Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar pranimin e dorëheqjes së Lulzim Bashës dhe dorëheqjen më datë 17 Maj 2023 të nënkryetari të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj.
Keshtu, pas relatimit të Sekretarit të Përgjithshëm, Këshilli Kombëtar ka konstatuar dhe pranuar dorëheqjen e datës 21 mars 2022 të Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, dhe dorëheqjen e datë 17 Maj 2023 të Nënkryetari të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj.
Ndërkohë, u shtyu për në një mbledhje tjetër vlerësimin mbi dorëheqjet e Nënkryetarëve Agron Gjekmarkaj dhe Jorida Tabaku, të cilët i qëndrojnë dorëheqjes së tyre, edhe pse dorëheqjet e tyre nga ana e Këshillit nuk u konsideruan si të parevokueshme./m.j