenca, ndërsa kërkoi bashkëpunimin e të gjithë aktorëve për të ecur në mënyrë të qëndrueshme e të sigurt drejt një sistemi që rikthen besimin e qytetarëve shqiptarë tek drejtësia.

“Ne kemi pasur vetëm dy fjalë kyçe: Venecia dhe konsensus, nga inicimi i reformës dhe deri më 22 korrik kur ajo u miratua sipas standardeve të Venecias dhe me konsensus. Ne sot si LSI kemi tre fjalë kyçe deri në fund të zbatimit të kësaj reforme, e cila natyrisht do të kërkojë kohën e saj, që janë: Kushtetuta, ligji dhe transparenca, sepse Kushtetutën tani e kemi, ligjet i kemi. Ajo që na duhet është transparencë e plotë, bashkëpunim midis gjithë institucioneve, midis të gjithë aktorëve që kanë përgjegjësi për të ecur në mënyrë të qëndrueshme, të sigurt dhe të suksesshme drejt një sistemi që vërtet rikthen besimin e qytetarëve shqiptarë tek drejtësia dhe institucionet e reja që do të krijohen, – vijoi z. Meta. – Sigurisht edhe për vazhdimin me sukses të Reformës në Drejtësi por edhe për një klimë sa më konstruktive dhe për arritjen e standardeve më të larta në këto zgjedhje, një proces mjaft i rëndësishëm dhe jetik është vazhdimi dhe thellimi i dekriminalizimit për të cilin jemi angazhuar si forcë politike dhe që është një detyrim që buron jo vetëm nga legjislacioni jonë, por edhe një borxh që i kanë gjithë forcat politike qytetarëve shqiptarë për t’u dhënë përfaqësues me integritet, jo vetëm në Kuvendin e ardhshëm, por edhe në të gjitha postet dhe institucionet publike”, – deklaroi në fjalën e tij Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta.

Gjatë mbledhjes u diskutua edhe për rifillimin e punës së komisioneve në Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim miratoi kryetarët e Komisioneve pranë Komitetit Drejtues Kombëtar.

Sipas vendimit të marrë nga Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim, kryetarët e 16 komisioneve së bashku me anëtarësinë përkatës do të fillojnë hartimin e programit elektoral për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 18 qershorit 2017, por edhe për të analizuar punën e deritanishme në këto sektor.

Sipas vendimit të kryesisë, Komisionet pranë Komitetit Drejtues Kombëtar do të përbëhen nga:

 

  1. Komisioni i Çështjeve Ligjore e Institucionale

Erisa Xhixho – Mbart titullin “Doktor i Shkencave ne fushën e jurisprudencës”, Avokate, Pedagoge prej vitit 2008 ne Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, Mastar për “Politika Publike Ndërkombëtare” ne “Queen Mary” në University of London.

  1. Komisioni i Çështjeve të Integrimit Evropian

Kejdi Mehmetaj – Deputete në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë.

Nënkryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

  1. Komisioni i Çështjeve të të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve

Thanas Poçi – MSc në Finance.

  1. Komisioni i Politikës së Jashtme

Ambasador Arben Cici – Prof.Asoc.Dr në “Marrëdhëniet Ndërkombëtare”.

  1. Komisioni i Sigurisë Kombëtare

Bahri Shaqiri – Ekspert në fushën e sigurisë kombëtare. MSc në marrëdhëniet ndërkombëtare.

  1. Komisioni i Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Punësimit

Majlind Lazimi – Ekspert Ekonomie, MSc në “Banking and Finance” – “Universiteti i Mesdheut Lindor”, Qipro.

  1. Komisioni i Bujqësisë

Luigj Turmalaj- Dekan i Fakultetit të Veterinarisë, Universiteti Bujqësor i Tiranës. Mban titullin Prof. Dok. në fushën e Mjekësisë Veterinare.

  1. Komisioni i Turizmit

Ralf Gjoni- MSc në “Marrëdhëniet Ndërkombëtare”.

  1. Komisioni i Mjedisit

Ardit Çela – MSc në “Inxhinier Telekomunikacioni” dhe MSc në “Menaxhim Biznesi”.

  1. Komisioni i Infrastrukturës dhe Zhvillimit të Territorit

Përparim Spahiu – Deputet në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë.

  1. Komisioni i Energjetikës dhe Industrisë

Adela Shera Karapici – Mbart titullin “Prof. Asoc”, pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti Tiranës.

  1. Komisioni i Arsimit, Inovacionit dhe Kërkimit Shkencor

Jorgaq Kacani – Akademik, Rektor i Universitetit Politeknik të Tiranës.

  1.  Komisioni i Shëndetësisë

Vangjel Tavo – Deputet në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë.

Mbart titullin “Doktor i Shkencave Mjekësore”.

  1. Komisioni i Mirëqenies Sociale, Gruas dhe Familjes

Silva Caka – Deputete në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë.

  1. Komisioni i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve

Armando Bora – Regjisor, dramaturg.

  1. Komisioni për Marrëdhëniet me Mediat

Linda Karadaku – Gazetare, Eksperte ne fushën e komunikimit publik.

Next Post
Veseli takon Trump, publikon foton: Kosova ka mbështetjen e SHBA

Veseli takon Trump, publikon foton: Kosova ka mbështetjen e SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I kërkuar në Austri për trafik droge, 29-vjeçari nga Maqedonia e Veriut arrestohet në Qafë-Thanë

Kërcënoi me jetë të atin dhe shkeli urdhrin e mbrojtjes, bie në pranga 34 vjeçari në Gramsh

December 27, 2025
Këta janë alpinistët që humbën jetën pas goditjes nga orteku në Greqi (FOTOT)

Këta janë alpinistët që humbën jetën pas goditjes nga orteku në Greqi (FOTOT)

December 27, 2025
Skitë Alpine/ Lara Colturi fantastike, renditet e treta në provën e parë në Austri..

Skitë Alpine/ Lara Colturi fantastike, renditet e treta në provën e parë në Austri..

December 27, 2025
Aksident tragjik në Durrës/ Makina merr përpara biçikletën, humb jetën 69-vjeçari. Shoqërohet në polici shoferja

Aksident tragjik në Durrës/ Makina merr përpara biçikletën, humb jetën 69-vjeçari. Shoqërohet në polici shoferja

December 27, 2025
Tuneli më i gjatë i autostradës në botë hapet për trafik

Tuneli më i gjatë i autostradës në botë hapet për trafik

December 27, 2025
Ndërtoi pa leje pranë monumentit të kulturës “Ura e Vashës”, arrestohet 44-vjeçari në Klos

Ndërtoi pa leje pranë monumentit të kulturës “Ura e Vashës”, arrestohet 44-vjeçari në Klos

December 27, 2025
Ndalet gjaku, Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për armëpushim

Ndalet gjaku, Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për armëpushim

December 27, 2025
Sulmi rus në Kiev gjatë natës, një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Mijëra banorë mbeten në errësirë

Sulmi rus në Kiev gjatë natës, një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Mijëra banorë mbeten në errësirë

December 27, 2025
Përplasjet në PD, Berisha akuzon Salianjin: Ka nga ata që bëjnë zhurmuesin e Ramës, duke …

Salianji sot takim me demokratët në Shkodër, PD mesazh anëtareve: Organizohet nga Benet Beci dhe falangat e tij (Mesazhi i plotë)

December 27, 2025
“Avionët F-35 dhe politikat mbështetëse të Erdoganit ndaj Hamasit rrisin tensionet me Izraelin”

“Avionët F-35 dhe politikat mbështetëse të Erdoganit ndaj Hamasit rrisin tensionet me Izraelin”

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com