• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore, ekspertët diskutojnë me ODIHR propozimet e Gjiknurit dhe Alibeajt

by Java News
13/03/2024 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me fat të papërcaktuar ende nga politika, diskutimet për ndryshime në kodin elektoral u zhvendosën nga tryeza e komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore në atë të ODIHR.

Larg kuvendit nga i cili është paralajmëruar dështimi i “Zgjedhores”, poshtë zyrave të OSBE-së, tetë ekspertët ata, politik dhe jo, u ulën me ata të ODIHR për të diskutuar propozimet e dy bashkëkryetarëve, socialistit Damian Gjiknuri dhe demokratit Enkelejd Alibeaj.

Deri të enjten e 14 marsit në këtë tryezë me dyer të mbyllura do të diskutohen tetë çështje. Më të debatuarat dhe që janë nënvizuar me të kuqe janë, sistemi elektoral dhe vota e disporës.

E para përfshin hapjen e plotë apo të pjesshme të listave të kandidatëve për deputetë. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, politikës i duhet të vendosë nëse në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ligjvënësit e rinj do të zgjidhen me votë të drejpërdrejt apo fati i tyre do të varet nga lista e kryetarit dhe vetëm ata që thyejën herësin prej 10 mijë votash mund të ulen në karrigen e deputetit.

Për këtë çështje Partia Socialiste ende nuk ka një vendimarrje, ndërsa Partia Demokratike me kryetar Lulzim Bashën kërkon lista të hapura 100 për qind.

Po aq nga kjo tryezë kërkohet një zgjidhje për votimin nga jashtë. “Kushtetuesja” e detyron politikën që ta mundësojë atë në zgjedhjet e ardhshme, por ajo është e ndarë se kush duhet të përgatisë bazën ligjore, Kuvendi apo Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që më pas të përcaktohen edhe mënyra e rregjistrimit, e votimit dhe llogaritja e votës.

Çështje të tjera për tu diskutuar me ekspertët e ODIHR janë edhe shtrirja e votimit elektronik, financimi i partive apo depolitizimi i administratës zgjedhore. Do t’i mbetet diskutimeve dy ditore nëse në nivel ekspertësh arrihet në një projekt-draft që më pas të diskutohet e votohet në komisionin e reformës zgjedhore që i kanë mbetuar edhe një javë nga përfundimi i afatit./m.j

Next Post
Aksidenti tragjik i mori jetën adoleshentit shqiptar, flet babai i këngëtarit grek: Djali im s’kishte faj, më vjen keq për 19-vjeçarin

Aksidenti tragjik i mori jetën adoleshentit shqiptar, flet babai i këngëtarit grek: Djali im s'kishte faj, më vjen keq për 19-vjeçarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

“PD gati për të bërë lëshime”, Hasimja tregon negociatat me Berishën për kodin zgjedhor

February 21, 2026
Molotovët e PD tek xhamia e Namazgjasë, KMSH: U lënduan besimtarët, mos e merrni maturinë tonë për tolerancë

Molotovët e PD tek xhamia e Namazgjasë, KMSH: U lënduan besimtarët, mos e merrni maturinë tonë për tolerancë

February 21, 2026
Pse janë kaq të vlefshme mineralet e rralla?

Pse janë kaq të vlefshme mineralet e rralla?

February 21, 2026
“Ia futën molotovët te çanta e shkollës dhe e arrestuan”, Berisha: Ja dëshmia e prindit të të miturit

“Ia futën molotovët te çanta e shkollës dhe e arrestuan”, Berisha: Ja dëshmia e prindit të të miturit

February 21, 2026
Dy të rinj u vranë për një kafe, dorëzohet 31-vjeçari në kërkim për ngjarjen e Manzës

Dy të rinj u vranë për një kafe, dorëzohet 31-vjeçari në kërkim për ngjarjen e Manzës

February 21, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Berisha kërcënon Ramën: Do t’i djegim selitë e PS në çdo qytet!

February 21, 2026
Një luftë e parashikuar: Si CIA dhe MI6 morën në dorë planet e Putinit për Ukrainën dhe pse askush nuk u besoi atyre

Një luftë e parashikuar: Si CIA dhe MI6 morën në dorë planet e Putinit për Ukrainën dhe pse askush nuk u besoi atyre

February 21, 2026
Protesta e PD, Avokati i Popullit: Kemi dokumentuar çdo tejkalim kompetence e abuzim me pushtetin

Protesta e PD, Avokati i Popullit: Kemi dokumentuar çdo tejkalim kompetence e abuzim me pushtetin

February 21, 2026
Bollino apelon: Italia t’ia rikthejë solidaritetin me disa nga vaksinat e saj Shqipërisë

Gënjeshtrat djallëzore të Sali Berishës dhe lapsuset me ‘kryengritës të armatosur’

February 21, 2026
VIDEO | Aksion në Unazën e Madhe, policia pritë 42-vjeçarit me drogë

VIDEO | Aksion në Unazën e Madhe, policia pritë 42-vjeçarit me drogë

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In