• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbi disa sulme të padrejta kundër Dritan Abazoviçit nga shqiptarët, pse ai nuk pranon të bëhet vegël e Tiranës dhe Prishtinës

by Enver Robelli
10/09/2020 09:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Diçka që bie në sy si jotipike për një politikan të pakicave shqiptare në rajon është kjo: Dritan Abazoviqi është qytetar i emancipuar politikisht dhe nuk pranon të jetë vegël e Prishtinës apo Tiranës, sidomos jo e politikanëve që Millo Gjukanoviqin e simpatizojnë për shkak të modelit të pushtetit që ka ndërtuar në Mal të Zi: një model korruptiv e mafioz. Abazoviqi shumicën e votave i ka marrë me programin për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Mal të Zi. Ende pa ardhur në pushtet ai e detyroi opozitën proserbe që të pranojë pavarësinë e Kosovës. Kjo nuk është pak. Përfundimisht Abazoviqi nuk ka nevojë për leksione patriotike të shqiptarëve nga bota e Facebookut, të cilët merren edhe me mbiemrin e tij. Eksperimenti i tij politik nuk është pa rreziqe, por një koalicion me Gjukanoviqin nuk është alternativë. Së paku jo pas këtyre zgjedhjeve. Mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen Dritan Abazoviqi e la të hapur.

Nga Enver Robelli

Momentalisht në hapësirën postjugosllave politikani më i përmendur në media e debate është Dritan Abazoviqi. Patriotët euforikë shqiptarë e quajnë tradhtar dhe kërkojnë që me çdo kusht të bëhet bashkë me Millo Gjukanoviqin. Pse nuk mund ta bëjë këtë Dritan Abazoviqi? Sepse ai shumicën e votave i ka marrë me programin për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Mal të Zi. Vetëm të verbrit mund të injorojnë të vërtetën e madhe: Mali i Zi është shndërruar në shtet privat të Millo Gjukanoviqit. Klane mafioze, banda droge, shtypje të mediave, arrestime arbitrare, biznese të ndyra të familjes sunduese.

Kauza e Abazoviqit kundër korrupsionit është e drejtë. Si në shumë vende të tjera të rajonit edhe në Mal të Zi korrupsioni është kancer që po gërryen shoqërinë. Koalicioni që po e favorizon Abazoviqi nuk është ideal. Disa parti janë proserbe. Por Abazoviqi që para fillimit të negociatave për koalicion arriti të rrëzojë gati të gjitha idetë e mbrapshta të këtyre partive. Në deklaratën e përbashkët të tri partive u premtua dhe garantua me shkrim se nuk kontestohet pavarësia e Malit të Zi, nuk preket as flamuri, as himni, as stema, pastaj: Mali i Zi do të vazhdojë të jetë anëtar i NATO-s, do të vazhdojë përpjekjet për integrim në BE, sa i përket Kosovës edhe partitë proserbe me nënshkrim e pranuan pavarësinë e saj, duke thënë se nuk do të ndërmarrin hapa për anulimin e njohjes së Kosovës. Të gjitha këto nuk do të bëheshin pa ndikimin e Dritan Abazoviqit. Edhe në Mal të Zi u vërtetua ajo maksima se çorba elektorale bëhet e pashijueshme pas zgjedhjeve dhe partitë duhet të kthehen në terrenin racional.

Diçka që bie në sy si jotipike për një politikan të pakicave shqiptare në rajon është kjo: Dritan Abazoviqi është qytetar i emancipuar politikisht dhe nuk pranon të jetë vegël e Prishtinës apo Tiranës, sidomos jo e politikanëve që Millo Gjukanoviqin e simpatizojnë për shkak të modelit të pushtetit që ka ndërtuar në Mal të Zi: një model korruptiv dhe mafioz. Për dallim nga shumica e politikanëve të Luginës së Preshevës, të cilët, fatkeqësisht, keqpërdoren e manipulohen nga udhëheqësit e Prishtinës për interesat e tyre të ulëta, me Abazoviqin nuk mund të luhen lojëra të tilla. Dhe kjo është pozitive.

Përkrahësit e Gjukanoviqit në rajon e shohin atë vetëm si kundërshtar të Serbisë. Po, këtu ai ka merita historike. Por ana tjetër e medaljes nuk shikohet nga përkrahësit euforikë: pra, sistemi që ka ndërtuar, ku vëllai kontrollon një bankë, djali një degë të energjisë (shikoni disa “ventilatorë” në një kodër të Ulqinit), ndërsa motra mban duart mbi biznese të tjera. Pa përmendur këtu të afërt të tjerë familjarë e politikë të Gjukanoviqit që kanë përfituar nga sistemi kleptokratik.

Meqë nga votat e Abazoviqit varet krijimi i qeverisë së re, ai po lavdërohet edhe nga një kënd i papritur: nga këndi i nacionalistëve serbë, të cilët duan ta heqin sa më shpejt nga pushteti Gjukanoviqin. Duke qenë prijës i një platforme proeuropiane, të përkrahur nga të Gjelbrit europianë, Abazoviqi është i përkushtuar në agjendën proeuropiane të Malit të Zi dhe do të jetë kundërshtar i agjendës proruse e proserbe, nëse partitë e koalicionit nuk heqin dorë nga aventurat. Hapin e parë për t’u distancuar nga programi aventurier këto parti e kanë bërë me nënshkrimin e deklaratës bashkë me Abazoviqin – një deklaratë e nënshkruar në gjuhën malazeze, angleze dhe gjermane. Duhet përsëritur: koalicioni nuk është fare ideal dhe letra duron gjithçka. Abazoviqi e di këtë, andaj po insiston për një qeveri ekspertësh. Mbetet të shihet nëse ia del. Por ai edhe sonte në intervistën që ia dha Adriatik Kelmendit në “Rubikon” nuk e përjashtoi mundësinë që në të ardhmen të bëjë koalicion edhe me DPS-in, partinë e ashtuquajtur socialiste të Gjukanoviqit, nëse kjo parti reformohet, pastrohet dhe do të arrijë të ketë një udhëheqje të re.

30 vjet me Gjukanoviqin janë mjaft. Sa për krahasim: kur Gjukanoviqi ka ardhur në pushtet, në Gjermani kancelar ka qenë Helmut Kohli, ndërsa Emmanual Macroni, sot president i Francës, i ka pasur 14 vjet. Te shqiptarët në Kosovë Gjukanoviq gëzon një respekt për shkak se ka pranuar refugjatët nga Kosova gjatë luftës dhe ka njohur pavarësinë. Në historinë e raporteve shqiptaro-malazeze këto vepra të Gjukanoviqit do të shënohen me shkronja të arta (ndoshta kjo tingëllon patetike, por njëherë mund t’i lëmë pak vend edhe patetikës). Megjithatë, kjo nuk domethënë se i takon shqiptarëve si puna e Edi Ramës apo Hashim Thaçit të zgjedhin udhëheqësit politikë të Malit të Zi. Kjo është çështje e qytetarëve të atij shteti.

Kundër Abazoviqit janë duke e zhvilluar një fushatë denigruese sidomos një grup aktivistësh publikë nga Sarajeva, të cilët orë e çast e atakojnë në Twitter, duke e quajtur bashkëpunëtor të çetnikëve. Janë sulme të ulëta kuazipatriotësh boshnjakë, të cilët nuk kanë arritur të krijojnë një platformë a parti politike që do të qeveriste me duar të pastra. Edhe në Sarajevë qe 30 vjet sundon familja Izetbegoviq, me krejt fenomenet negative të tranzicionit ballkanik. Kjo strukturë aktivistësh boshnjakë do të ishte mirë të pastronte oborrin e vet, pikësëpari. Pjesë e së vërtetës së hidhur është se shumë myslimanë (boshnjakë) në Mal të Zi janë shtylla të sistemit të Gjukanoviqit.

Nëse bëhet pjesë e qeverisë së Malit të Zi, Abazoviq duhet të dëshmojë veten si proeuropian. Shumë shpejt do të testohet. Por përfundimisht ai nuk ka nevojë për leksione patriotike të shqiptarëve nga bota e Facebookut, sidomos lidhur me mbiemrin e tij Abazoviq, sepse kush ka pak dije për historinë, e ka të qartë se si kanë mbetur këta mbiemra: kanë mbetur si pasojë e akteve arbitrare administrative të pushteteve komuniste. Ky nuk është faji i Dritan Abazoviqit. Siç nuk është faj i asnjë shqiptari në Maqedoni që maqedonasit janë përpjekur t’ia sllavizojnë mbiemrin.

Projekti politik i Dritan Abazoviqit është një eksperiment, jo pa rreziqe. Ai nuk duhet të gjykohet që nuk po bën koalicion me Gjukanoviqin, sepse kjo tani për tani do paraqiste fundin e karrierës së tij politike. Se çfarë sjell e ardhmja, është vështirë të parashikohet. Dhe jo gjithçka varet nga Abazoviqi. Duhet të bëjë diçka edhe partia e Gjukanoviqit për të merituar bashkëpunimin. E kjo bëhet – duhet përsëritur – duke u pastruar nga figurat e përlyera politike.

Një gjë është e sigurt: gabojnë rëndë ata që këtë politikan të ri shqiptar e krahasojnë me figura komike të “shqiptarit të ndershëm” të kohërave të kaluara. Me dijen e tij, përgatitjen shkollore, retorikën dhe talentin ai ka arritur të bëhet faktor kyç në Malin e Zi. Këtë sukses nuk ia kanë falur as patriotët malazezë. As partitë proserbe. Ato më me qejf do të kishin shumicën në parlament pa pasur nevojë për votat e Dritan Abazoviqit.

Next Post
Raporti i DASH: Mbështetja e qeverisë për Komunitetet fetare në Shqipëri njësoj prej vitit 2015

Raporti i DASH për Shqipërinë: Korrupsioni në sistemin gjyqësor pengon investitorët, vend i vështirë për të bërë biznes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

August 8, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hipokrizia e së majtës evropiane me dezinformimin rreth Marokut

August 8, 2026
Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

August 8, 2026
FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

August 8, 2026
FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

August 8, 2026
“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

August 8, 2026
Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

August 8, 2026
1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

August 8, 2026
Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

August 8, 2026
Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com