Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e së hënës në selinë e Partisë Socialiste një takim me deputetët socialistë të Veriut.
Në takim me kryesocialistin Rama ishin deputetët e Shkodrës, Lezhës, Kukësit dhe Dibrës.
Gjatë takimit, kryeministri Rama prezantoi ministren e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikollën, si koordinatore për rajonin Lezhë-Dibër. Gjithashtu, ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, do të jetë koordinator i rajonit Shkodër- Kukës.
Gjatë takimit mësohet se u diskutua për riorganizimin dhe përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.