Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama mori pjesë në Konventën e Partisë Demokratike të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Në fjalën e tij përshëndesë, Rama theksoi se Lugina e Preshevës është referencë heroizmi dhe atdhedashurie.
“Të jesh në Luginën e Preshevës është gjithnjë krenari. Çdo shqiptar duhet të vijë në Luginën e Preshevës si në shtëpinë e tij. Lugina e Preshevës është referencë heroizmi dhe atdhedashurie”, tha Rama.
Më tej, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim u shpreh se Lugina e Preshevës duhet të kthehet në një model bashkëpunimi dhe integrimi në rajon.
“Mirënjohje Luginës së Preshevës për shpirtin e paepur të lirisë. Lugina e Preshevës duhet të bëhet model bashkëpunimi dhe Integrimi në rajon”, theksoi Luan Rama.