• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbledhja për shkarkimin e Veliajt/ Klosi: Tirana ka nevojë për drejtues! Opozita ende pa një emër kandidati

by E S
22/09/2025 22:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa nesër do të zhvillohet mbledhja e Këshillit bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt, për Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Blendi Klosi, Tirana ka nevojë për një krytetar bashkie që të drejtojë kryeqytetin, pasi Veliaj nuk mund ta ushtrojë dot detyrën për shkak se ndodhet në burg.

I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, Klosi tha se ndërsa PS ka zgjedhur kandidaten që do të garojë për drejtuese e Bashkisë së Tiranës, nga ana tjetër opozita ende s’ka paraqitur një emër.

“Qyteti ka nevojë për një drejtues. Tirana nuk mund të rrinte pa një kryetar. Ne nuk i komentojmë vendimet e gjyqësorit do të respektojmë institucionet e drejtësisë së re. Ai nuk e ushtron detyrën sepse është i izoluar dhe me vullnetin e tij e ka deleguar tek Andula Ristani. Pra Tirana s’mund të rri pa një kryetar bashkie. PS po përgatitet për të fituar garën. Ndërkohë që merreni me ne, merruni me kampin tjetër që akoma s’ka asnjë kandidatë. Në këtë garë ne kemi kandidatin tonë shumë pozitiv. Ne u bëmë gati për garën e Tiranës. Ne jemi forcë që kemi përgjegjësi për të qeverisur vendin dhe qytetarët e Tiranës që e kanë votuar në këto vitet e fundit në të gjitha garat. Ne kemi përgjegjësinë para këtyre njerëzve. Ne kërkojmë që Tirana të menaxhohet”, tha ai.

Klosi u ndal edhe tek seanca plenare në Kuvend për miratimin e programit qeverisës. Ai tha se opozita vijoi me të njëjtin skenar si në seancat e kaluara.

‘Ajo që ndodhi në seancë nuk ishte një moment i mirë për jetën parlamentare të vendit. Të gjithë ishin përgatitur për të mbajtur fjalën e tyre por zhurma në sallë e bëri të pamundur mbajtjen e fjalës së kryeministrit dhe për atë që u krijua nuk ishte hera e parë. Rama tha ne jemi këtu për t’ju krijuar ju hapësirën e nevojshme. Veprimet e tyre prishën seancën dhe kjo gjë ka ndodhur me dhjetëra herë. Por po mungon debati parlamentar, vijnë aty dhe gjuajnë me libra, ata me këtë që po bëjnë po humbasin dhe po reduktohen’, tha ai.

Një koment e pati edhe për ministren virtuale ‘Diella’.

‘Ky vizion i inteligjencës Arificiale nuk ka dal sot, ka 2 vite e gjysme. Sepse qytetarët e përdornin e- Albania dhe është kjo është figura vizuale që i kthen përgjigje. Ajo kthen përgjigje për çdo të dhënë dhe gjuhë dhe për qindra shërbime që ne tani i ofrojmë online. Qeveria është për tu përgëzuar që ka kaq shumë shërbime online. Për prokurimet, ti i thua dua të bëjë këtë rrugën dhe kam kaq lekë dhe ajo të thotë të gjitha ato që duhen. Këtë gjë e bënim njerëzit, por një sistem komjutertik e zgjedh shumë më mirë dhe më shpejt se çdo zyrtar sado me eksperiencë të jetë’, tha ai.

Next Post
Paqe apo luftë botërore? Asambleja e Përgjithshme më vendimtare e OKB-së

Paqe apo luftë botërore? Asambleja e Përgjithshme më vendimtare e OKB-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident te Ura e Matit, përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

Aksident te Ura e Matit, përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

September 20, 2026
Dronët alarmojnë Luksemburgun, qeveria forcon monitorimin e hapësirës ajrore

Dronët alarmojnë Luksemburgun, qeveria forcon monitorimin e hapësirës ajrore

September 20, 2026
Tragjedi në Pogradec! 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës, dyshohet për hemorragji të brendshme

Po peshkonte në Drinin e Zi, 31-vjeçari humb jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike

September 20, 2026
Atentati në Sarandë, Skënder Hita mbledh urgjentisht drejtuesit vendorë të Policisë

Atentati në Sarandë, Skënder Hita mbledh urgjentisht drejtuesit vendorë të Policisë

September 20, 2026
Hoxha: Në një klimë pasigurie, Shqipëria paraqitet në OKB me angazhim të palëkundur

Hoxha: Në një klimë pasigurie, Shqipëria paraqitet në OKB me angazhim të palëkundur

September 20, 2026
Turizmi në Durrës, ekspertët: Pas pikut të verës, nevojitet ndryshim i qasjes për të zgjatur sezonin

Turizmi në Durrës, ekspertët: Pas pikut të verës, nevojitet ndryshim i qasjes për të zgjatur sezonin

September 20, 2026
Dokumenti zbardh takimin sekret në Hagë, Jack Smith i shpallte të dënuar me burgim të përjetshëm ish-krerët e UÇK-së që në vitin 2020

“Liri për çlirimtarët”, diaspora shqiptare proteston në Vjenë kundër vendimit të Hagës (VIDEO)

September 20, 2026
Gjenden mbetjet mortore të 23 personave në Zubin Potok, Kurti: Numri përkon me “grupin e intelektualëve”

Kurti: Duhet dakordim për strategji shtetërore pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Surprizat e motit, Tirana “pushtohet” nga shiu, Vlora dhe Fushë-Kruja “digjen” nga zjarri

Surprizat e motit, Tirana “pushtohet” nga shiu, Vlora dhe Fushë-Kruja “digjen” nga zjarri

September 20, 2026
Dënimi i ish-krerëve të UÇK në Hagë, Partia e Lirisë kërkon interpelancë me Ramën

Dënimi i ish-krerëve të UÇK në Hagë, Partia e Lirisë kërkon interpelancë me Ramën

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com