• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbivendosja e tokës, si vjedhje me paramendim!

by Rudina Xhunga
31/10/2023 17:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rudina Xhunga

Mbivendosja e tokës, për pak hapi varrin e radhës në Shqipëri.

Mbivendosja e tokës është bërë me qëllim dhe për interesa të caktuara nga njerëz që kanë drejtuar në këtë vend. Nga ata që kanë drejtuar hipotekën, kadastrën. Nga njerëz që e kanë ndarë tokën me një ligj shkatërrues, primitiv, që ka shkaktuar më shumë drama se zgjidhje, sherre, dhune, vdekje, pasiguri dhe vazhdon të përcaktojë pamundësinë e zhvillimit të Shqipërisë. Ajo që duhet bërë me urgjencë, është të ndalojmë së foluri për çdo gjë tjetër dhe të mendojmë se çfarë do të bëjmë me tokën në këtë vend.

Problemet më të forta në Shqipëri, janë aty ku toka është më e mirë, sikurse po ndodh në Jug. Problemi i shqiptarëve është që kanë vetëm idenë se si do e zhvillojnë tokën, sepse toka nuk është e tyre. Ka qindra mijëra probleme me tokën, të pazgjidhura, të pa sistemuara, të harruara, të zhdukura.

Pse rastësisht ra zjarri në kadastra dhe hipoteka në ’97?

Pronarët realë në këtë vend, shumë pak e kanë marrë tokën e tyre, shumë pak e kanë gëzuar. Të tjerët kanë vdekur në pritje të tokës, janë plakur në dyer gjykatash e komisionesh kthimi pronash. Janë sëmurë, moshuar, tradhtuar dhe larguar nga kjo botë apo ky vend pa marrë asgjë me vete. Po tregoj një histori me mbivendosje prone i një djali të ri që mendoi të bënte një biznes risi, një ferme kërmijsh. E mbushi tokën me kërmij, i kultivoi, furnizoi gjithë restorantet e Tiranës, kur befas vjen dikush që kishte blerë tokën ngjitur dhe i thotë se në letra ka blerë tokën e tij. Kjo është mbivendosja. E pasqaruar nga topografi. I gënjyer nga ai që e shiti. Kristi me dërgoi videot kur pala tjetër, pala e fortë, shkoi me ekskavator dhe i shkeli kërmijtë. Ajo tokë u mbush me mundin dhe djersën e një djali të ri që besonte që ky vend bëhet.

Ky vend nuk bëhet pa pronë. Pa shkuar prona te i zoti. Pa u përcaktuar e kujt është prona.

Mbivendosja është një truk që përdoret nga të fortët dhe nga të ligjtë. Nuk është gabim apo rastësi, por është për të të shkatërruar, ty që do të blesh një tokë dhe të ndërtosh diçka. Që pasi ta blesh, të të përzënë, e të të shkelin si kërmijtë e tokës së Kristit. Është për të të vjelë paratë, për të të çmendur dhe zhdukur, që në fund të fitoje i forti. Për këtë mbivendosje janë vrarë njerëz. Ky është një truk për të larguar shqiptarët nga vendi, e për t’ua lënë vendin të fortëve të cilët nuk janë më të mençur, as nuk do të investojnë sepse dinë më shumë. Ata do ta shesin te njerëz që kanë më shumë para, e kanë projekte të tjera në këtë vend.

Mbase tani është koha të ndalojmë, e te flasim. Duhet të flasim për pronën, mbivendosjen, tokën.

Pa u rregulluar kjo çështje, vendi nuk do të bëjë asnjë hap para./

Next Post
VIDEO/ Policia spanjolle zbulon plantacionin me 1 mijë rrënjë kanabis, arrestohet shqiptari. Si u zbulua kultivimi…!

VIDEO/ Policia spanjolle zbulon plantacionin me 1 mijë rrënjë kanabis, arrestohet shqiptari. Si u zbulua kultivimi...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jemi një komb që i ka dhënë historisë botërore”, deputeti i PS: Nuk dimë të vlerësojmë gjërat tona

“Vuçiç është shumë i kënaqur”, Bido për dënimet e Speciales: Vendim absurd, ka pasoja politike për Kosovën!

September 16, 2026
Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

September 16, 2026
Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

September 16, 2026
Elezi pas vendimit të Hagës: Gjykata duhet të zhbëhet, u bazua në dosjet e inteligjencës serbe

Elezi pas vendimit të Hagës: Gjykata duhet të zhbëhet, u bazua në dosjet e inteligjencës serbe

September 16, 2026
“Haga mori prova false nga Serbia”, Shala: Vendim absurd, duhet përgatitje serioze për Apelin!

“Haga mori prova false nga Serbia”, Shala: Vendim absurd, duhet përgatitje serioze për Apelin!

September 16, 2026
Braçe publikon pamje nga lufta në Kosovë: Vendim i turpshëm, historinë e UÇK-së nuk e ndryshon dot asnjë gjykatë!

Braçe publikon pamje nga lufta në Kosovë: Vendim i turpshëm, historinë e UÇK-së nuk e ndryshon dot asnjë gjykatë!

September 16, 2026
“Beteja nuk ka mbaruar”! Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit: Historinë tonë nuk e ndryshon asnjë vendim

“Beteja nuk ka mbaruar”! Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit: Historinë tonë nuk e ndryshon asnjë vendim

September 16, 2026
Hajdari për vendimin e Speciales: Qesharak, provat janë servirur nga Prokuroria dhe agjencitë speciale të Serbisë

Hajdari për vendimin e Speciales: Qesharak, provat janë servirur nga Prokuroria dhe agjencitë speciale të Serbisë

September 16, 2026
FOTO/ Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

FOTO/ Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

September 16, 2026
Vuçiç sulmon liderët shqiptarë për qëndrimet e tyre pas vendimit të Hagës dhe ngre pretendimin për “standarde të dyfishta” ndaj Serbisë

Vuçiç sulmon liderët shqiptarë për qëndrimet e tyre pas vendimit të Hagës dhe ngre pretendimin për “standarde të dyfishta” ndaj Serbisë

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com