• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbi të pakënaqurit nga Perëndimi, që ka zbarkuar në Tiranë

by Mero Baze
29/02/2024 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Mbajtja sot e Samitit të Ballkanit Perëndimor me BE për Planin e Ri të Rritjes si dhe ai I një dite më parë për Ukrainën e afishojnë Shqipërinë si vendi pararojë I Ballkanit jugperëndimor sa I përket mbështetjes që ka nga politika perëndimore.

Për 48 orë Shqipëria ishte në qendër të vëmendjes botërore duke nisur me Samitin e Ukrainës dhe duke vazhduar sot me perspektivën evropiane të rajonit.

Në raste të tilla kritikat ndaj protagonizmit të Shqipërisë është normale të vijnë nga ndonjë vend jo miqësor me Shqipërinë, apo nga xhelozira rajonale, por nuk ka ndodhur.

Të vetmit të mërzitur nga ky zhvillim ngjajnë të jenë oponentët e Edi Ramës në Tiranë.

Partia e Berishës dhe Metës e cila të vetmin partner perëndimor aktualisht ka Fred Belerin dhe avokatët e tij grek, është shumë e shqetësuar pse Perëndimi ka zbarkuar në Tiranë. Akoma më shumë është e shqetësuar pse respektojnë nismat rajonale të Edi Ramës .

Të dyja Samitet e mbajtura në Tiranë kanë përfunduar me dakordësi nga të gjitha palët duke pranuar qëndrimet e përbashkëta të njëri tjetrit.

Madje në Samitin për Ukrainën Kosova ka mbajtur një qëndrim serioz duke tejkaluar provokimet që synojnë izolimin e çështjes së Ukrainës në rajon nga propaganda pro ruse.

Kosova dhe Ukraina e nënshkruan deklaratën e përbashkët duke identifikuar Serbinë si të vetmin aleat të Rusisë në Ballkan, ndërsa “kritikët” e Shqipërisë poshtë penxheres Berishës, janë të shqetësuar se ata i ka futur në kurth Edi Rama.

Një opozitë e mençur natyrisht që e kishte përshëndetur këtë rol të Shqipërisë, pasi e gjitha çfarë ndodhi forcon imazhin pozitiv të Shqipërisë. Edi Rama padyshim që ka meritat e tij personale, por në këtë rast nuk I ka për nevoja elektorale por në interes të Shqipërisë. Interesat elektorale ja kanë garantuar vet kritikët e tij nuk ka nevojë për ndihmë nga Perëndimi.

Tani merreni me mend që këta që kritikojnë Edi Ramën në Tiranë ta kishin në dorë politikën e jashtme , të cilët siç e thashë sot aleatin më të madh perëndimor kanë Fredi Belerin meqë është dhe qytetar grek.

D.m.th. në të njëjtën ditë kur liderët e BE apo Zelenski udhëtonin drejt Tiranës, Flamur Noka me Luaçiano Boçin udhëtonin drejt Janinës të takonin një deputet grek të Janinës për ti shprehur mbështetje elektorale si mbështetës I Fredi Belerit.

Mjafton të krahasosh këto dy qasje për të kuptuar se çfarë kontrasti ekziston mesa tyre që janë të pakënaqur kur Perëndimi zbarkon në Tiranë dhe atyre që e sjellin Perëndimin në Tiranë.

Njëra palë kërcënon Shqipërinë nga Janina tjetra bën bashkë perëndimin dhe Ballkanin kundër Rusisë.

Next Post
Media: Edi Rama në dy ditë si kryelajm europian

Media: Edi Rama në dy ditë si kryelajm europian

Comments 2

  1. Vasil says:
    2 years ago

    Mr Baze!Don’t make mistakes to show my comments today and forever I have something to say my opinion.Im ignored from this COMMENT square.

    Reply
  2. Analisti komunist says:
    2 years ago

    Pushke e bere ate pene, po lufton Mero per Atedhene.
    Sa te jesh gjalle Sali, une me shkrime shtoj pasurine.

    Reply

Leave a Reply to Vasil Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In