• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbi ndryshimin ligjor dhe strukturor të Referendumeve Lokale dhe zhvillimin e demokracisë në bashkitë e reja që dolën nga reforma territoriale

by A R
04/02/2021 17:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendi është përfshirë në fushatë elektorale ku shume parti po garojnë në këto zgjedhje me programet e tyre, ne si organizatë e shoqërisë civile pas punës në terren dhe përpunimit të të dhenave kemi ardhur me propozimin për të zhvilluar me tutje demokracinë në nivelin lokal.

Propozojmë që të ketë proçedura të veçanta dhe referendumet lokale të kërkuara nga një grup banorësh, duke lehtësuar procedurat. Gjithashtu mendojmë, që duhen eksploruar forma të votimit elektronik, të rregullohen me Vendim të Këshillit Bashkiak e të propozohen si alternativë në angazhimin qytetar dhe marrjen e mendimeve për projekte të ndryshme publike, që ndodhin në komunitetin e tyre.

Rekomandimi për ndryshime në proçedurat e referendumeve lokale është një prej propozimeve më të rendësishme të Institutit të Studimeve Sociale dhe Humane, përmes tij synohet pasja e proçedurave të veçanta për referendumet lokale të kërkuara nga një grup banorësh të komuniteteve lokale të njësive të qeverisjes vendore, njëkohësisht nevojitet të eksplorohen forma të votimit elektronik për të bërë më të thjeshtë dhe efikase vendimmarrjen, por duke shërbyer edhe si hap cilësor për procesin e votimeve në Shqipëri.

Realizimi i këtij propozimi kërkon pikë së pari ndryshime në Kodin Zgjedhor, Ligjin për Vetëqeverisjen Vendore dhe kompetencat për vendimarrjen e Këshillave Bashkiak. Në këtë propozim synohet të propozohen si alternativë në angazhimin qytetar dhe marrjen e mendimeve për projekte të ndryshme publike që ndodhin në komunitetin e tyre.

Aktualisht nuk kemi një ligj të dedikuar për referendumet edhe as per referendumet lokale apo forma të ndryshme votimi elektronik. Në reformën administrative dhe territoriale të 2015-të nuk janë të sanksionuara referendumet, ndërkohë që në vendet e rajonit, si për shembull Kroacia janë të rregulluara ligjërisht me 10 000 firma për disa bashki të caktuara edhe më pas aprovim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ndërkohë siç e dimë forma të referendumeve lokal dhe kombëtare janë një praktikë e konsoliduar në vendet Evropiane, si në Zvicër, Suedi, Holandë, Danimarka etj.

Pjesë e rekomandimit tonë është edhe përdorimi i teknologjisë së informacionit dhe duke e shtrirë aplikimin e këtyre shërbimeve edhe për mundësimin e proceseve refendare. Shqipëria ka potencialin të bëhet një vend lider në rajon sa i takon përdorimit të teknologjisë për të rritur demokratizimin dhe pjesëmarrjen. Në sfondin e përvojës aktuale të pandemisë Covid-19, përdorimi i sistemeve online është një domosdoshmëri sa i takon procesit të mbledhjes së firmave nga qytetarët për të legjitimuar përmes nënshkrimit elektronik marrjen e nismës referendare.

Njëkohësisht ky proces shkon paralel me votimin që rekomandojmë të eksperimentohet hap pas hapi, duke filluar në zona të caktuara të Shqipërisë, duke shërbyer si model i praktikave të mira për t’u përkthyer më pas në nivel kombëtar.

Next Post
Horoskopi për ditën e sotme, 5 qershor 2020

Astrologët në një mendje: Kjo është shenja më inteligjente e Horoskopit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com