• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mbipopullim dhe kosot në burgje, ja sa i kushton shtetit një i dënuar

by Java News
27/12/2015 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbipopullimi në burgje, përveç problematikës që sjell në trajtimin e personave të izoluar, shoqërohet edhe me një kosto të konsiderueshme për shtetin. Çdo vit, qeveria shpenzon qindra miliona lekë për të mbështetur administrimin normal të sistemit penitenciar.

Një raport për mbipopullimin në burgje dhe paraburgime, i realizuar nga prezenca e OSBE­së në Shqipëri dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardh kostot reale ditore të kategorive të ndryshme të personave që u privohet liria.

Kostot

Referuar përfundimeve të këtij raporti, personat e izoluar në qelitë e burgjeve apo të paraburgimit i kushtojnë shtetit një shifër nga 369 deri në 1380 euro për person në muaj. Kështu, në shifra ditore, një i paraburgosur ka një kosto 14.63 euro. Një i dënuar me burg, që vuan dënimin në një nga IEVP­të e vendit, i kushton shtetit 12.3 euro në ditë. Koston më të lartë nga të gjitha kategoritë e të dënuarve e kanë të dënuarit e sëmurë. Sipas raportit, ata i kushtojnë shtetit 46.23 euro në ditë.

Referuar shifrave në fjalë, rritja e popullsisë në burgje përbën një barrë të rëndë për financat publike. E kjo do të thotë që një pjesë gjithnjë e më e madhe e fondeve publike do të përdoren për administrimin e burgjeve, dhe jo për financimin e projekteve që shërbejnë për plotësimin e nevojave të ndryshme të jetesës në komunitet.

“Fondet që shkojnë për plotësimin e nevojave në rritje të sistemit penitenciar, si pasojë e mbipopullimit, mund të përdoreshin për zgjerimin e infrastrukturës dhe kapaciteteve humane të angazhuar në zbatimin e alternativave të dënimit me burg”, theksohej në raport.

Nga ana tjetër, mbipopullimi shkakton rrjedhimisht edhe një degradim më të shpejtë të ndërtesave, duke ulur ndjeshëm vlerën e investimeve të kryera rishtazi në përmirësimin e hapësirave të IEVPve, dhe duke sjellë nevojën për shpenzime të tjera që shtojnë kostot e mbajtjes dhe administrimit të këtyre institucioneve.

Sipas raportit, mbipopullimi në sistemin e burgjeve deri në gusht të vitit 2015 kapte shifrën prej 22 për qind mbi kapacitetin. Mbipopullimi ka ardhur në rritje gjatë viteve të fundit. Niveli më kritik është vënë re në gusht të vitit 2015 në institucionet e paraburgimit, ku niveli i mbipopullimit është regjistruar në 75 për qind mbi kapacitetin normal, shkruan Panorama.

Nevojat

Mbipopullimi në burgje zvogëlon mundësitë e administratës së burgut për përmbushjen e nevojave bazike jetësore të të burgosurve.

Ky fenomen sjell pasoja në drejtim të reduktimit të hapësirave fizike personale, të kohës së ajrimit, trajtimit mjekësor, plotësimit të kushteve të nevojshme higjienike etj.,duke çuar në mënyrë të pashmangshme në shkelje të rregullave dhe standardeve për trajtimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve.

Po sipas raportit, mbipopullimi luan një rol jo të vogël në rritjen e tensionit dhe presioneve psikologjike te të burgosurit.

Next Post

Rama: Lugina, model bashkëpunimi dhe integrimi në rajon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
Zbardhet agjenda e takimit të Bordit të Paqes në Uashington, i pranishëm në ceremoni edhe kryeministri Rama

Zbardhet agjenda e takimit të Bordit të Paqes në Uashington, i pranishëm në ceremoni edhe kryeministri Rama

February 18, 2026
“Sulmi i SHBA-ve ndaj Iranit është pranë”, mediat: Presidenti Trump mund të japë urdhrin së shpejti

“Sulmi i SHBA-ve ndaj Iranit është pranë”, mediat: Presidenti Trump mund të japë urdhrin së shpejti

February 18, 2026
Gracka e Madhe e Hagës: Një paranojë konflikti për të zhvendosur një rezistencë jetësore

Gracka e Madhe e Hagës: Një paranojë konflikti për të zhvendosur një rezistencë jetësore

February 18, 2026
Doganat paralajmërojnë kontrolle më të forta për magazinimin e mallrave, ja çfarë duhet të dinë bizneset

Doganat paralajmërojnë kontrolle më të forta për magazinimin e mallrave, ja çfarë duhet të dinë bizneset

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In